Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Presidenti Sejdiu premtoi mbėshtetje pėr sistemin e drejtėsisė

Prishtinė, 02 shtator 2010 - Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kėrkoi qė sistemi gjyqėsor dhe prokurorial i vendit tė ushtrojė pėrgjegjėsitė e veta nė luftėn kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit. “Sistemi gjėqėsor dhe prokurorial ėshtė ai qė duhet tė jetė nė krye tė luftės kundėr fenomeneve negative nė shoqėrinė tonė”, theksoi Presidenti Sejdiu nė ceremoninė e fillimit tė Programit fillestar pėr arsimim ligjor tė gjeneratės sė tretė tė kandidatėve pėr gjyqtarė dhe prokurorė, nė Institutin Gjyqėsor tė Kosovės. Presidenti Sejdiu premtoi mbėshtetjen e institucionit tė Presidentit pėr forcimin e sistemit tė drejtėsisė nė vend, pėr luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. “Aq sa do tė jetė e suksesshme puna jonė nė ndėrtimin e gjyqėsorit dhe sistemit prokurorial, si pushtete tė pavarura, aq do tė jetė e suksesshme edhe lufta kundėr fenomeneve tė kėqija”, theksoi Presidenti Sejdiu. Por, Presidenti Sejdiu theksoi se sistemi i drejtėsisė duhet tė jetė i pavarur nga politika. “Politika e ka pėr borxh tė sigurojė funksionimin nė interesat e pėrbashkėta nacionale. Natyrisht, secili institucion nė mėnyrėn e vet, tė pavarur, ta bėjė punėn e vet”, tha ai. Presidenti Sejdiu bėri tė ditur se sė shpejti do tė pėrfundojė edhe procesi i emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve nė nivel tė komunave.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks