|
|
Bler: Kosova ishte njė ēėshtje morale
Londėr, 02 shtator 2010 Nė librin e ish-kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Toni Bler Tony Balir: A Journey, i cili ka zgjuar interesimin e jashtėzakonshme tė opinionit nė gjithė botėn, i jepet hapėsirė e konsiderueshme Kosovės. Nė kapitullin e ve[ntė kushtuar Kosovės, me titull Kosova, i cili i ka 30 faqe, Bler shkruan se roli i tij nė bombardimin e Serbisė nga forcat e NATO-s, nė vitin 1999, konsiderohet si njėri ndėr episodet mė tė suksesshme tė qeverisjes sė tij, pėr shkak tė spastrimit etnik qė po ndodhte nė Kosovė.
Bler shpreh bindjen se ai ka luajtur rolin vendimtar nė kėtė ndėrhyrje ushtarake dhe e pranon se ishte pakicė kur pėrpiqej pėr zgjidhje ushtarake tė krizės sė Kosovės. Ai thotė se insistimi i tij pėr kėtė opsion i kishte vėnė nėn pikėpyetje edhe marrėdhėniet e shkėlqyera personale midis tij e ish presidentit amerikan Bill Klinton.
Z. Bler shkruan se ai e kishte kritikuar Klintonin pėr shkak se nė shtypin amerikan, asokohe, ishin shfaqur tekste nė tė cilat thuhej se kryeministri britanik po bėnte presion ndaj SHBA-ve qė tė pranojnė dėrgimin e forcave tė kėmbėsorisė nė Kosovė, nėse sulmet ajrore nuk japin rezultate.
Ish kryeministri britanik shpjegon se se interesimi jashtėzakonisht i madh i tij pėr zgjidhje ushtarake tė krizės sė Kosovės, bazohej nė parimin e intervenimeve humanitare.
Ai thekson se ndėrhyrja nė Kosoė, nė thelb, ishte ēėshtje morale.
Bler shkruan se nė momentin e parė, motivi i tij kryesor pėr tė kėrkuar ndėrhyrje ushtarake pėr Kosovėn, ishte zemėrimi pėr shkak tė asaj qė ndodhte atėherė nė Kosovė.
O Zot, a nuk na ka mėsuar asgjė historia evropiane?, pyet Bler.
Ai shkruan se ajo qė po ndodhte nė Kosovė ishte shokuese pėr tė, por edhe mė e tmerrshme ishte qė nė disa ēarqe pranohej se e gjithė kjo ishte shumė shokuese e, megjithatė, shtrohej pyetja a duam ne me tė vėrtetė tė pėrzihemi?.
Ish kryeministri britanik Toni Bler shkruan se rasti i Kosovės ia ka mėsuar edhe njė varg leksionesh tjera: pėr pushtetin, pėr udhėheqjen dhe pėr vetveten.
|
|
|