|
|
Dodik shpreh synimin pėr shkėputjen e serbėve tė Bosnjės
Banjallukė, 02 shtator 2010 Kryeministri i Republikės Serbe, Milorad Dodik, ka shprehur synimin e serbėve pėr shkėputje nga federata e Bosnjės e Hercegovinės.
Nė njė intervistė pėr agjencinė Reuters, Dodik ka thėnė se, aktualisht, prioritet i tij ėshtė fitimi i njė autonomie sa mė tė madhe tė serbėve, brenda kornizės sė Marrėveshjes sė Dejtonit. Por, nėse kjo dėshton, atėherė ai ka thėnė se do tė kėrkojė pavarėsimin e Republikės Serbe nga pjesa tjetėr e Bosnjės e Hercegovinės.
Ai ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta trajtojė rastin e Republikės Serbe njėsoj sikur rastin e Kosovės.
Nėse shqiptarėt e Kosovės, sipas Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe shumicės sė fuqive diplomatike nė botė, kanė tė drejtė tė ndahen, pėr shkak tė urrejtjes etnike dhe mungesės sė unitetit me Serbinė, atėherė pėrse tė mos mund tė ndahemi ne nga Bosnja e Hercegovina?, ka thėnė Dodik.
Sipas kryeministrit tė serbėve tė Bosnjės, mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr Kosovėn pėrbėn precedent legal pėr Republikėn Serbe tė Bosnjės qė tė shkėputet.
Dodik ka thėnė se shkėputja e Republikės Serbe nga Bosnja e Hercegovina mund tė bėhet brenda katėr vjetėsh.
Kjo mund tė ndodhė nė mėnyrė paqėsore, brenda katėr vjetėsh, ka thėnė.
|
|
|