|
|
Kartolinė pėr shqiptarėt
Shkruan: Ndue Ukaj
I kredhur nė labirintet e kohės, e cila ikėn shpejt, nėn qiellin e trazuar ballkanik, ku acari ka ngrirė ēdo gjė, kartolina e shqiptarėve, edhe kėtė fundvit ėshtė e mbushur me shpresa tė shumta dhe me mundėsi tė pakta. Njeriu i nėnqiellit shqiptar, nėn ankthet e panumėrta, nė regjistrin e dėshirave tė tij, shėnon ato tė vjetrat, identiket, ato qė janė kalitur dhe bė shenja tė ekzistencės sė tij. Dėshira pėr njė jetė tė lirė, me njė mirėqenie solide, ėshtė ajo dhembja qė e sflit atė, tashmė disa dekada e shekuj. Koha ikėn, ndėrkaq motmotet ndėrrohen, e nė jetėn shqiptare, ndodhin pak risi pozitive. Ai pret. Pret njė Babadimėr tė transfiguruar nė figurė politike, qė tia rregulloi sadopak jetėn e tij, qė karakterizohet me mungesa, me pamundėsi, mė nėpėrkėmbje, me dhembje.
Ekziston njė prirje veēantė brenda ēdo qenia njerėzore, me refuzuar atė qė ka. Me kėrkua atė qė ėshtė mė e pamundur. Veēse kjo dėshirė zhuritėse e njeriut, e cila ėshtė mishėruar nė fe, mite e dije tė shumta humane, nuk e ka prek akoma shqiptarin. Ai dėshirat i ka tė reduktuara nė elemente esenciale pėr jetė, sikur tė rronte nė njė planet tjetėr, e jo nė Europėn e mirėqenies sė madhe. Ai nuk ka ujė, rrymė, pėrkujdesje shėndetėsore, i duhet njė punė, ēfarėdoqoftė ajo. Atij i duhen kėto. Njė ekzistencė. Dhe kaq! Ndėrsa agonia vazhdon, e dhimbshme, sfiduese, e pashpresė. Kjo agoni e pėrgjithshme qė vazhdon, nė kėtė fundvit, kur bėhen zakonisht bilancet, duhet me na prek ndėrgjegjen e fjetur dhe me kuptuar, ku ndodhemi dhe pėr mė tepėr, pse ndodhemi kėtu?
Mitet e lashta, na tregojnė se Pandora hapi kutinė e fshehtėsisė, edhe pse e parandjeu rrezikun. Ndėrkaq Promethue, pėr ti dhurua njeriut liri, u ndėshkua vetė, pranoi flijimin, qė tiu jap njerėzve zjarrin, simbolin e dritės, jetės, urtisė.
Kėto shembuj nė flasin se kauzat e mėdha, idealet e mėdha, janė ato virtyte qė i kanė shoqėruar gjithmonė individėt, shoqėritė dhe i kanė cytur drejtė vlerave mė sublime, mė tė pasosura.
Bota jonė shqiptare, ėshtė nė njė botė e vogėl kaotike. Prandaj lypset ideale, me organizua kėtė kaos tė brendshėm, siē thoshin dijetarė shqiptarėt e viteve tė 30-ta, kėtė kaos qė ėshtė bė tanimė normė shoqėrore.
A do tė jenė me vitin tjetėr, urimet e njėjta pėr jetėn shqiptare? Gjasat janė po, madje pa asnjė hamendėsim. Tė njėjta. Pėr pak dritė, pėr ujė, bukė, pėr punė dhe elemente themelore jete. Assesi mė shumė. Tjerat urime i bėjnė njerėzit e politikės, jo pėr popullin, por pėr vete. Si tė menaxhojnė mė mirė me lirinė e popullit, si ta instrumentalizojnė mė mirė atė, pikėrisht pėr qejfet dhe qėllimet e tyre.
Shqiptarėt janė tmerrėsisht tė dekurajuar nga ēdo gjė. Ata janė tė trazuar, madje, mė shumė se para njė viti. Ata shajnė, shajnė natė e ditė, nėpėr kafe dhe zyre, nėpėr vende pune dhe sheshe, ēdo gjė dhe ēdo kėnd. Shajnė politikėn. Thonė atė qė duhet dhe atė qė nuk duhet. Ata shpresat i kanė varur aty ku sorollaten sharaltantė qė kanė pėrkthyer ēdo gjė me matematikėn e menaxhimit, jo tė shtetit, por tė popullit tė nėnshtruar. Aty ku liria ėshtė njė instrument pėr fjalė, e jo njė mundėsi jete.
Kombi shqiptar bashkėjeton me korrupsionin, degradimet dhe, detyrimisht i pėrjeton, i pranon nė heshtje dhe lutet qė nė vitin tjetėr, sadopak, jeta e tij tė merr kahe me normale. Kėtė lutje e bėnė me shekuj e dekada. Dhe nė kėtė dėshpėrim, peripecitė dhe shpresat pėr diēka mė ndryshe, asnjėherė si janė shuar. Ai pret. Si askush rreth tij. Ai shpreson, edhe kur e kupton se shpresat e tij janė tė ngujuara, aty ku duhet tė bėhen zgjidhjet, te politika, e cila verbėrisht po e shkatėrron kėtė komb, tamam ashtu siē thoshte dijetari i madh shqiptar para disa dekadave, Faik Konica.
Gjuha, si tipari i fundamental qė pėrēon mesazhe, si mjeti i vetėm i komunikimit njerėzor, shpreh dhembjet, dėshirat, mallkimet, lutjet, dėshpėrimin, zhgėnjimin, dekurajimet. Jetėn tonė kombėtare, gjuha publike, ėshtė ajo qė vetėm shpreh dhembjet e pafundme qė e karakterizojnė jetėn tonė. Janė trishtuese skenat politike shqiptare, ku hyjnė dhe dalin, njerėz qė ēdo gjė e matin me kutin e interesave farefisnore, grupore, ideologjike, e jo assesi tė pėrgjithshme. Kur dėgjojmė si flasin politikanėt tanė, nuk ka sesi mos tė trazohet njeriu dhe tė pyet, ku jetojmė ne? Kronikat e pafundme flasin se nė temperatura minus 12 e mė tepėr, nė gjinekologji ska ngrohje, nė X pjesėn e qytetit me vite nuk ka ujė, nė Y rajonin ska rrymė. Mjerimi nuk ka brirė. Madje ky mjerimi ynė ėshtė mė trishtues se i kohės sė Migjenit, kur krahasojmė me rrethin ku jetojmė dhe me trendėt e zhvillimeve nė botė.
Ėshtė dimėr i acartė, ashtu siē dinė tė jenė dimrat ballkanik. Janė aso dimrash tė cilėt sikur pėlcasin nga dhembjet, tė cilat i ngrijnė edhe fjalėt mė tė ngrohta. Ka diēka misterioze nė kėtė. Ka diēka qė ndihmon mendjen me shpjeguar kontekstin tonė shoqėror.
Festat e Krishtlindjeve, janė momentet mė madhėshtore nė botėn perėndimore, qė pasohen nga ndėrrimi i motmoteve, me bė bilancet e vitit qė iku. Dhe me shpreh urimet mė tė mira pėr vitin tjetėr.
Ēfarė bėjmė dhe ku jemi ne?
Inteligjencia shqiptare, vazhdon tė jetė e mjegullt dhe ashtu nėpėr atė mjegull, mbetet pjesa mė e nėpėrkėmbur e kombit tonė. Ajo ēuditėrisht, i pėrkund degradimet dhe i pranon, qoftė nė heshtje, kur si struci gjen strehe pėr vetėn. Elita kombėtare e ka humbur lirinė dhe e ka shitur atė pėr ndonjė darkė, shpėrblim tė vogėl, prandaj del tė jetė e paaftė me orientua drejtė kėtė komb.
E kush ėshtė shkaktar pėr kėtė krizė morale dhe sa ėshtė e aftė, e guximshme ajo pjesa e ndėrgjegjshme e kombit me dal me qėndrime tė menēura dhe frytdhėnėse kundruall zhvillimeve degraduese qė ēdo ditė e mė tepėr, ngjiten nė trupin e dėrmuar kombėtar? Pikėrisht nė kėtė fundvit, duhet me meditua pėr kėtė. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė ēėshtje qė kėrkon analiza dhe shpjegime tė shumėfishta. Mirėpo, na trishton ndėrgjegjja e fjetur e njė elite tė sajuar, e cila sorollatet para kėtyre degradimeve dhe klithmave tė pafundme.
Thuhet, aty kėtu, me tė drejtė se elitat janė bėrė oborrtarėt mė tė instrumentalizuar tė pushteteve tona tė degraduar, tė pushteteve qė ekzistojnė vetėm pėr vete dhe qejfet e tyre. Prandaj edhe zėri i tyre ėshtė i shuar. Ėshtė zė i politikės, me ngjyrė, zė i verbuar, qė ssheh jashta ideologjive tė caktuara e pėrcaktimeve farefisnore, klanore, fetare, qė po i zėnė frymėn kėsaj shoqėrie. Nuk ėshtė zė i inteligjencies, i asaj inteligjencie qė merr jetė me ndjeshmet e popullit, pėrcjell shqetėsimet e popullit dhe reflekton sensin e pėrgjegjėsisė pėr fatin e kombit.
Dhe nė kėtė fund vit, shqiptarėt lutėn, pėr njė politikė qė lukset e saja t i ndėrlidh me lukset e popullit. Shqiptarėt lutėn qė tė organizohet ky kaos dhe vitin tjetėr tmos na trishtojnė dhe tmerrojnė kronikat e pafundme qė shfaqin mjerimin tonė. Shqiptarėt lutėn, pėr njė shtet tė gjithėve. Luten qė aty ku duhet bėhen zgjidhjet, tė mendohet sinqerisht pėr popull. Dhe pėrfundimisht, shqiptarėt nuk duhet me prit Babadimin qė ai tiu sjell lirinė, mirėqenin dhe demokracinė.
Kartolina shqiptare pėr Vitin e ri, qė vite tė tėra, vazhdon tė jetė e njėjta dhe me dėshira identike. Instinkti i njeriut ėshtė me refuzua kėtė.
|
|
|