Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pas Irakut, Gejts viziton Afganistanin

Kabul, 02 shtator 2010 - Sekretari i mbrojtjes sė SHBA-ve, Robert Gejts, ka arritur sot nė Kabul pėr tė takuar komandantin e NATO-s, Gjeneralin Dejvid Petreus dhe Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Shefi i Pentagonit, gjithashtu, pritet tė vizitojė trupat amerikane. Gejts shkoi nė Afganistan nga Iraku, ku mori pjesė nė ceremonitė, qė shėnuan fundin zyrtar tė misionit luftarak amerikan nė Irak. Mbėrritja e Gejtsit nė Kabul ndodh nė kohėn kur njė zyrtar afgan tha se 10 aktivistė tė fushatave zgjedhore janė vrarė gjatė njė sulmi ajror tė forcave ndėrkombėtare nė njė krahinė veriore tė vendit. NATO ėshtė deklaruar se ėshtė duke e hetuar rastin pėr tė verifikuar nėse njė akuzė e tillė qėndron.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks