Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Institutit Onkologjik iu dhurua njė aparat mamografie

Prishtinė, 02 shtator 2010 - Nė Institutin e Onkologjisė tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK) u bė pėrurimi i Kabinetit tė ri tė Mamografisė. Aparati i sofistikuar i Mamografisė “Hologic/Lorad Mark IV” qė ėshtė instaluar nė kėtė institut, si edhe pajisjet shtesė dhe filmat e kasetat e mamografisė, janė dhuruar nė kuadrin e Projektit Trajnues tė “Radiology Mammography International (RMI)” pėr Kosovė. Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhėheqės i projektit, tha se ky donacion nuk pėrfshin vetėm dhurimin e aparaturės, por edhe trajnimin e stafit vendor pėr leximin dhe interpretimin e mamografisė. “Ky donacion nuk ėshtė dhuratė pėr spitalin as pėr radiologėt, por ėshtė dhuratė pėr gratė, pėr familjet e Kosovės sepse mamografia shpėton jetė, duke diagnostifikuar sa mė herėt kancerin e gjirit. E vetmja mėnyrė qė ky projekt tė ketė sukses, jetėgjatėsi dhe qėndrueshmėri ėshtė bashkėpunimi i mirė mes radiologėve, udhėheqėsve tė institutit dhe pėrkrahjes sė Ministrisė sė Shėndetėsisė”, theksoi Dr. Hirsh. Ministri i Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, tha se “diagnostifikimi i hershėm i kancerit tė gjirit te femrat ėshtė njė nga objektivat strategjike tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ai tha se trajnimi i kuadrove kosovare pėr mamografi ėshtė i rėndėsishėm pėr funksionalizimin e Institutit Onkologjik.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks