Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kujtim M. Shala: STUDIMET LETRARE SHQIPE

I. SHEKULLI I STUDIMEVE SHQIPE

Studimet letrare shqipe manifestohen fuqishėm nė variantet e kritikės letrare. Shekull i tyre ėshtė shekulli XX, shekulli i letėrsisė shqipe.1
Po nėnvizojmė menjėherė, pjesa mė e madhe e studiuesve letrarė shqiptarė janė shkrimtarė.
Nė shtrirjen njėshekullore studimet letrare shqipe takuan dijen evropiane, u ngurtėsuan nėn diktatin e realizmit socialist, rigjeten shtratin e vjetėr kulturor me autorėt e Qarkut tė Prishtinės,2 pėr t’u hapur rishtas nė fund tė shekullit.
Ky shekull dha Faik Konicėn, Fan S. Nolin, Krisit Malokin, Eqrem Ēabejn, Mitrush Kutelin, Dhimitėr S. Shuteriqin, Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovėn, Sabri Hamitin, Kujtim Rrahmanin etj., autorė tepėr tė ndryshėm.
Ėshtė shekull i Kohėtores… sė Konicės, i introduktave tė Nolit, psikanalizave e polemikave tė Malokit, kėrkimeve tė hershme letrare tė Ēabejt, i librave kritikė tė Kutelit, historive tė Shuteriqit, kritikės integrale tė Qosjes, tė promovuar fillimisht nga Noli, i aventurave semiologjike e shpirtėrore tė pashoqe tė Rugovės, sprovave e poetikave tė Hamitit etj.
Shekulli i ri ka nisur me kėrkime tė thelluara nė fushėn e intertekstualitetit, me leximin e autorėve tė ndaluar, me kėrkime metakrike sistematike e artikulime tė fuqishme teorike. Dekadėn e parė tė kėtij shekulli e pėrkėdhelin rrezet e njė Dielli shkėlqimtar. Tė besojmė nė dekada tė tjera pėrplot letra tė tilla!


II. KRITIKA LETRARE

Kritika letrare ėshtė fusha mė e gjerė e studimeve letrare shqipe. Fusha qė u pėrthye mė sė shumti, qė anticipoi idetė letrare, por edhe ato sociale e ideologjike. Ndaj, leximi i kritikės letrare shqipe shpie edhe tek idetė e mėdha, qė dominuan jetėn shqiptare pėrgjatė shekullit.
Kėtu do tė ndiqen metoda, autorė e tekste, gjithnjė tė pėrthyera nė njė diskurs rezymues.


II. 1. Metoda

Metodat e kritikės letrare janė produkt e objekt i teorisė letrare moderne. Metodat, si edhe format e kritikės, janė universale. Teoria letrare mėson, nga kėrkimet e drejtpėrdrejta, se nuk ka njė metodė finale, se natyra e kritikės letrare ėshtė e hapur, se metoda s`ėshtė doktrinė, por dije e procedurė kėrkimi.
Kritika shqipe ka provuar metodat themelore tė kėrkimit, nga shfaqjet iniciale, te specializimet e thella. Nė ēdo rast, suksesi ėshtė kushtėzuar nga formimi dhe fuqia e kėrkuesit.
Por, si manifestohen metodat tek autorė tė caktuar, si jetojnė ato nė rrjetin e kėrkimeve letrare shqipe?

Faik Konica ėshtė autori i parė shqiptar qė teorizoi ēėshtjen e metodės sė kėrkimit, pėrqasjen, krahasimin. Ai gjykon se veprat e reja duhet tė krahasohen me veprat klasike, me kryeveprat, gjithnjė pėr tė vlerėsuar. Duke e njohur kritikėn si vlerėsim, Konica lidhet pėr esencėn e kėtij zhanri. Nėse njė letėrsie i mungojnė kryeveprat, ato kėrkohen te letėrsitė e tjera.
Konica propozoi edhe njė tip kėrkimi, matjen e fuqisė sė motivimit tė tekstit, logjikėn e jetės nė tekst: njė personazh keqbėrės duhet tė jetė i tillė deri nė fund, meqė askush s`e beson mirėsinė e tė ligut. Jago mbetet Jago.
Bashkėkohėsi i Konicės, Fan S. Noli, lexoi idetė nė formėn e introduktės. Leximi i tillė tek ai ka parabazė teorinė sociale dhe jetėn shqiptare. Introduktat shoqėrojnė tekste tė pėrkthyera nga vetė Noli dhe kanė pretendimin tė orientojnė lexuesin shqiptar palėve tė ideve, gjithnjė duke i interpretuar tekstet nė lidhje me kontekstet shqiptare.
Metoda e Nolit mė sė miri manifestohet tek introdukta pėr Don Kishotin e Servantesit, e vitit 1932.
I sistemuar nė punė tė metodės sė kėrkimit shfaqet Krist Maloki. Metoda e tij ėshtė psikanaliza e tipit klasik, e kryqėzuar me teoritė kulturore e estetike. Tekstet mė tė njohura tė tij janė Naim Fra-shėri (1925) dhe A asht Poet Lasgush Poradeci? (1938/1939), nė tė cilat diskuton ēėshtjen e Poetit nacional. E kemi tė njohur, poeti (Dichter-i) qė do ai ėshtė Gjergj Fishta.
Kėrkimet e Malokit janė tematike, ndėrsa metoda saktėsohet e aplikohet mė sistematikisht te studimi pėr Naimin.
Kėrkimi imanent, si analizė e interpretim, shoqėruar nga leximi intuitiv, bėn metodėn themelore tė Mitrush Kutelit. Mė sė thelli manifestohet te studimet pėr Poradecin (Poeti Lasgush Poradeci, 1937) e Nolin (Poeti Fan S. Noli, 1943). Kuteli analizon e karakterizon tekstin nė planin poetik (sistemin poetik tė Poradecit e stilin e Nolit) dhe e interpreton atė tematikisht. Analiza e tij u shėmbėllen kėrkimeve formaliste (ruse) dhe analizave tė shkollės morfologjike gjermane (evropiane).

Dhimitėr S. Shuteriqi, nuni e kujdestari themelor i realizmit socialist nė teori e letėrsi, qė herėt absolutizoi funksionin social/pragmatik tė letėrsisė.3
Pėrpos teksteve pėr autorėt e vjetėr shqiptarė, Naimin etj., Shuteriqi drejtoi punėn pėr shkrimin e dy historive tė letėrsisė: Historia e letėrsisė shqipe (1959/1960) e Historia e letėrsisė shqiptare (1983).
Kritika integrale ėshtė metoda e Rexhep Qosjes. Pavarėsisht zhanrit, kritika integrale e tij bėn bashkė jetėn e veprėn e autorėve qė lexohen dhe thekson njė moral pragmatik, si funksion tė veprės.
Kėrkesė themelore e tij ėshtė angazhimi i letėrsisė nė ēėshtjet sociale e tė politikės sė ditės.

Mensur Raifi riktheu kėrkimet psikanalitike nė kulturėn shqiptare. Psikanaliza e tij bėn bashkė frymėn strukturaliste dhe mėsimet e Zhak Lakanit.
Raifi ēmohet sidomos pėr interpretimet psik-analitike tė poezisė sė Lasgushit, Nolit e Migjenit, por edhe me kritikat pėr Anton Pashkun, autorin e tij tė adhuruar.
Metoda e Ibrahim Rugovės shfaqjen mė sistematike e gjen te Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), nė tė cilėn kryqėzohet kėrkimi gjenetik, strukturalist/semiotik e poststrukturalist, i lakuar si analizė e interpretim teksti. Rugova kėrkon gjenetikėn dhe bėn analitikėn e veprės sė Pjetėr Bogdanit.
Rugova njihet me esetė e kritikat pėr autorėt bashkėkohės. Tė parat kanė objekt fenomene letrare, qė nė tekstin e Rugovės marrin zgjidhje e prapė mbeten tė hapura. Tė dytat janė analiza e vlerėsime tė librave tė veēantė ose tė opuseve tė plota tė autorėve tė caktuar.
Shenjė themelore e kėrkimeve tė tij ėshtė leximi i letėrsisė si differentia specifica.
Por, vepra e madhe e Rugovės s’nėnkuptohet nga njė metodė, ajo jeton e pėrēon frymėn e njė humanisti tė thellė, frymėn e individit, tė lirisė sė tij e tė kombit.
Sabri Hamiti ėshtė autori mė i artikuluar nė gjithė kritikėn shqipe. Nė diskursin teorik e nė kėrkimet e tij, kritika letrare ėshtė lexim personal, njė dhėnie kuptim veprės sot; kritika nuk zbulon, por jep kuptime. Jo se teksti vdes, por se lindet lexuesi, pėr tė thurur dialogun me tekstin. Manifestimi mė i hapur i pikėpamjes e i kėrkimit tė tillė tė Hamitit duket te Faik Konica: Jam unė (1991), qė ėshtė njė kritikė dialogjike, njė parafrazė e veprės sė Faik Konicės.
Metoda e kėrkimit e Kujtim Rrahmanit shpjegohet dhe aplikohet me durim te libri i rėndėsishėm Intertekstualiteti dhe Oralitetit - E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku (2002), nė tė cilin analizohen relacionet intertekstuale tė veprės sė Koliqit, Kutelit e Pashkut me oralitetin dhe interpretohet teksti mbi bazėn e kėtyre relacioneve.


II. 2. Autorė

Faik Konica ėshtė themeluesi i kritikės letrare shqipe. Ai, te revista e njohur Albania, teorizoi ēėshtje tė kritikės letrare, si metoda e funksioni, dhe shkroi pėr vepra tė veēanta. Kritika letrare e Konicės ėshtė manifestim i modelit kulturor/letrar kritik, pro-pozuar e tė ndjekur gjatė gjithė jetės nga vetė ai.
Nė kapėrcyell tė shekullit XX, Konica kėrkonte diferencimin e veprimtarisė jetėsore nga letėrsia, pėr tė lexuar letėrsinė si art. Ilustrimin themelor kjo kėrkesė e gjeti te pranimi i Naimit veprimtar, atdhetar, e te mohimi i Naimit poet. Konica kėrkonte vlerėn letrare si esencė tė veprės.
Teksti mė i njohur i Konicės nė fushėn e kėrkimeve letrare ėshtė Kohėtore e Letrave Shqipe (1906), njė teori e pėrqendruar e metodės dhe e funksionit tė kritikės. Vėrtet, ky ėshtė teksti qė hap rubrikėn e kritikės tek Albania. Niste kėshtu gjykimi i prodhimit letrar shqiptar bashkėkohės.
Dy zhanret themelore tė kritikės sė Konicės janė eseja dhe recensioni. Diskursi vlerėsues i karakterizon kėto zhanre, por manifestimin statutar e gjen te recensioni. Konica vlerėson, argumenton e ilustron duke patur parabazė shijen personale, qė buron nga kultura e zgjedhur letrare e tij.
Pėrfundimisht, kritika letrare provon edhe njė herė Faik Konicėn stilist. Ėshtė thėnė tashmė se autorėt mbahen mend pėr idetė ose pėr stilin.

Krist Maloki dhe Eqrem Ēabej, dy nxėnės tė rrallė tė shkollės gjermane. I pari bėri studimet e hershme psikanalitike e kulturologjike shqipe. I dyti nisi tė kėrkojė rrėnjėt e literaturės shqipe (Pėr gjenezėn e literaturės shqipe, 1938/1939), pastaj e atė shqipe pėrkrah e pėrballė romantizmit nė Evropė (Roman¬tizmi nė Europė lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, shkruar mė 1945, botuar mė 1994). Te Maloki, nė radhė tė parė, manifestohet psikanaliza e teoritė estetike/filozofike; te Ēabej - shkolla kulturo-historike gjermane. Ndaj, Maloki kėrkimet letrare i lidh me analiza tė caktuara, ndėrsa Ēabej me shfaqjet e mėdha tipologjike, si qarqet let-rare.
Dy tekstet e njohura tė Malokit nė fushėn e kritikės letrare, Naim Frashėri e A asht Poet Lasgush Poradeci?, shfaqin shenjat e formimit tė autorit dhe fuqinė e tij tė kėrkimit e tė diskutimit tė ēėshtjeve. Duke lexuar Naimin e Poradecin, kėtė tė dytin edhe pėrmjet polemikės me Mitrush Kutelin, Maloki, vėrtet, diskuton ēėshtjen e Poetit nacional (Dichter-it). Vetėdija nacionale te Naimi, nė leximin e Malokit, del tė jetė shfaqur vonė; ai duket mė tepėr poet universal se nacional (Dichter). Lasgushit i mungojnė temat nacional-heroike. Duke pėrjashtuar tė dy, Maloki gjen Gjergj Fishtėn Poet tė shqiptarėve. Vetėm po nėnvizojmė kėtu se nė 20-vjetorin e vdekjes sė poetit, Maloki shqiptonte dilemėn A asht Hero Gjergj Fishta?.4
Pikėpamja themelore e Ēabejt nė kėrkimet letrare ėshtė ajo e qarkut letrar. Ēabej vė qarkun pėrballė periodizimeve historike, duke e ditur se ato s’arrijnė ta shpjegojnė natyrėn e transformimeve tė letėrsisė. Qarku ėshtė nocion qė pėrshkruan letėrsinė nga brenda. Ēabej tipologjizon: Qarkun katolik tė Veriut, Qarkun ortodoks tė Jugut, Qarkun italo-arbėresh dhe Letėrsinė nacionale tė shekullit XIX. Duket qė kėto janė qarqe kulturore-letrare. Secili e ka njėsinė e vet; tė gjithė derdhen nė shtratin e Letėr-sisė nacionale, qė manifeston mė thellė e mė hapur njėsinė e kombit.
Po nė Pėr gjenezėn e literaturės shqipe, Ēabej konstaton lidhjen e fortė tė letėrsisė shqipe, si tė letėrsive tė Ballkanit, me letėrsinė popullore dhe ngjyrėn politike si veti tė saj. Kur shkruan pėr poezinė e Lasgush Poradecit, mė 1928, ai shenjon ikjen nga kjo ngjyrė, si shenjė tė modernitetit tė poe-zisė sė Poradecit.

Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė nė kulturėn shqipe qė ka botuar libėr kritik, Poeti Lasgush Poradeci (Bukuresht, 1937). Duke patur parasysh edhe librin tjetėr, Shėnime letrare (1944), duket qė Kuteli tė jetė kritiku themelor i modernitetit letrar shqiptar tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.
Te libri i parė Kuteli lexon pėr nga forma e tematikisht poezinė e Lasgush Poradecit, duke kėrkuar aty, saktėsisht te gjuha, Poetin nacional. Pra, pėr tė kurorėzuar Poetin e shqiptarėve, Kuteli ka kriter themelor gjuhėn, ndėrsa Maloki kėrkonte e ēmonte temat. I pari ecėn pas si-sė letrare, i dyti pas ēka¬-sė.
Kuteli shkruan me dije e dashuri pėr poezinė e Poradecit, pėr tė provuar edhe njė herė se shkruhet bukur pėr autorėt qė i do.
Duhet tė theksohet se Kuteli njeh pėr esencė tė veprės formėn e saj. Ai analizon poezinė e Poradecit duke filluar nga tingujt dhe arrin te sistemi poetik.

Pėrpos vjershave tė shkruara herėt, e gjithė vepra letrare e Ibrahim Rugovės ėshtė diskursive. Kėrkimet e Rugovės nisėn si rikrijim emocional i teksteve tė lexuara (Prekje lirike, 1971), provuan shkallėn e parė tė konceptualizimit te Kah teoria (1978), u lakuan si eseistikė, kritikė e teori te Strategjia e kuptimit (1980) e Refuzimi estetik (1987), gjetėn monografinė (Vepra e Bogdanit 1675-1685, 1982 e Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983, 1986). Fuqinė e tij prej kėrkuesi e provojnė mė sė thelli dy librat monografikė.
Vepra e Bogdanit 1675-1685 ėshtė studimi mė interesant pėr Pjetėr Bogdanin, madje pėr gjithė periudhėn tė cilės i takon ky autor, deri mė sot. Rugova lexon veprėn e Bogdanit nė qarkun e vep-rave tė kohės, pastaj interpreton nga bashkėkohėsia, pėr tė provuar universalitetin e Ēetės sė Profetėve dhe kritikėn si lexim qė ringjall tekstin e vjetėr nė diskursin e ri pėr tė.
Teksti i Rugovės ėshtė pėrplot informacion pėr veprėn, Bogdanin e periudhėn letrare, tė cilės i takon ai. Kur Rugova shkroi Vepra e Bogdanit 1675-1685, Ēeta e Profetėve njihej pak nga opinioni, ndaj studiuesi sjell informacione qė ndihmojnė lexuesin tė ambientohet me pikėpamjet e Bogdanit.
Pjesa themelore e studimit tė Rugovės ėshtė Analitika e veprės, nė tė cilėn analizohet e ribėhet teksti i Bogdanit nė njė aventurė semiologjike e interpretuese tė rrallė. Edhe kėtė herė, Rugova lė hapur veprėn e Bogdanit, pėr tė tėrhequr vėmendjen drejt natyrės sė saj tė hapur. Vetėm veprat e hapura bėhen klasike, pra universalizohen. Rugova e heton thellė se Bogdani jep zgjidhje pėr fenomene e ēėshtje, me vetėdijen se ēėshtjet qė shqyrton janė universale, prandaj do tė kėrkojnė edhe zgjidhje tė tjera.

Projekti mė i gjerė kėrkimor i Sabri Hamitit pėrbėhet nga Variante (1974), Teksti i dramatizuar (1978), Arti i leximit (1983), Vetėdija letrare (1989) e Letra shqipe (1986), qė shoqėrohen nga metateksti Sprova pėr njė Poetikė. Poetika, qė kėrkon me durim tė rrallė gjatė gjithė jetės Hamiti, buron nga kėrkimi i varianteve tė formave e tė ideve, po edhe tė fenomeneve tipike tė letėrsisė shqipe. Kėrkimi i tillė shtrihet nė gjithė letėrsinė shqipe dhe takon e shpjegon pėrthyerjet e thyerjet themelore, pra transformimet e saj. Poetika qė propozon Hamiti ėshtė lidhje e kritikave pėr autorė e tekste, kurrė e prekur me normėn, e shoqėruar nga esetė dhe studimet pėr fenomene letrare tė caktuara, si: kodet tematike, ligjėrimet, nocione tė letėrsisė shqipe, shkollat letrare etj.
Kėtu, si kudo, Hamitin e veēojnė leximet personale, idetė e thella e stili i zgjedhur. Vepra diskursive e Sabri Hamitit lexohet me kėnaqėsi tė rrallė. Diskursi i tij ėshtė i hapur, substancial, shpje-gues, pėrherė analitik.
Autorėt e dashur tė Hamitit janė Poradeci e Pashku, Konica e Xhaferri, Ēabej e Rugova - po kaluam nė njė rrafsh tjetėr. Me veprėn e Lasgushit e tė Pashkut ai u shoqėrua gjatė gjithė jetės. Lexues i thellė i tyre, interpretues autentik, njeriu qė shpėtoi poetin e madh e prozatorin themelor shqiptar, kur vepra e tyre po mbytej nė keqkuptim (edhe tė qėllimshėm). Studiues qė rikthen nė kritikėn e kulturėn shqiptare Faik Konicėn, me librin e paharruar Faik Konica: Jam unė, dhe Bilal Xhaferrin, duke e botuar e studiuar me dashuri e dhembje.
Sabri Hamiti ėshtė afirmues i hershėm i koncepteve themelore tė Ēabejt nė fushė tė kėrkimeve letrare, njė mbrojtės i kahershėm i teorisė sė qarqeve letrare. Ai ėshtė i pari qė e lexoi (me shkrim) autorin e madh shqiptar, bashkėkohėsin Ibrahim Rugova; Memento pėr Rugovėn (2007) ėshtė libri qė bėn bashkė shkrimet e Hamitit, tė botuara nė rrjedhėn e tri dekadave, pėr veprėn e madhe tė Rugovės.
Hamiti, viteve tė fundit, ka publikuar edhe veprat e rėndėsishme, Bioletra (2000), Shkollat letrare shqipe (2004), Tematologjia (2005) e Albanizma (2009), qė i veēon diskursi pėrgjithėsues, teorik. I pari thur e provon njė teori tė shkrimit e tė leximit tė letėrsisė. I dyti bėn tipologjinė e shkrimit shqip, duke patur kriter poetikėn. I treti dhe i katėrti thurin Poetikėn historike tė letėrsisė shqipe, si anticipim tė Historisė sė kėsaj letėrsie. Vėrtet, kėta libra dalin si rezultat e rezyme i kėrkimeve tė gjata tė kėtij autori nė fushė tė letėrsisė shqipe.


II. 3. Tekste

Fan S. Noli: Introduktat

Tekstet e veta kritike Noli i quajti introdukta. Emėrtimi i tillė i referohet statusit dhe funksionit tė tekstit kritik. Introdukta ėshtė tekst qė e shoqėron (intra)tekstin, pra ėshtė njė paratekst. Vetė termi introduktė (angl. introduction), hyrje e paraqitje, jep funksionin e kritikės sė tillė: leximi (i shkruar) si hyrje nė tekstin qė shoqėron.
Noli shoqėroi me introdukta tekstet qė ktheu nė gjuhėn shqipe. Introduktat e tij japin informacione themelore pėr autorin e veprėn, pastaj shtrihen si parafrazė ose koment. Duke dhėnė informacione, in-trodukta vendos nė kohė autorin e veprėn. Duke komentuar tekstin, niset tė krijojė njė tip lexuesi.
Introduktat e Nolit janė pjesė tė Librit dhe jo tė Tekstit. Ato japin leximet e Nolit. Sado tė pretendohet pėr paraqitje, kėto janė paraqitje personale. E vėnė ndėrmjet lexuesit e tekstit, introdukta hap dhe njėkohėsisht konstrukton, nė masė qė s’mund tė shpėrfillet, komunikimin me tekstin.
Noli shoqėroi me introdukta: Otellon, Makbethin dhe Jul Ēezarin e Uiliam Shekspirit; Armikun e popullit dhe Zonjėn Ingra tė Ostrosit nga Henrik Ibsen; Rubairat e Omar Khajamit; Don Ki-shotin e Migel Servantesit.
Leximet e Nolit janė sociale, me nėnvariantet ideologjike/politike e morale. Ai e konsideron veprėn si produkt tė tezės sė autorit dhe vetė lexon me tezė. Duke qenė eksplicite pėr nga natyra, kritika zbulon Nolin e ideve/ideologjisė. Patjetėr, Noli pro-jekton skemėn e vet mbi tekstin qė ka nė tavolinė. Skema herė e redukton tekstin e herė shtrihet pėrtej tij. Nė tė dy variantet, ajo shpie drejt leximit skematik.
Skema e Nolit e vė literaturėn nė funksion tė ideve e tė lėvizjeve shoqėrore, mė saktėsisht nė funksion tė ideve revolucionare. Literatura lexohet si thirrje pėr ndėrhyrje e rrėnim tė skemave sociale/politike. Shfaqjen mė eksplicite leximi ideologjik i Nolit e ka tek introdukta pėr Don Kishotin e Servantesit. Nė leximin e Nolit, Don Kishoti ėshtė produkt i rrethanės sociale. Teksti lexohet duke u projektuar ngjashmėritė e rrethanės sė veprės me rrethanėn socio-politike nė Shqipėri.
Jo larg saj qėndron introdukta qė shoqėron Armikun e popullit tė Ibsenit.
Skema ideologjike pėrjashtohet mė dukshėm nga tekstet e Shekspirit. Noli e dallon mirė kėtė, ndaj bėn lexime etike.
Fan S. Noli i kritikės letrare ėshtė tjetėr nga ai i poezisė e i dramės. Atje flet me gjuhėn personale (poezia) ose hap dilema dhe i lė ashtu para lexuesit (te drama). Te kritika zgjedh tė shkruajė pėr tekste impersonale dhe do t’i mbyllė dilemat qė hapin ato, pėr t’i plasuar si vepra tė mbyllura.
Ky Nol i dyfishtė, e shpėton letėrsinė e tij, e hap pėr modernitetin, por e rrezikon leximin/kritikėn. Letėrsia e tij jeton nė figura, ndėrsa kritika rrėshqet drejt retorikės sociale/ideologjike.

Mitrush Kuteli: Shėnime letrare

Shėnime letrare ėshtė libri i dytė kritik i Mitrush Kutelit. Autori e shpall vėllim tė parė; i dyti s’doli kurrė. Dimė qė as libri i skicuar i Kutelit, Sulme letrare, s’e pa dritėn.
Shėnime letrare ka dy tėrėsi; e para pėrbėhet nga shkrime kritike, ndėrsa e dyta, Viti letrar 1943, ėshtė njė tip sociologjie e letėrsisė.
Teksti themelor i tėrėsisė sė parė, qė ėshtė mė pretenduese e argumentuese se e dyta, dhe i tėrė librit mbetet vėshtrimi Poeti Fan S. Noli. Tekstet e tjera janė shėnime, recensione, tekste hyrėse (introdukta), autokritikė, njė pjesė e mirė e tyre e botuar edhe mė parė.
Te Poeti Fan S. Noli Kuteli skicon vetitė e stilit tė Nolit e tė poetikės sė tij pėrgjithėsisht, tipologjizon e interpreton tematikisht poezinė. Kuteli bėhet kėshtu interpretuesi i parė i thellė i kėsaj poezie.
Kritiku letrar Mitrush Kuteli kėrkon Nolin poet edhe te shqipėrimet, duke i parė ato si ekuivalente shqiptare tė teksteve autoriale.
Nė gjithė tekstin, diskursi i Kutelit ėshtė i pėrqendruar, i rrafshtė, ndėrsa leximi - sistematik.
Veēojmė te tėrėsia e parė edhe Poeti Mihail Eminesku, si dhe shėnimet Vargje mbi gurė varresh e Nė Prizren midis tė vdekurve e tė gjallėve, nė tė cilat Kuteli bėn kritikėn e kryeshkrimit, tė shkrimit nė gurė varresh, si shkrime qė anticipojnė historinė e jetės. Vargjet e tilla Kuteli i gjen tipologjikisht tė afėrta me prodhimin folkloristik tė vjershėtarėve anonimė. Vargje para tė cilave heshtim thellė, me dhembje, pėr tė medituar pėrmbi jetėn e vdekjen. Te Nė Prizren midis tė vdekurve e tė gjallėve vargjet e tilla Kuteli i lexon edhe si shenja tė jetės etnike, tė pėrkatėsisė etnike tė atyre qė pushojnė ndėr varre.
Te Viti letrar 1943 Kuteli bėn panoramėn e jetės letrare tė njė viti nė Shqipėri. Pasi mban zi pėr Konicėn e Koēėn, ai shqyrton ēėshtje tė sociologjisė, si: shkrimtari, editura, shtypi, lexuesi etj., pastaj jep Panoramėn e librave, Panoramėn e revistave dhe Pa-noramėn e fletoreve. Panorama e librave ėshtė pjesa themelore e kėsaj tėrėsie tė librit tė Kutelit. Aty paraqitet prodhimi letrar e pėrtej tij, pėrmjet shėnimeve kritike. Ai gjykon rreptė, nė tekste tė shkurtra. Ndonjė nga tekstet shtrihet nė kufijtė e recensionit dhe forcon diskutimin pėr librin qė paraqitet. Veprat e paraqitura janė origjinale, me tė cilat Kuteli merret mė gjatė, pėrkthime e ribotime. Ndėrsa, Panorama e revistave shqyrton revistat “qė kanė lėndė letrare”5 dhe “qė rrijnė nė vijat e permanencave shqiptare”.6 Kuteli veēon e ēmon revistat qė veēohen vetiu, Hylli i Dritės e Leka. Viti letrar 1943 mbyllet me Panoramėn e fletoreve, nė tė cilėn para-qiten shkurtimisht tė pėrditshmet, pėrmjet njė diskursi tė rreptė.
Nė diskursin kritik tė Kutelit te Viti letrar 1943, duke u paraqitur e vlerėsuar prodhimi letrar, hapen edhe plane tė jetės sociale e politike tė Shqipėrisė, gjatė e para vitit 1943. Kuteli prek e shkruan ashpėr, i rrėmbyer nga jeta shqiptare. Ai grindet, gjykon, jo rrallė gjen akuzėn. Duket qė diskursi pėrjashtues ėshtė nė vetė natyrėn e debatit social e politik.
Shėnime letrare hapej me: “Kushtuar kritikut tė vėrtetė tė sė arthmes me dėshirė e urim qė rrethi e rrethanat shqiptare t’i japėn mė shumė liri pėr shprehjen e mendimeve letrare”. Ky ėshtė njė kons-tatim e njė gjakim. Rrethi e rrethanat nė Shqipėri, dekadave qė pasuan, vranė kritikun e vjetėr Kuteli dhe robėruan tė riun. Ndoshta, kėtu duhet tė kėrkohet pėrgjigja se pse nuk dolėn verat qė projektoi e shpalli Kuteli.

Ibrahim Rugova: Kahe dhe premisa…

Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983 ėshtė studimi themelor metakritik i Ibrahim Rugovės, libri mė i mirė i kėsaj fushe ndėr ne. Aty Rugova praktikisht lexon gjithė tekstet dis-kursive shqipe, nga viti 1504 deri nė vitin 1983, gjithnjė duke kėrkuar kahe (drejtime, orientime, interesime) e premisa (pikėnisje teorike dhe rezultate tė kritikės). Kėrkimi i tillė shtrihet nė njė diakroni tė gjatė (Rolan Bart), pėrherė tė pėrthyer nė analizė tekstesh tė veēanta. Rugova zbulon, emėrton e komenton kahet dhe premisat themelore tė kritikės shqiptare. Vetiu, kėrkimi ecėn drejt njė tipologjie (tė pashpallur) tė kritikės, shoqėruar me vlerėsime tė thella autoriale.
Ky libėr provon edhe njė herė dijetarin e rrallė Rugova nė fushėn e teorisė letrare, studiuesin e duruar e tė dashuruar me kulturėn shqiptare; edhe nė shfaqjet mė tė diskutueshme tė kritikės shqipe, ai ni-set tė shpėtojė ē’mund tė shpėtohet.
Kahe dhe premisa… ka dy tėrėsi tė mėdha: tė parėn e bėn teksti studimor, ndėrsa e dyta ėshtė njė bibliografi e gjerė pėrshkruese (e librit 1861-1944) dhe komentuese (e kritikės nė shtypin shqiptar 1883-1944), qė mbyllet me Listėn e organeve tė shtypit 1884-1944. Komentet e Rugovės te Bibliografia janė tė afėrta me tekstin studimor tė librit, por ta kujojnė edhe Kritikėn letrare (1979), njė antologji e komentuar e kritikės shqipe, nga De Rada te Migjeni, e qė Rugova e nxori nė bashkautorėsi me Sabri Hamitin.
Teksti studimor ka dy pjesė, e para me objekt kritikėn e traditės, qė nga fillimi, ndėrsa e dyta - kritikėn bashkėkohore. Kritika shqiptare i nėnshtrohet periodizimit historik tė letėrsisė shqipe. Rugova kėrkon kahet dhe premisat e njė periudhe, i provon ato tek autorė e tekste.
Duke ecur nė kėtė diakroni, Rugova ndjek e pėrshkruan kritikėn shqiptare nga stadi i shfaqjeve tė pikėpamjeve kritike, te konstituimi i saj si zhanėr i veēantė dhe e mbyll me paraqitjen e pėrshkrimin e praktikave kritike bashkėkohėse.
Proceduralisht, Rugova paraqet, pėrshkru-an/karakterizon e vlerėson. Kjo procedurė merr pamjen e metodės sė kėrkimit, qė prodhon pamjen e kritikės shqiptare, orientimet themelore, konstantat dhe rezultatet e saj. Vėrtet, pamja e kritikės qė jep ai ėshtė mė e plota qė ka dhėnė deri mė tash diskursi shqiptar pėr kritikėn, ndaj i referohemi si njė episteme tė rrallė.
Kahe dhe premisa… shfaq shenjat themelore tė diskursit tė Rugovės: analizėn e thellė, komentet substanciale, vlerėsimet e rralla e pėrgjithėsimet e forta teorike. Diskursi i tij ėshtė i hapur, pėrplot informacion, i kėndshėm edhe kur bėhet nocional.
Kahe dhe premisa… ėshtė njė nyjė e fortė nė kėrkimet shqipe, njė libėr i domosdoshėm pėr secilin qė ka mall tė jetojė me shkrimin diskursiv shqiptar.

Sabri Hamiti: Faik Konica: Jam unė

Faik Konica: Jam unė ėshtė njė nga librat mė tė njohur e mė pėrfaqėsues tė Sabri Hamitit. I shkruar bukur, me dashuri tė rrallė, i mbushur ide, i pėrflakur nė emocionin e zbulimit tė njė autori e vepre, ky libėr hyn nė qarkun e librave diskursivė mė tė mirė tė kulturės letrare shqiptare.
Faik Konica: Jam unė parafrazon veprėn letrare tė Faik Konicės, ndėrton e rindėrton atė. Njė libėr i fushės sė kritikės dialogjike, qė pėrfshin nė dialogun e gjallė botėn e veprės e botėn e lexuesit. Nė dialogun e tillė, vepra e lexuesi/kėrkuesi japin e marrin ndėrmjet vete. Teksti hapet sot, pa i tretur shenjat imanente, pa e humbur botėn e vet.
Diskursi i Hamitit nė kėtė libėr ėshtė eseistik, i mbushur emocione, jo rrallė i figurshėm. Diskursi i tij ėshtė pėrplot me diskursin e Konicės, gjė qė Faik Konica: Jam unė e bėn faqe tjetėr tė veprės sė Konicės.
Strukturalisht, libri pėrbėhet nga ese tė lidhura, qė sė bashku japin librin eseistik, pandanin modern tė librit monografik tradicional.
Parafrazėn e veprės sė Konicės Hamiti e nis nga Parashtresa mbi Lėvizjen Kombėtare Shqiptare (shkruar nė frėngjisht, mė 1899), qė trajton Lėvizjen Kombėtare Shqiptare; vijon me kritikėn letrare, duke njoftuar e komentuar; kalon tek eseistika, nė tė cilėn Konica ėshtė mbret; pastaj gjen poezinė, pėr ta lexuar poetin Faik Konica; tashmė lexon e interpreton thellė prozėn letrare tė Konicės; prapė eseistika, esetė e lidhura nėn titullin Shqipėria si m’u duk dhe esetė e zbuluara pas vdekjes sė Konicės: Shqipėria - Kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore; sė fundi, shqyrton punėn e Konicės nė fushėn e shqipes sė shkruar. Nė kėto nyja Hamiti rindėron veprėn e Konicės, herė duke zbuluar shkėlqimin e saj si Diell e herė duke hedhur dritė mbi tė.
Esetė e lidhura tė Hamitit nėn titullin Faik Konica: Jam unė zbulojnė Faik Konicėn autor krejt tė veēantė nė letėrsinė e nė kulturėn shqiptare, themeluesin e modelit letrar kritik, tė kritikės letrare shqipe, themeluesin e prozės sė shkurtėr shqipe, stilistin e rrallė, dijetarin e madh, njeriun qė s’la shfaqje tė jetės shqiptare pa gjykuar dhe, jo nė fund, por nė fillim, njeriun qė themeloi e udhėhoqi revistėn Albania, ndoshta revista mė e rėndėsishme e gjithė kulturės shqiptare.
Konica i tillė tėrė jetėn punoi e provoi natyrėn perėndimore tė gjuhės e tė kulturės shqiptare. Ai kritikoi ashpėr, sepse donte tė qėronte lėvozhgėn qė mbante mbyllur esencat shqiptare, shpirtin e kombit. S’do mend, Konica gjen jetėn shqiptare jo te pėr-faqėsuesit politikė, por te populli, te jeta e gjallė. Me njė fjalė, Hamiti kėtu zbulon pėr vete e pėr ne shkrimtarin, njeriun e veprimtarin Faik Konica.
Gjithė kėto, edhe nė leximin e Hamitit, Konicėn e bėjnė Njė, tė veēantė. Kėtė shenjon edhe titulli dhe e provon secila faqe e librit Faik Konica: Jam unė.


III. HISTORITĖ E LETĖRSISĖ SHQIPE

III. 1. Historitė

Shkrimet e natyrės historike nė kulturėn letrare shqiptare kanė nisur me doracakėt, antologjitė e komentuara, kanė vijuar me tekste historiografike tė tipit tradicionalist.
Kėtij rendi i shtohen edhe tekstet nė gjuhė tė tjera me pretendime historiografike e informuese, pra promovuese tė letėrsisė e tė kulturės shqiptare.
Historitė e letėrsisė shqipe mbeten tė lidhura me historinė nacionale e politike tė shqiptarėve, me jetėn e autorit ose bėhen lexime veprash konkrete, punė kjo e kritikės letrare.
Nė pjesėn mė tė madhe shkrimet historiografike shqipe dominohen nga metodologjia tradicionaliste. Jo pak nga ato janė totalisht ideologjike, pa edhe njė dimension interpretimi letrar. Duke njohur karakterin ideologjik tė sociales e sociologjisė, shkrimet e tilla hyjnė thellė fushės sė historisė sociale.
Po natyra ideologjike, pėrpos qė doktrinarizoi Historitė e letėrsisė shqipe, pėrjashtoi autorė themelorė, siē ndodhi me Gjergj Fishtėn, Faik Konicėn, Ernest Koliqin etj., si dhe eklipsoi tė tjerė.
Periodizimi, njė ēėshtje e pėrhershme e historive shqipe dhe njė ēelės tradicional pėr sistemimin historik tė letėrsisė, nė pjesėn mė tė madhe buron nga parabaza politike-historike, ndaj kėrkimet shqipe i identifikojnė periudhat politike/historike e ato letrare.
Nga evidencat del se Historia e letėrsisė ėshtė fusha kėrkimore qė u rrėgjua mė sė shumti gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, kur letėrsia e kėrkimet shqipe u skematizuan egėr. Historia u shndėrrua nė institucion zyrtar tė kontrolluar nga shteti. Letėrsia shqipe ishte vetėm ajo qė pranohej nga ky institucion. Pėrjashtimet mbi bazėn e ideologjisė u bėnė tė tmerrshme. Autorėt e mėdhenj mbeten jashtė. Fenemonet themelore u shpėrfillėn ose u interpretuan keq, qoftė edhe me qėllim. Historiani mori funksionin e kujdestarit ideologjik nė fushė tė letėrsisė. Kjo bėri qė letėrsia shqipe tė mbetet pa historianė.
Pėrfundimisht, tė lidhura nė nyjat qė evidentuam, Historitė e letėrsisė shqipe, pėrgjithėsisht, e konsiderojnė letėrsinė si pasojė dhe kanė objekt atė qė e kushtėzon (sipas tyre), duke mos arritur ta lexojnė si esencė e nė esencė. Njė histori e tillė vėshtirė se mund tė jetė e letėrsisė.


III. 2. Tekste

Nė vijm, pėr tė provuar lakoren e shkrimit tė historisė letrare shqipe, po shfletojmė disa nga doracakėt, antologjitė e historitė e letėrsisė, duke i hapur nė disa nyja.
Doracakėt historiko-letrarė janė mė shumė informues dhe pėrshkohen nga kėrkesa e mėsimdhėnies. Janė tekste pėr pėrdorim, por jo rrallė shkojnė pėrtej statusit tė tillė, siē ndodh me Shkrimtarėt shqiptarė I, II (Tiranė, 1941/1942).

Alberto Stratico:
Manuale di letteratura Albanese

Me Manuale di letteratura albanese (Milano, 1896), tė Alberto Stratikoit, vihen bazat e historiografisė letrare shqiptare. Nė frymėn e teksteve italiane e evropiane tė kėsaj natyre, Stratiko sė pari flet pėr origjinėn, historinė e gjuhėn e popullit shqiptar, pastaj pėr monumentet e para gjuhėsore e letrare, pėrqendrohet te letėrsia popullore, pėrfundimisht kalon te vėshtrimet monografike pėr autorėt.
Fuqia e kėrkuesit duket mė sė thelli te kapitulli pėr letėrsinė popullore. Stratiko e vėshtron atė nė planin zhanror e tipologjik. Ai vuri bazėn e klasifikimit tė kėsaj letėrsie. Letėrsia popullore, pėr Stra-tikoin, ėshtė dėshmi e lashtėsisė sė shqiptarėve.
Vėshtrimet pėr autorėt ecin nė njė skemė kėrkimi: jeta, veprimtaria, karakterstika tė veprės letrare tė tyre. Kjo skemė shoqėrohet me citate e vlerėsime pėr vendin e autorėve nė historinė e letėr-sisė, pra provohet sistemimi.
Stratiko shkroi pėr Bardhin, Bogdanin, Varibobėn, Santorin, De Radėn, Seremben etj. Mungon Naimi.
Tė nėnvizojmė se doracaku i Stratikoit letėrsinė shqipe e koncepton si njė, pavarėsisht vendit ku u shkrua, parim qė shfaqet nė pjesėn mė tė madhe tė kėrkimeve historiko-letrare shqiptare qė erdhėn mė pas.

Eqrem Ēabej:
Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe

Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe (1936) e Eqrem Ēabejt ėshtė njė doracak, destinim qė ka pėrcaktuar natyrėn e tekstit, strukturėn e diskursin. Njė libėr “informativ, kompilator dhe pėrmbledhės”7 - e definon vetė Ēabej.
Ky libėr ėshtė strukturuar nė tėrėsitė: I. Gjuhėsi, II. Literaturė, III. Pjesa tė zgjedhura. Pjesa e parė merr shkurtimisht ēėshtje teorike/tipologjike, ēėshtje tė gjuhės e tė gjuhėsisė shqiptare. Ēabej jep infor-macione themelore pėr origjinėn, pėrhapjen, dialektet e shqipes etj. Pjesa e dytė bėn skicėn historike tė letėrsisė shqipe, nga shkrimtarėt e vjetėr tek ata tė fillimit tė shekullit XX, duke pėrfshirė edhe poezinė popullore, burimin e gjallė tė shkrimtarisė shqipe. Pjesa e tretė ėshtė njė antologji tekstesh, me funksion tė parė ilustrimin e pjesės paraprake, dhe zė pjesėn mė tė madhe tė librit.
Pjesa e dytė e librit, me objekt literaturėn shqipe dhe poezinė popullore, ėshtė mė sistematikja. Vetė Ēabej, sa u takon tė dhėnave biografike e bibliografike, shpall referencė Popolo, lingua e letteratura albanese tė prof. Gaetano Petrotės. Ēabej lexon autorėt me radhė, duke evidentuar e karakterizuar shpejt e me saktėsi tė admirueshme. Pjesėt mė insistuese u janė kushtuar De Radės, Zef Skiroit, Naimit e Fishtės. Teksti pėr poezinė popullore, pos karakterizimeve, sjell njė evidencė tė folkloristikės shqiptare.
Te kjo pjesė e librit, si nė gjithė kėrkimet letrare, Ēabej lexon letėrsinė si shprehjen mė autentike tė “shpirtit shqiptar, shprehje estetike dhe shprehje etnike”.8

Shkrimtarėt shqiptarė I, II

Shkrimtarėt shqiptarė I, II (1941/1942), njė doracak i tipit antologjist, ėshtė strukturuar nė dy pjesė, e para me objekt Prodhimin letrar shqiptar para Lidhjes sė Prizrenit (1462-1878), e dyta - Prodhimi letrar shqiptar pas Lidhjes sė Prizrendit. Kjo ndarje ėshtė bėrė pėr lehtėsi studimi dhe “veēanerisht pėr arėsye historike”.9 Pikė e thyerjes bėhet Lidhja e Prizrenit, lidhja e shqiptarėve, amza e jetės kulturore e letrare shqiptare, e lidhur pėr njėsinė e kombit.
Ky periodizim fillestar, pėrthyhet mė tej sipas kriterit letrar e kulturor: Pjesa I - Dokumentet e para tė gjuhės shqipe, Shkrimtarė tė vjetėr tė Veriut, Shkrimtarė tė vjetėr tė Jugut, Shkrimtarė tė vjetėr myslimanė, Prodhimi letrar pėrpara Lidhjes sė Priz-rendit, Prodhimi letrar i arbėreshėvet t’Italisė, Arbėreshėt e Greqis; Pjesa II - Shkrimtarė tė Rilindjes, Shkrimtarė tė Kohės, Shkrimtarėt arbre-shė.
Vetė titulli Shkrimtarėt shqiptarė shenjon kėrkimin e lidhur me autorėt, ndaj themelor bėhet portretimi i autorėve dhe analiza e veprės sė tyre. Kėshtu, pėr tė portretuar shkrimtarėt, ndiqet njė skemė e pėrsėritur: jetėshkrimi (informacione biografike), veprimi letrar (bibliografi, analizė e karakterizim), fragmentet/tekstet e zgjedhura nga vepra letrare.
Shkrimtarėt shqiptarė I, II ėshtė njė libėr pėrplot informacion dhe ecėn nėpėr gjithė prodhimin letrar shqiptar qė njihej deri atėherė. Njė praktikė e tillė nuk u ndoq nga doracakėt e historitė e letėrsisė shqipe qė dolėn nė Shqipėri mė pas.
Kjo vepėr i kushtohej mėsimit tė letėrsisė nė shkollat e mesme. Destinimi i tillė ka kushtėzuar nė masė metodėn e diskursin.

Prof. Papas Gaetano Petrotta:
Popolo, Lingua e Letteratura albanese

Shenjė e parė e Popolo, Lingua e Letteratura albanese (Palermo, 1931) tė Gaetano Petrotės ėshtė karakteri enciklopedik. Siē shpallet qė nė titull, Petrota merr nė planin historik popullin shqiptar, gjuhėn dhe letėrsinė. Pjesa mė e madhe dhe mė e rėndėsishme e librit i ėshtė kushtuar letėrsisė. Vetė autori nėnvizon se “Ky punim nuk ka si qėllim tė jetė njė Histori e letėrsisė shqipe, vetėm dėshirohet tė jepen njoftime pėr burimet mė tė vjetra dhe mė tė rėndėsishme pėr studimin e gjuhės shqipe.”10 Sido qė tė jetė, Petrota ruan njė fill tė ecjes nėpėr histori.
Libri ėshtė shkruar me shumė referenca e dije. Njė referencė e rrallė nė kėrkimet historiko-letrare shqipe.
Letėrsia shqipe ėshtė strukturuar nė: A. Dokumente gjuhėsore, B. Letėrsia popullore, C. Letėrsia e kultivuar - Shkrimtarė shqiptarė: prozatorė dhe poetė, D. Shtypi periodik - revista dhe gazeta: 1848-1930. Vėrejmė qė s’kemi tė bėjmė me njė periodizim historik tė letėrsisė shqipe.
Te Dokumente gjuhėsore pėrfshihen autorėt e hershėm, si: Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi, Bogdani etj. Kapitull informues, mė parė se analitik.
Ndėrsa, Letėrsia popullore ėshtė kapitull i shkruar me ngé, gjithnjė duke e marrė letėrsinė popullore si reflektim tė shpirtit tė njė kombi. Petrota studion lėndėn letrare popullore, duke nisur nga rrėfimtaria popullore, te letėrsia me frymė popullore e poezia dhe proza fetare, pastaj merr me radhė pėrmbledhjet e mbledhėsve e studimet pėr letėrsinė popullore. Kėrkimi i tij bėhet mė insistues dhe mė i thellė kur bėn objekt letėrsinė popullore arbėreshe.
Letėrsia e kultivuar pėrbėhet nga portrete autorėsh, duke filluar me Muhamet Ēamin, pėr t’u mbyllur me evidencat pėr Dhimitėr Paskon e Simon Shuteriqin. Portretet nisin me shėnime biografike, vijojnė me tė dhėna bibliografike dhe mbyllen me pėrshkrime e komente tė veprave letrare. Portreti qė dominon ėshtė ai i De Radės.
Ndėrsa, Shtypi periodik ėshtė njė bibliografi pėrshkruese e revistave dhe e gazetave nga viti 1848 (L’Albanese D’Italia) e deri te viti 1930 (Vullneti i Arbenisė). Nė pėrshkrimin e periodikut, Petrota ka parasysh vetėm “rėndėsinė e tyre letrare dhe veēanėrisht gjuhėsore”.11 Ai sjell tė dhėna edhe pėr drejtues tė revistave e tė gazetave.
Pjesa e tretė e librit, Studimet shqiptare, shqyrton studimet sipas fushave tematike: A. Gjuha dhe dialektet, B. Alfabeti, C. Gramatika dhe Fjalorė, D. Etnografi dhe gjuhėsi, E. Arkeologji. Histori. Folklor. Tė ndryshme, F. Lėvizja kulturore: Institucione. Shkolla. Shoqata. Kongrese. Kėtu Petrota lexon studimet e autorėve tė huaj e shqiptarė, duke pėrfshirė fjalorė e enciklopedi. Edhe kėtė herė autori ndjek principin bibliografik. Ē’ėshtė e vėrteta, ky princip duket pėrgjatė gjithė librit tė Petrotės, i lakuar si evidencė, pėrshkrim, koment dhe i shoqėruar me ndonjė vlerėsim. Sa jemi te vlerėsimet, tė nėnvizojmė se zgjedhje e parė e Petrotės ėshtė letėrsia popullore e arbėreshėve tė Italisė dhe letėrsia e kultivuar arbėreshe.
Edhe nga ky pėrshkrim/karakterizim yni duket gjerėsia e objektit tė Petrotės, objekt qė e bėn Populli, gjuha dhe letėrsia shqiptare njė enciklopedi tė kulturės shqiptare: histori, histori e gjuhės, folklor, letėrsi, publicistikė/gazetari.
Tashmė, po kalojmė te tekstet qė mbajnė titullin Histori, pėr tė pėrshkruar e ilustruar mė tej natyrėn e shkrimeve historiko-letrare qė i kushtohen letėrsisė shqipe.

Vepra kolektive Historia e letėrsisė shqipe I, II (Tiranė, 1959/1960) ėshtė historia e parė shqipe me pretendime akademike e sistematizuese.
Qysh nė Hyrje, kjo histori e letėrsisė shpallet “njė dėshmi modeste e punės sė madhe qė ėshtė kryer nė atdheun tonė, kėto pesėmbėdhjetė vjet ēlirimi, nėn udhėheqjen e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, nė rrugėn e socializmit”.12 Metodologjikisht, vėrtet ideologjikisht, vepra udhėhiqet nga parimet marksiste-leniniste. Gjithė kjo ka kushtėzuar interpretime e zgjidhje ideologjike tė dukurive, autorėve e veprave tė veēanta. Tė nėnvizojmė se ky tekst pėrjashton ose pėrmend nė kontekstin mė tė zi autorė tė rėndėsisė sė parė, si Fishta e Konica.
Gjithnjė nė frymėn ideologjike, letėrsia, historia e letėrsisė, konceptohet si pjesė e historisė sė popullit. Nga kėtu, rruga pėr t’u pėrfshirė nė Historinė e letėrsinė shqipe folklori, amza kolektive kulturore, ėshtė e hapur.
Historia e letėrsisė shqipe I, II ėshtė strukturuar nė: Folklori shqiptar, Letėrsia e vjetėr shqipe, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe autorėt shqiptarė qė shkruan nė gjuhėn latine, Letėrsia shqipe e Rilindjes Kombėtare.
Secila pjesė ka nga njė kapitull hyrės, me objekt periudhėn e caktuar, dhe vijon me kapituj tė veēantė pėr autorėt, qė nisin me tė dhėna biografike, vijojnė me paraqitjen e veprės letrare tė tyre, pastaj trajtohet njė vepėr ose karakteristikė qė autorėt e historisė e gjejnė si tipike.
Struktura e tekstit reflekton periodizimin qė i bėjnė letėrsisė shqipe autorėt. Kriteri periodizues ėshtė kohor: e vjetėr, e Rilindjes. Periodizimi i tillė, kėtu si kudo, nuk e reflekton natyrėn e brendshme tė letėrsisė.

Historia e letėrsisė shqiptare e vitit 1983 (Tiranė), e mbėshtetur te vepra paraprake, ėshtė histori marksiste e letėrsisė, historia zyrtare e letėrsisė shqiptare. E hartuar nga disa autorė, “redak-timin e pėrgjithshėm e pėrfundimtar”13 e bėri Dhimitėr S. Shuteriqi.
Kjo histori ka lėnė jashtė autorė tė mėdhenj tė shqipes. Vėrtet, emra si Konica e Fishta pėrmenden vetėm nė anatemėn qė u bėjnė hartuesit e historisė, dhe mezi ka prekur Poradecin e Kutelin. Ndėrsa, autorėt e pėrfshirė janė lexuar ideologjikisht, ndaj portretet e tyre burojnė mė parė nga skema e leximit, se sa nga vepra letrare (e tyre) e lexuar. Skema ideologjike ėshtė bėrė edhe skemė vlerėsimi e autorėve, por edhe e ecjes sė letėrsisė. E konceptuar si zhvillim, kjo ecje gjykohet tė ketė arritur shkallė mė tė lartė me kalimin e kohės dhe me ndryshimin e rrethanės historike. Por, teoria dhe empiria letrare provojnė se aksiologjia letrare s’ėshtė progresite.
Njė histori letėrsie e kapur nga ideologjia e nga “kushtet historike”. Me njė fjalė, nga shteti i pushtetit.

History of Albanian literature (New York, 1995) e Robert Elsie ėshtė “pėrpjekje pėr ta trajtuar zhvillimin historik tė letėrsisė nė gjuhėn shqipe, nga fillimet e deri rreth vitit 1990”.14 Kjo vepėr pati synim fillestar njoftimin e lexuesit tė huaj me kulturėn e letėrsinė shqipe, ndaj autori sjell shumė informacione, shpesh tė panevojshme pėr lexuesin shqiptar.
Elsie niset tė paraqesė njė kulturė nė rrugė historike, meqė kultura shqipe konceptohet si “pas-qyrim” i fatit tė popullit shqiptar ndėr shekuj. Njė letėrsi mimetike, ndaj njė lexim mimetik. Autori s’shpėton nga leximi ideologjik, por s’hyn nė shėr-bim tė njė ideologjie tė caktuar.
Sa i takon periodizimit, qė ėshtė njė nyjė e ēdo historie (kronologjie) tė letėrsisė, Elsie, si dhe autorėt e tjerė, nuk ka njė kriter, por skemėn e tij e dominon kriteri kulturoro-kohor, p.sh. Shkėlqimi i Orientit, Letėrsia myslimane e shekullit XVIII dhe fillimit tė shekullit XIX, Trashėgimia e Bizantit, Shkrimet nė traditėn ortodokse nė shekullin XVIII dhe nė fillimin e shekullit XIX, Periudha e Rilindjes, Letėrsia e zgjimit kombėtar shqiptar etj.15


IV. TEORIA LETRARE

Teoria letrare, si fushė qė shoqėron letėrsinė, shfaq shenja nė kulturėn letrare shqipe qysh te Bogdani, por manifestimet e mėdha i arrin nė shekullin XX. Nė vijim do tė lidhemi me disa autorė e tekste, pėr tė anticipuar njė pamje tė teorisė letrare shqipe. Tė nėnvizojmė se teoria letrare shqipe pėrherė, bashkė me letėrsinė, bėn objekt edhe kėrkimet letrare.

Kohėtore e Letrave shqipe (Albania, Londėr, 1906, nr. 5, ff. 99-102) e Konicės problematizon e do tė definojė teorikisht disa nga nyjat e kritikės letrare si zhanėr. Konica i drejtohet lexuesit shqiptar lidhur me ēėshtje universale, si: natyra, metoda e funksoni i kritikės, gjithnjė duke patur parasysh kontekstin e kulturės letrare shqipe.
Kohėtore e Letrave Shqipe niset “tė vź pėrpara syve tė botės shqiptare qi kėndon e qi mendon, njė kritikė tė lidhur tė veprave letrare qi dalin nė gjuhė t’onė.”16 Konica vlerėson tė jetė rritur cilėsia e librave qė botohen, por edhe cilėsia (kultura) e leximit, kriter qė bėn tė mundur “njė tė vėrtetė kritikė letrare”.17
Po, ē’ėshtė kritika letrare sipas Konicės?
Njė gjykim i vlerės sė veprave. Gjykimi mund tė jetė i shkurtėr, i prerė, dhe i arsyetuar, i provuar. Duket, Konica do tė dytin, nė tė cilin shpallen e provohen pėlēimet e ē’pėlqimet (mospėlqimet) e kritikut. Mbėshtetja themelore e kritikut ėshtė shija, qė buron nga kultura letrare e tij.
Pėr Konicėn, kritika letrare s’ėshtė shkencė, por e ka njė metodė tė veten: pėrqasjen, krahasimin. Veprat e reja krahasohen me kryeveprat. Nėse njė letėrsie i mungojnė pikat e pėrkrahjes (kryeveprat), ato, deri nė njė pikė, mund tė zėvendėsohen me kryevepra tė letėrsive tė tjera. Por, Konica sugjeron njė qasje tjetėr, edhe kėtu duke patur parasysh letėrsinė shqipe, ndjekjen e natyrės sė gjėrave: “Ėshtė, nė natyrė e nė jetė, njė mėnyrė logjike, sė cilės ėsht’ i shtrėnguar t’i lidhet ē’do gjėndrė letrare qi mer pėr pasqyrė jetėn dhe natyrėn. Pėr tregim, le ta zėmė theatrėn. Nė kėtė degė tė letrėtyrės, ėshtė njė kanun afėrmėntsh: njėsia e karakterve. Po i dhź njė njeriu njė karakter, nė qoftė se do tė na bintsh tė besojmė nė tė qėnė tė njeriut, duhet tė ia mbash atź karakter gjer nė funt, e, si nė jetė, t’a bźsh tė sillet pas karakterit tė tij.”18
Konteksti letrar e kulturor shqiptar shtyn Konicėn tė diferencojė atėdhesi-nė (veprimtarinė atdhetare) e letrėtyrė-n, tė ndara pėr nga vetė natyra e tyre. Njeriu mund tė ketė ndjenjėn atdhetare e talentin letrar bashkė ose njėrin nga kėto. Njė vepėr nė shėrbim tė idesė sė atdheut, s’ėshtė detyrimisht njė vepėr estetikisht e vlershme. Kėtė ndarje Konica e ilustron me Naimin, duke e pranuar atė si atdhetar tė nxehtė dhe veprėn e tij atdhetare, por duke e mohur si shkrimtar.
Vlerėsimi letrar i Konicės, i ndarė nga vlerėsimi i veprimeve jetėsore, shenjon kritikėn e veprės pa biografi.
Ndėrsa, nė planin e funksionit, kritika letrare, sipas Konicės, pėrgatit lexuesin tė kuptojė mė mirė veprat, ndėrsa shkrimtarėt i bėn tė shkruajnė mė me kujdes. Kjo s’mund tė shpjegohet pa patur parasysh kontekstin kulturor shqiptar. Letėrsia nuk mund tė rritet pa kritikėn letrare, gjykon autori ynė.

Doracaku i Justin Rrotės, Letratyra shqype, i botuar sė pari mė 1925 dhe i plotėsuar e botuar sė dyti mė 1934, ka shenjat edhe tė njė udhėzuesi (tė ilustruar) tė retorikės. Koncepti i hartimit, si procedurė e strukturimit tė ligjėratės dhe si ligjėratė, rregullat e hartimit, d.m.th. rregullat e retorikės/poetikės, shtrihen nė tėrė Librin I - Parime letratyret (Shkodėr, 1934). Ėshtė Libri I qė do tė pėrshkruhet e karakterizohet kėtu shkurtimisht.
Retorika e Rrotės ėshė ajo tradicionalja, herė-herė e kryqėzuar me koncepte tė stilistikės. E gjitha bėn njė mėsim pėr mėnyrat e ligjėrimit.
Doracaku i referohet hartimit qė pėrmjet buku-risė sjell kėnaqėsi, por edhe qė pėrcjell njė moral ose njohuri me dobi pėr jetėn.
Parime letratyret sė pari formulon parimet e pėrgjithshme, tė konceptuara nėn emrin Stilistikė, vėrtet Retorikė. Aty hyjnė veprimet retorike: gjetunia, mbarshtrimi, shprehja a elokucjoni, figurat, stili.
Nga parimet e pėrgjithshme, tė vlershme pėr hartimin nė pėrgjithėsi, Rrota kalon te parimet e posaēme, qė vlejnė pėr literaturėn, tė klasifikuar nė prozė e poezi. Proza klasifikohet mė tej nė: hartime pėrshkruese, kallxuese e parashtuese. Rrota e di qė hartimet e tilla diferencohen teorikisht, ndėrsa praktikisht plotėsojnė njėra-tjetrėn. Hartimet e tipit tė parė pėrshkruajnė pamje, sende, veti etj., ato tė tipit tė dytė rrėfejnė ndodhi reale ose tė trilluara, kurse tė tė tretit shprehin mendim, kanė natyrė diskursive, dhe pėrfaqėsohen nga traktati, ligjėrata orale, dialogu, letra, por edhe nga shkresa administrative e tė fushės sė pragmatikės pėrgjithėsisht.
Teoria e poezisė e Rrotės nis me metrikėn dhe pėrqendrohet te hartimet poetike (zhanret e poezisė). Autori definon zhanret shkurtimisht, funksionet e tyre dhe ilustron me tekste tė zgjedhura nga autorė tė huaj e shqiptarė. Ai mėson se lirika ėshtė poezi pa ndodhi, poezi e zemrės. Argumenti e bėn tė naltė, mjesme ose tė ulėt; princip i njohur ky i poetikės tradicionale. Epika, rrėfimi i ndodhive, ka formė themelore poemin heroik, karakterizuar nga argumenti e stili i lartė. Poezia dramatike ndodhinė e jep pėrmjet dialogut e veprimit tė vetjeve (personave). Llojet klasike tė saj janė tragjedia e komedia, ndėrsa moderniteti solli dramin modern, qė rri ndėrmjet tragjedisė e komedisė, duke dhėnė jetėn e njeriut me tė gjitha gėzimet e mjerimet. Poezia didaktike mėson nė vargje, jep njohuri, shpie tek e vėrteta morale. Forma mė e ndėrliqshme e saj ėshtė poemi didaktik, me histori qysh nga Hesiodi.
Edhe nga ky pėrshkrim e karakterizim duket se nė kėtė plan tė tekstit Rrota bėn poetikėn e poezisė (vargut).
Parashtrimet e sakta teorike, ilustrimet e zgjedhura, diskursi i autorit flasin sė bashku pėr kulturėn e pashoqe tė tij.

Teoria letrare mbeti pėrherė fusha e dashur e Ibrahim Rugovės. Ai u soll si teoricien kur bėri objekt fenomene letrare, por edhe kur u mor me vepra e korpuse veprash, meqė pėrherė kaloi nga analiza te pėrgjithėsimet. Kjo e bėri Rugovėn kėrkues tė pėrhershėm tė esencave, tė universalieve estetike/letrare.
Siē e shenjon vetė titulli Kah teoria, qė herėt, diskursi i Rugovės niset drejt teorisė, me objekt natyrėn e letėrsisė dhe metodologjinė e kėrkimit. Aty mbrohet e provohet pikėpamja pėr letėrsinė si njė fushė e veēantė, natyra e hapur e veprės letrare, por edhe mungesa e njė metode finale kėrkimi. S’do mend, Rugova njeh metodėn si dije e procedurė, asnjėherė si doktrinė.
Ėshtė sinjifikative sjellja e Rugovės si teorici-en/estet edhe kur lexon letėrsinė shqipe, po te Kah teoria, siē ėshtė e tillė zgjedhja pėr tė shkruar pėr konceptet kritike tė Faik Konicės.
Te pjesa e tretė e librit Strategjia e kuptimit, e titulluar Teoria e poezisė shqipe, Rugova lakmon teorinė si njė tipologji tė poezisė. Nė kėtė princip, teoria e rezultatet tipologjike bėhen provė e anasjelltė. Saktėsisht, Rugova kalon nga teoria e tipologjisė te tipologjia e poezisė shqipe (tė Kosovės), pastaj ndalet ta vlerėsojė kėtė poezi. Nė shtrirjen teorike e nė kėrkimin e drejtpėrdrejtė, ai njeh tipologjinė si disiplinė qė ndjek rrymat (historia letrare) e ndikimet (letėrsia e krahasuar). Tipologjia ėshtė fusha qė pajton historinė e letėrsinė e krahasuar.
Kritika letrare, dija letrare pėrherė mbeti njė objekt i zgjedhur i Rugovės. Ai problematizoi metodologjinė e funksionin e kritikės letrare te Kah teoria (1978), bėri tipologjinė e kritikės shqipe te Kahe dhe premisa… (1986), vijoi tė shoqėrohej me tė te Refuzimi estetik (1987), pjesa e katėrt e tė cilit mban titull Teoria e kritikės. Aty Rugova interpreton Teorinė e letėrsisė sė Rene Uelekut e Ostin Uorenit, problematizon relacionin e kritikės letrare me mark-sizmin, hap interesimet bashkėkohėse teoriko-letrare, nė fund vė kritikėn bashkėkohore shqipe pėrballė evropianes. Tė themi se autori ynė kudo vė diskursin e tij teorik nė funksion tė afirmimit tė kėrkimeve letrare si njė fushė e dijes.

Zejnullah Rrahmani sė pari kėrkoi teorinė letrare shqipe, nga rrėnjėt (pikėpamjet themelore) e te diferencimi i saj nė fusha tė veēanta (Nga teoria e letėrsisė shqipe, 1986), pastaj kaloi te historia e teorive letrare universale (Lindje e Perėndim).
Projekti i Rrahmanit nė fushėn e teorive letrare pėrbėhet nga disa libra19 dhe ka pamjen e njė historie tė teorive, qė ndjek pikėpamjet, autorėt e tekstet themelore tė epokave. Librat e tillė, nė radhė tė parė, u kushtohen studimeve tė letėrsisė, por edhe studiuesve tė kėsaj fushe. Diskursi i Rrahmanit ėshtė i hapur dhe shpesh takon kufijtė e rrėfimit, pėr tė theksuar leximin personal e, paradoksalisht, pėr tė lėnė prapa diskursin nocional. Te Teoritė letrare klasike ka mė shumė diskutim, te librat e tjerė rritet sa-sia e informacionit, dominon paraqitja, sidomos te Teoritė letrare moderne.
Me shtrirjen nė historinė e teorive, numrin e madh tė autorėve, veprave e ēėshtjeve tė paraqitura ose tė shqyrtuara, projekti i Rrahmanit sjell nė kulturėn letrare shqipe nyja tė mendimit tė madh teorik pėr letėrsinė. Librat e tij ftojnė pėr t’i lexuar teoritė letrare nga fillimi.

Nė kėtė pikė tė diskutimit, duhet tė nėnvizojmė artikullin e njohur Vox clamantis in deserto, tė botuar mė 1 tetor 1971, nė tė pėrditshmen Rilindja tė Prishtinės e tė nėnshkruar nga disa autorė,20 si dhe separatin/librin Le tė rrjedhė lumi (1972), po ashtu publikim i pėrbashkėt i disa autorėve.21 I pari konsiderohet manifest (inicial) i Qarkut letrar tė Prishtinės, ndėrsa i dyti mbron e provon mė tej pikėpamjet e skicuara te Vox-i.
Vox-i vihej pėrballė realizmit socialist, qė po vinte nga Shqipėria, i shpallur ideologji nacionale, s’pranonte patronatin e “etėrve tė letėrsisė”, kėrkonte lirinė, letėrsinė e figurės, fiksionin, botėn pa tė ngjarė tė letėrsisė… Ai u prit ashpėr, autorėt u de-noncuan publikisht nė diskutimin e egėr ideologjik e politik.
Le tė rrjedhė lumi gjithė kėto i provon shtruar, mbėshtetur nė dijen letrare moderne.
Rexhep Ismajli, nė kapėrcimin nga linguistika te poetika, teorizon e provon natyrėn simbolike tė gjuhės sė letėrsisė, kur shtrohej detyra e qartėsisė sė ligjėrimit. Anton Pashku, tek eseja Mbi komunikimin poetik, relacionin e veprės artistike me realitetin e pėrshkruan jo si relacion tė kopjes (vepra) me origjinalin (realiteti), por tė shenjės, tė gjuhės, me realitetin. Mensur Raifi ėshtė krejt afėr tezave e pikėpamjeve tė Vox-it. Ai, pos tė tjerash, e gjykon tė palejueshėm bėrjen kriter vlerėsimi letrar tė pranisė ose jo tė realitetit/realizmit, meqė kriteri i tillė lė jashtė tė gjitha poetikat, me pėrjashtim tė realizmit. Gani Bobi e karakterizon punėn e kritikut duke konsideruar se ajo qė pėr shkrimtarin ėshtė shenjė (vepra), pėr kritikun bėhet kuptim, ndėrsa ajo qė pėr shkrimtarin ėshtė kuptim, pėr kritikun bėhet shenjė. Ai kėrkon qė kritika shqipe tė hapet para dijes bashkėkohore. Hysni Hoxha shenjon shenjat e njė “udhe tė re” tė kritikės shqipe. Ali Podrimja bėn objekt poezinė bashkėkohore, ēėshtjen e angazhimit letrar, relacionin e letėrsisė bashkėkohore me traditėn, si dhe kritikėn letrare pėrballė letėrsisė bashkėkohore. Eqrem Basha kėrkon tė njihet njeriu bashkėkohės nga brenda, psikologjikisht; ky njeri ėshtė heroi i letėrsisė. Ndėrkaq, Sabri Hamiti, mė i riu nė kėtė pėrbėrje, problematizon relacionin e letėrsisė bshkėkohore me traditėn letrare (Tradita dhe thyerjet); letėrsia bashkėkohore ėshtė filiz i traditės. Tradita ruhet pėrmjet ndikimeve, ndėrsa thyerjet hapin rrugė pėr individualitetin krijues.
Edhe nė kėtė paraqitje duket qė Vox-i e Le tė rrjedhė lumi anticipojnė teorikisht nė shkallė tė mirė atė qė ngjante nė letėrsinė shqipe, por edhe shumė nga rrjedhat qė erdhėn mė vonė. Arsye jo e vogėl pėr t’i kujtuar edhe kėtu.

Viteve tė fundit, autorė tė rinj, si Kujtim Rrahmani, Dhurata Shehri, Nysret Krasniqi, autori i kėtyre radhėve etj., shfaqen fuqishėm me kėrkimet teorike tė letėrsisė shqipe.22 Teoria letrare bashkėkohore shtrihet e shkrihet nė diskursin e kėtyre autorėve, qoftė kur flasin pėr fenomene letrare, autorė, por edhe pėr vepra tė veēanta. Nuk mungojnė as artikulimet e pastra teoriko-letrare, e pėrtej tyre, siē ndodh me Antropoetikėn e Kujtim Rrahmanit.
Duket qė brezi i rinj i dijetarėve shqiptarė kėrkon ta pajtojė rishtas teorinė me kritikėn letrare, kur zbut tė parėn nė diskursin e kritikės ose kur forcon tė dytėn me diskursin e teorisė.


Prishtinė,
shkurt 2010
____________

1 Shih Kujtim M. Shala, Shekulli i letėrsisė shqipe, Buzuku, Prishtinė, 2006.
2 Shih Kujtim M. Shala, Acta Albanica: Qarku letrar i Prishtinės, Buzuku, Prishtinė, 2009.
3 Drejtimet e rea letrare dhe Prap mbi „Drejtimet e rea letrare“, nė Bota e re, nr. 4, 6, 7, 8, Korēė, 1936.
4 Krist Maloki, Refleksione, Faik Konica, Prishtinė, 2005, f. 97.
7 Dr. Eqrem Ēabej, Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe, Tiranė, 1936, f. III.
8 Po aty, f. IV.
9 Shkrimtarėt shqiptarė I, Tiranė, 1941, f. 10.
10 Cit. sipas Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letėrsia shqipe, Almera, Tiranė, 2008, f. 69.
11 Po aty, f. 403.
12 Cit. sipas Historia e letėrsisė shqipe, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore, Prishtinė, 1971, f. 3.
13 Cit. sipas Historia e letėrsisė shqiptare, Rilindja, Prishtinė, 1989, f. 7.
14 Cit. sipas Robert Elsie, Histori e letėrsisė shqiptare, Dukagjini, Pejė, 2001, f. VII.
15 Ēėshtje tė Historisė letrare shqipe kemi trajtuar te Historia letrare, nė po kėtė libėr.
16 Cit. sipas Ibrahim Rugova e Sabri Hamiti, Kritika letrare, Rilindja, Prishtinė, 1979, f. 69.
17 Po aty.
18 Po aty, f. 71.
19 Teoritė letrare klasike (Prishtinė, 2001), Letėrsia e Mesjetės - Teoritė letrare (Prishtinė, 2002), Ligjėrata mbi artin e Renesansės (Prishtinė, 2004), Teoritė letrare moderne (Prishtinė, 2005).
20 Hysni Hoxha, Ali Podrimja, Samedin Mumxhiu, Gani Bobi, Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Mensur Raifi, Anton Pashku.
21 Rexhep Ismajli, Anton Pashku, Mensur Raifi, Gani Bobi, Hysni Hoxha, Ali Podrimja, Eqrem Basha e Sabri Hamitiu.
22 Kujtim Rrahmani: Intertekstualiteti dhe Oraliteti - E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku (Prishtinė, 2002), Antropoetikė - Njė confession (Prishtinė, 2009); Dhurata Shehri: Koliqi midis malit dhe detit (Tiranė, 2006); Nysret Krasniqi: Libri i Pashkut (Prishtinė, 2005), Udha kratilike (Prishtinė, 2008), Autori nė letėrsi (Prishtinė, 2009); Kujtim M. Shala: Vox-i i Anton Pashkut (Prishtinė, 2002), Kujtesa e tekstit - Mitrush Kuteli (Prishtinė, 2003), Miniatura (Prishtinė, 2005), Shekulli i letėrsisė shqipe (Prishtinė, 2006), Expo - Letėrsia shqipe nė katėr pamje (Prishtinė, 2007), Elipsa (Prishtinė, 2008), Acta Albanica: Qarku letrar i Prishtinės (Prishtinė, 2009)...
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks