|
|
Andi Sparks u emėrua zėvendės i shefit tė EULEX-it
Prishtinė, 02 shtator 2010 - Ambasadori i Nmbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė, Andi Sparks, ėshtė emėruar zėvendės i shefit tė Misionit tė Bashkimit Evropian pėr Sundimin e Ligjit nė Kosovė (EULEX). Z. Sparks, i cili do ta sėvendėsojėnė kėtė pozitė z. Roi Riv, do ta marrė detyrėn e tij tė re kan mesi i muajit tetor 2010. Mandati i z. Sparks nė kėtė detyrė zgjat njė vit, me mundėsi vazhdimi.
Me rastin e emėrimit tė z. Sparks, shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, ka deklaruar:
Z. Andi Sparks e ka pėrvojėn e nevojshme pėr tė shėrbyer si zėvendės shef i njė operacioni tė madh pėr sundimin e ligjit, nė njė mjedis tė vėshtirė. Pėrvoja e tij, si Ambasador i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė, prej datės 28 prill 2008, i siguron atij njohuri tė dorės sė parė lidhur me gjendjen nė terren dhe menaxhimin pas konfliktit, qė ėshtė njė pėrgatitje shumė e pėrshtatshme pėr tė shėrbyer si zėvendės shef i EULEX-it. Kjo ėshtė koha kur EULEX-i do tė pėrballet me sfida tė konsiderueshme, duke vazhduar pėrmbushjen e thelbit tė mandatit tė tij nė tėrė Kosovėn. Ai do ta ketė pėrkrahjen time tė plotė, nė pėrmbushjen e detyrave tė tij , thuhet nė deklaratėn e z. Kermabo.
Andi Sparks ishte emėruar Ambasador i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė, pas njė pėrvoje tė gjatė nė Ministrinė e Jashtme tė vendit tė tij. Ai ka qenė Ambasador i Madhėrisė sė Saj nė Republikėn Demokratike tė Kongos dhe nė Republikėn e Kongos, Zėvendės Komisionar i Lartė nė Afrikėn e Jugut dhe Zėvendės Ambasador nė Republikėn e Indonezisė. Mė herėt, gjatė karrierės sė tij diplomatike, ka qenė edhe i dėrguar nė Turqi dhe nė Tajlandė.
|
|
|