|
|
Bode: Shqipėria sėrish nė krye tė rritjes ekonomike
Tiranė, 22 qershor 2011 - Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi sot se rritja ekonomike pėr vitin 2011 pritet tė jetė rreth 5 % e Prodhimit tė Brendshėm Bruto.
Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me shefin e misionit tė FMN sė, Gerwin Bell dhe Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, Bode tha se "presionet e krizes globale kanė qėnė evidente dhe zhvillimet nė rajon e mė gjerė tė padėshirueshme dhe negative, por pavarėsisht efekteve nė ekonominė tonė, Shqipėria pritet tė jetė nė krye tė rritjes ekonomike".
"Sigurisht jo nė nivelet e shpresuara dhe tė programuara nė fillim tė vitit tė kaluar, por ne parashikojmė tė jetė njė rritje ekonomike prej 5 % e PBB sė, nga 4 % qė ishte nė vitin 2010", tha Bode.
Bode bėri tė ditur se zhvillimet nė 5 mujorin e parė tė kėtij viti kanė bėrė qė tė ketė njė rishikim tė buxhetit tė shtetit . "Rishikimi do tė synojė tė adoptojė disa nga treguesit pėr tė mbajtur njė defiēit buxhetor nė nivelet 3.5 % dhe pėr tė ulur njė sėrė shpenzimesh qė do tė mundėsonte rritjen ekonomike.
|
|
|