Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kuvendi i Kosovės mbajti njė seancė solemne pėr Nėnėn Terezė

Prishtinė, 02 shtator 2010 – Kuvendi i Kosovės mbajti sot njė seancė solemne kushtuar Nėnės Terezė. Seanca u mbajt me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė humanistes sė madhe shqiptare, e cila ua kishte kushtuar gjithė jetėn tė varfėrve dhe tė sėmurėve. Nė seancė morėn pjesė edhe autoritetet tjera tė larta shtetėrore tė Kosovės, si edhe drejtues e pėrfaqėsues tė misioneve ndėrkombėtare e tė korit diplomatik nė Kosovė. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė fjalimin e tij kushtuar figurės sė Nėnės Terezė, theksoi tiparet dhe virtytet e larta njerėzore qė Nėnėn Terezė e bėnė nėnė nė gjithė globin. "Populli ynė ėshtė krenar qė pati fatin ta nxirrte nga gjiri i tij njė humaniste me pėrmasa kaq tė mėdha botėrore. Nėna jonė e madhe me humanizmin e saj bashkoi me pėrkushtimin e dashurinė e saj mbinjerėzore kombe e raca. Deri nė fund tė jetės, Nėna Terezė me pėrkushtim i shėrbeu njerėzimit, pa marrė parasysh se nė cilėn anė tė globit jetonin, pa marrė parasysh se ē’gjuhė e kombe pėrfaqėsonin. Shėmbėlltyra e saj, me shenjtėrinė e saj edhe sot, ėshtė nė shėrbim tė tė gjithėve, pa dallim”, tha Krasniqi. “Vetėm nė kėndvėshtrimin e historisė, tė kulturės e tė traditės sonė mund ta zbėrthejmė, ta kuptojmė dhe ta shpjegojmė fenomenin e mirėsisė, tė dashurisė dhe tė shpirtit tė madh tė kėsaj bije tė kombit tonė. Gonxhe Bojaxhiun – qė nė mbarė botėn njihet me emrin Nėna Terezė, e lindi e rriti dhe e madhėroi lashtėsia jonė ilire–shqiptare, e nxori nė dritė martirizimi ynė shumėshekullor pėr dashurinė njerėzore, e lartėsoi pėrvujtėria dhe stoicizmi ynė i pashembullt, e bėri tė madhe dhe tė pavdekshme dashuria e pafund pėr njerėzimin, e veēanėrisht pėr njerėzit nė nevojė pėr njė dorė tė ngrohtė njerėzore”, tha mė tutje kryeparlamentari Krasniqi. “Nėna dhe Motra jonė u bė dhe do tė mbetet Nėna e tė gjithėve nė hapėsirėn tonė tokėsore e qiellore. Kjo ėshtė mrekulli, ėshtė shenjtėri, ėshtė histori qė s’ėshtė parė, as dėgjuar kurrė. Ėshtė njė fenomen prej te cilit pėrfitoi e krenohet mbarė njerėzimi, tė varfrit dhe tė pasurit, tė mėdhenjtė dhe tė vegjlit, tė lirėt dhe tė robėruarit, tė ngopurit dhe tė uriturit, tė shėndoshėt dhe tė sėmurėt, tė privilegjuarit dhe tė pėrjashtuarit, besimtarėt dhe jobesimtarėt. Pėr secilin njeri, nė katėr anėt e Globit ėshtė pasqyrė pėr njerėzi, pėr mirėsi”, theksoi Krasniqi. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės tha Nėna Terezė ishte fenomen qė i kishte kapėrcyet tė gjithė kufijt. “Fenomeni unik i Nėnės Terezė pati shtrirje nė krejt rruzullin e tokės dhe e tejkaloi ēdo kufi kombėtar, fetar, gjinor, racor. Me veprėn e saj prej njė shenjtėroreje ajo i dha jetės kuptim dhe domethėnie tė re”, theksoi ai.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks