Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Gingrich president, variant mė i keq pėr shqiptarėt


Shkruan: Ruben Avxhiu

Ėshtė ende shpejt pėr tė thėnė se cili nga kandidatėt pėr zgjedhjet presidenciale amerikane tė nėntorit 2012 ėshtė mė i miri pėr interest e shqiptarėve, po mund tė thuhet pa dyshim se cili prej tyre ėshtė mė i keqi: Newt Gingrich (Njut Gingriē).
Pėr ironi tė fatit, ky kandidat, qė deri disa javė mė parė ishte kaq i dobėt saqė stafi i tij e braktisi dhe e denoncoi publikisht, ėshtė ngritur papritmas nė krye tė garės (sipas anketimeve), pasi njė numėr kandiatėsh tė preferuar tė tė djathtės sė skajshme amerikane humbėn shkėlqimin e rremė e u provuan nė debate si tė pazotė pėr tė mundur Presidentin Obama.
Pak ditė mė parė, Newt Gingrich premtoi se nėse bėhet President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, do tė emėrojė si Sekretar tė Shtetit, ish-ambasadorin amerikan nė OKB, John Bolton. Ky diplomat e opinionist ėshtė njė zė i rrallė nė politikėn amerikane qė flet me vendosmėri kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Nė vitin 2008, ai shkroi njė numėr artikujsh dhe doli nė shumė emisione televizive ku kritikoi vendimin e Administratės Bush dhe personalisht Sekretaren Condoleezza Rice pėr vendimin e tyre pėr tė pėrkrahur pavarėsinė e Kosovės.
Bolton nė atė kohė sapo kishte humbur vendin e tij si Ambasador nė OKB, pasi Demokratėt nė Senat, madje edhe disa Republikanė e kishin gjykuar si tė papėrshtatshėm pėr tė pėrfaqėsuar Amerikėn. Shumė kritikė tė kohės e kanė parė Administratėn Bush si tepėr agresive e pro-ushtarake nė politikėn e saj tė jashtme. Pėr ironi tė fatit, diplomati Bolton e shihte kėtė administratė si tepėr tė butė.
Bolton njihet si mik personal i Kryeministrit tė djathtė tė Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe premtimi i kandidatit Gingrich ėshtė parė si njė pėrpjekje pėr tė tėrhequr atė pjesė tė lobit hebre nė SHBA qė ėshtė i pakėnaqur me politikėn e Presidentit Obama nė Lindjen e Mesme. Mirėpo, ka mundėsi qė pėrpjekja tė ketė qenė tepėr e dukshme pėr tė bėrė pėrshtypje. “Me miq tė tillė kush ka nevojė pėr armiq,” thotė njė shprehje.
Nėse e gjykon ish-ambasadorin John Bolton nga opinionet e tij, ai del nė pah mė shumė si demagog sesa si diplomat. Ai shquhet pėr paaftėsinė e tij pėr tė arritur kompromise e pėr tė krijuar aleanca. Emėrimi i tij i pėrkohshėm nė OKB ishte njė gabim. Ai ishte njeriu qė dikur kishte thėnė (jo edhe aq pa tė drejtė) se selisė qendrore tė OKB-sė “po t’i heqėsh dhjetė kate nuk do ta vėrė re njeri”. Mirėpo, ndėrkohė qė burokracia dhe paaftėsia e OKB-sė pėr tė zgjidhur situata nė botė duhet kritikuar, kjo nuk ėshtė puna e diplomatėve pėrfaqėsues tė shteteve. Do tė ishte mė e ndershme qė Bolton tė hynte vetė nė politikė, sesa tė vazhdonte t’i binte nė qafė diplomacisė, e cila ėshtė qartazi profesioni i gabuar pėr tė.
Problemi mė themelor me Gingrich-in ėshtė se ai u njoh me ish-ambasadorin Bolton kur punonte pėr American Enterprise Institute. AEI ka promovuar njė politikė tė jashtme alternative pėr Shtetet e Bashkuara dhe druhem se Gingrich ėshtė ndikuar shumė nė ato vite nga ky institut. Kėshtu edhe vetė Bolton, kur ishte Ambasador nė OKB, mbante njė qendrim pozitiv ndaj Kosovės. Pozicionet e tij ndėrruan kur filloi tė punonte pėr AEI.
Ky institut studimesh tėrhoqi edhe njė numėr filoserbėsh nė radhėt e tij, si i ndjeri po i pamunguari Lawrence Eagleburger. Nga AEI dolėn disa shkrime e qendrime kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si do tė ndikojnė kėto opinione nė njė administratė me Presidentin Gingrich? Edhe nėse nuk bėhet Bolton Sekretar i Jashtėm a do tė priret Gingrich tė hapė dyert e Departamentit tė Shtetit pėr studjues tė AEI-sė? Dikush mund tė thotė se kėto janė thjesht premtime e lėvizje fushatash zgjedhore se kur vjen puna bėhet zgjidhja e duhur.
Nė fakt, ashtu si nė vitin 2007 edhe nė vitin 2013 do tė jetė vėshtirė qė Senati tė aprovojė njė Sekretar tė Jashtėm si John Bolton. Nė fakt, vetė ky i fundit u tregua disi ironik kur u pyet nga media pėr premtimin e kandidatit Gingrich. “Ai duhet tė pėrqendrohet te fitimi i garės e pastaj tė fillojė tė flasė pėr emėrime”, tha Bolton, nė njė pėrgjigje qė mund tė tingėllojė dhe disi thumbuese pėr Gingrich-in.
Gingrich ka bėrė edhe deklarata tė tjera qė kanė ngritur vetulla e kanė rrudhur buzė, mes analistėve. Pėr shembull, ai deklaroi qė “palestinezėt janė njė popull i shpikur”. Nuk ėshtė hera e parė qė pėrmendet kjo tezė nė publik, sipas tė cilės vetėm pasi u pa qė Jordania nuk do tė mundte dot Izraelin, pas luftės sė vitit 1967, arabėt e Gazės dhe Bregut tė Fildishtė filluan tė prezantoheshin si “palestinezė”. Kjo temė ėshtė debatuar ashpėrsisht nė media, e nė rrethe akademike. Po kur vihet nė gojėn e njė politikani qė pretendon tė bėhet President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tingėllon si njė pakujdesi e madhe, madje njė papėrgjegjshmėri e pafalshme.
Me ēfarė legjitimiteti do tė pėrpiqet nesėr Presidenti Gingrich tė bindė palėt nė Lindjen e Mesme qė tė vazhdojnė procesin e paqes, nėse njėrės prej kėtyre palėve u ka mohuar autenticitetin? Ēfarė interesi do tė kishte Izraeli nga radikalizimi i politikės palestineze qė me njė President si Gingrich nė SHBA do tė humbte edhe shpresėn e fundit te njė zgjidhje e konfliktit nė tavolinė.
Ka gjėra qė debatohen nė tryeza tė medias dhe tė akademisė apo edhe nė kafene, e ka tema qė diskutohen nė tryezat politike. Problemi me Gingrich-in ėshtė se nuk ėshtė nė gjendje nganjėherė qė tė dallojė ndryshimin.
“E si mund t’i lėsh njė personi kaq tė papėrgjegjshėm butonin e armėve bėrthamore?” pyeti nė mėnyrė domethėnėse, rivali i tij kryesor mes Republikanėve, Mitt Romney.
Sigurisht politika amerikane ndaj Kosovės dhe Ballkanit nuk pėrcaktohet nga njė njeri i vetėm. Edhe me ish-ambasadorin Bolton nė krye tė Departamentit tė Shtetit, pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme. Tė mos harrojmė qė fillimisht, Presidenti Barack Obama caktoi si Shef tė Kabinetit tė tij, ish-kongresistin Rahm Emanuel. Qė kishte qenė bashkėkryetar i Kaukusit Serb nė Kongres, por kjo nuk e ndryshoi madje e theksoi politikėn pro-Kosovės tė Washington-it. E megjithatė, njerėzit kanė ndikimin e tyre domethėnės. Ndikim qė dallohet, pėr shembull, duke parė angazhimin e ndryshėm nė Ballkan tė administratave tė para tė Presidentėve Clinton dhe Bush dhe administratave tė tyre tė dyta. Nė rastet e para pamė indiferencėn fatale ndaj Ballkanit dhe Kosovės, nė rastet e dyta ēlirimin dhe pavarėsimin.
Shqiptaro-amerikanėt nuk kėrkojnė nė krye tė Departamentit tė Shtetit njė mik qė t’i mbajė me hatėr. Ata kėrkojnė njė diplomat qė di tė kuptojė faktet nė terren dhe tė veprojė nė bazė tė interesave dhe mundėsive reale e jo nė bazė tė paragjykimeve. Kosova ėshtė sot e pavarur, nė radhė tė pare, sepse ėshtė e vetmja zgjidhje qė garanton paqe dhe stabilitet afatgjatė nė Ballkan. Njė diplomat qė nuk e kupton kėtė pikėnisje nuk ka pėrgatitjen e duhur pėr njė post aq tė lartė. Po ashtu, si nuk e ka pėrgatitjen e duhur dikush qė kėrkon ta emėrojė nėse fiton Shtėpinė e Bardhė.
Interesat e shqiptarėve edhe njėherė pėrputhen me ato tė amerikanėve nė pėrgjithėsi. Jo vetėm pėr kėto papėrgjegjshmėri nė politikėn e jashtme por edhe pėr shumė arsye tė tjera, qė kanė tė bėjnė me tė kaluarėn e tij, Newt Gingrich nuk ėshtė kandidati qė i duhet Partisė Republikane nė nėntor e mbi tė gjitha nuk ėshtė Presidenti qė i duhet Amerikės nė janar 2013.
(Autori ėshtė kryeredaktor i gazetės shqiptaro-amerikane “llyria” nė Nju Jork)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks