|
|
Ministri Ferati vizitoi Odėn Ekonomike tė Kosovės
Prishtinė, 02 shtyator 2010 - Ministri i Ministrisė sė Administrimit tė Pushtetit Lokal (MAPL), Sadri Ferati, ka vizituar sot Odėn Ekonomike tė Kosovės (OEK), ku ėshtė takuar me kryetarin e OEK, Safet Gėrxhaliun.
Gjatė takimit ėshtė diskutuar pėr mundėsitė e thellimit tė bashkėpunimit, me qėllim tė krijimit tė kushteve zhvillimin e biznesit. Dy palėt janė marrė vesh pėr krijimin e grupeve tė pėrbashkėta profesionale, tė cilat do ta hartojnė konceptin e veprimit tė pėrbashkėt.
Ministri Ferati ka thėnė se komunat janė nė kėrkim tė formave pėr mbėshtetjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Ne jemi nė fazėn e krijimit tė njė koncepti akoma mė tė qartė pėr rolin qė mund tė luajė pushtetit lokal pėr zhvillim ekonomik, ka thėnė ministri Ferati.
Ai tha se, pėr kėtė arsye, MAPL dhe OEK janė nė kėrkim tė formės sė mbėshtetjes sė zhvillimit ekonomik lokal.
Ndėrmarrėsia ose biznesi gjeneron zhvillim ekonomik, prandaj ne do tė marrim pėrvojat mė tė mira dhe ekspertizat mė tė mira qė, bashkė me Odėn Ekonomike tė Kosovės, nė nivel qendror, dhe me gjithė afaristėt nė nivel lokal, ta krijojmė modelin mė tė mirė, nė mėnyrė qė tia pėrshtatim edhe nevojave dhe specifikave tė secilit lokalitet, ka thėnė ministri Ferati.
Kryetari i OEK, Safet Gėrxhaliu, tha se gjatė takimit me ministrin Ferati ėshtė biseduar edhe pėr mundėsinė e vėnies sė odave ekonomike rajonale nė funksion tė zhvillimit ekonomik lokal.
Kemi biseduat pėr mundėsinė e shfrytėzimit tė Odave Rajonale, si bėrthamė, pėr tė promovuar hapat e parė tė decentralizimit ekonomik, i cili ėshtė njė parakusht pėr decentralizim politik dhe me rėndėsi tė veēante, pėr pėrkrahjen e bizneseve ekzistuese dhe pėr promovimin e atraktivitetit pėr investime dhe investitorė tė huaj, ka thėnė Gėrxhaliu.
|
|
|