Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

KMDLNJ: Emėrimi i kryepolicit rumun, fyerje pėr qytetarin e Kosovės

Prishtinė, 26 prill 2011 - Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut me seli nė Prishtinė nė vazhdimėsi ka reaguar pėr mosfunksionimin e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė. Sipas KMDLNJ, institucionet e Kosovės nuk janė duke e marrė seriozisht zbatimin e kushtetutshmėrinė dhe funksionimin unik tė sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė. Hapi mė i fundit i strukturave kriminale paralele tė veriut nė uzurpimin e ndėrtesave tė gjykatave nė Zubin Potok dhe Leposaviq si dhe lėshimi i targave tė Serbisė pėr kėto qytete janė vazhdimėsi e veprimeve kriminale tė kėtyre strukturave. Gjithashtu edhe mashtrimi i EULEX pėr kthimin e gjyqtarėve shqiptarė nė Gjykatėn e Qarkut ndikon nė fragmentarizmin e gjyqėsorit nė Kosovė, thuhet nė njė reagim tė KMDLNJ. Po ashtu KMLDNJ thekson se EULEX vazhdon tė ndėrmarrė veprime selektive nė zbatimin e mandatit tė saj. Kėto veprime mė shumė ngjajnė nė veprime politike tė koordinuara dhe tė planifikuara se sa veprime sipas mandati tė proklamuar pėr drejtėsi dhe siguri. Nga gjendja e krijuar KMDLNJ konstaton se nė Kosovė nuk ka institucion qė jep pėrgjegjėsi karshi qytetarit pėr funksionimin e drejtėsisė. Legjitimitetit i institucioneve tė proklamuara si pėrgjegjėse pėr kėtė fushė ėshtė duke u kontestuar. Me mosveprim institucionet si Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės, Prokuroria e Shtetit dhe EULEX janė duke u bėrė argat tė legjitimimit tė ndarjes sė Kosovės. KMDLNJ mendon se mosveprimet e EULEX janė nė koordinimin me Brukselin zyrtar. Kjo pėr faktin qė ngjarjet e fundit nė veri ndodhin paralel me bisedimet Kosovės - Serbi gjė qė duket se EULEX ka marrė sinjale qė duke mos reaguar nė kėto qė ndodhin nė veri tė bėjnė presion mbi delegacionin e Kosovės. Po ashtu duket se EULEX do qė ndarjes faktike tė Kosovės t'i japė edhe legjitimitet juridik. Pėrndryshe, nuk mund tė arsyetohet mosveprimi i EULEX. Sipas KMDLNJ, EULEX vazhdon me mosrespektimin e qytetarit tė Kosovės, duke e ilustruar kėtė edhe me faktin e emėrimit tė Marian Petre nė krye tė Njėsitit Special tė Policisė sė EULEX it. Pėr KMDLNJ njė emėrim i tillė do tė ishte normal sikur kolegėt e kėtij polici nga Rumania do tė ishin ndjekur penalisht pėr vrasjen e Mon Balajn e Arben Xheladinin. Gjithashtu, kjo duket tė jetė si njė shpėrblim pėr policėt Rumun qė vranė nė demonstratat e 10 shkurtit. Njė emėrim i tillė ėshtė fyerje pėr qytetarin e Kosovės dhe institucionet e saj. KDMDLNJ kėrkon qė EULEX tė shqyrtojė emėrimin e kėtij polici dhe po ashtu tė rifillojė hetimin pėr vrasėsit e Mon Balajn e Arben Xheladinin. KMDLNJ nė vazhdimėsi ka kėrkuar qė trajnimet dhe etika profesionale e Policisė sė Kosovės tė rishqyrtohet. Rasti i fundit i dhunės sė Policisė sė Kosovės ndaj plisave ėshtė njė dėshmi shtesė pėr kėtė. Reagimi dhe dhuna e pėrdorur ndaj plisave nė Prishtinė ka qenė krejt e panevojshme dhe e paarsyeshme. Prandaj, reagimi i Ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe Drejtorit tė Policisė sė Kosovės pėr fillimin e hetimeve dhe suspendimin e akterėve tė dhunės ėshtė i drejtė. KMDLNj insiston qė kėto hetime tė shkojnė deri nė fund nė mėnyrė qė pėrgjegjėsia eventuale tė mos mbetet vetėm nė suspendim.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks