Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Presidenti Sejdiu priti Komandantin e ri tė KFOR-it

Prishtinė, 02 shtator 2010 – Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, priti sot Komandantin e ri tė KFOR-it, Gjeneral majorin Erhard Buhler. Me kėtė rast, ai pėrsėriti vlerėsimet mė tė larta pėr pėrkushtimin e misionit tė NATO-s nė Kosovė. “Gjatė kėtyre njėmbėdhjetė vjetėve, KFOR-i ka bėrė njė punė tė madhe nė Kosovė. Pjesėtarėt e KFOR-it kanė qenė pėrherė shembull i shėrbimit profesional dhe i disiplinės, ndaj ata kanė gėzuar gjithė respektin e qytetarėve dhe tė institucioneve tė Kosovės”, tha Presidenti Sejdiu. Presidenti Sejdiu foli edhe pėr vizionin e institucioneve dhe qytetarėve tė Kosovės pėr tė ardhmen. “Institucionet dhe qytetarėt e Republikės sė Kosovės kanė vetėm njė vizion – anėtarėsimin sa mė tė shpejtė nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė edhe OKB-nė”, tha ai. Duke folur pėr reduktimin e trupave tė KFOR-it, Presidenti Sejdiu tha se ky proces duhet tė bėhet nė pajtim me situatėn e sigurisė nė vend dhe paralalisht me ngritjen e kapaciteteve vendore tė sigurisė sė Kosovės. Edhe nė kėtė takim, Presidenti Sejdiu kėrkoi qė pjesėtarėve tė FSK-sė t’u mundėsohet pjesėmarrja nė misionet paqeruajtėse dhe humanitare tė NATO-s, kudo nė botė. “Kosova ėshtė e gatshme tė marrė pėrgjegjėsitė e saj pėr paqen dhe prosperitetin e tė gjithė popujve, sikurse ēdo shtet tjetėr sovran”, theksoi Presidenti. Ndėrsa, Gjeneralmajor Buhler ritheksoi pėrkushtimin e fuqishėm tė KFOR-it dhe NATO-s pėr paqen, sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės. “KFOR-i do tė vazhdojė tė punojė me pėrkushtim tė plotė pėr tė siguruar njė mjedis tė qetė dhe stabil, pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”, theksoi Komandanti Buhler.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks