Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Bėjeni Ushtrinė e Kosovės



Shkruan: Uk Lushi



Shqiptarėt e Amerikės u treguan edhe njėherė tė kohėshėm lidhur me Kosovėn. Tė shqetėsuar me zhvillimet e fundit nė veri tė vendit dhe me disa pėshpėrima mbi planet e Qeverisė sė SHBA-sė tė tėrhiqet ushtarakisht nga Kosova, me datėn 12 dhjetor 2011, njė dėrgatė e Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) u takua nė New York me kongresistin Buck McKeon. Qėllimi i takimit ishte qė z. McKeon, i cili ėshtė Kryetar i Komitetit tė Shėrbimeve tė Armatosura nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, tė informohej mbi pėrshkallėzimin e situatės nė veri dhe nevojėn pėr tė zgjidhur problemet atje para se tė ndodhė reduktimi i planifikuar i trupave amerikane nė Kampin Bondsteel afėr Ferizajt.


Sapo u dha lajmi pėr takimin e delegacionit tė LQSHA-sė me kongresistin amerikan mediat u mbushėn me zallamahi dhe drojė pėr fatalitetin qė mund ta pllakosė Kosovėn pas tėrheqjes sė ushtrisė amerikane. Mėpastaj, pėr ēėshtjen e nivelit tė pranisė ushtarake tė huaj, qė mė sė shumti ėshtė e rėndėsishme pėr Kosovėn, u prononcuan edhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė lloj-lloj rangjesh e spaletash. Tė vetmit qė nuk reaguan ishin autoritetet e Prishtinės.


Mirėpo janė pikėrisht udhėheqėsit e Kosovės qė duhet tė flasin dhe veprojnė sa mė shpejt. Tash ėshtė koha qė Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK) tė shndėrrohet nė Ushtri tė Kosovės edhe formalisht. FSK ėshtė institucioni me tė arriturat mė krenare dhe me tė cilin Kosova mund tė mburret mė sė shumti. Rrėnjėt e Forcės sė Sigurisė shkojnė thellė nė fillimin e shekullit XX, kur, pas rėnies sė Kosovės nėn okupimin serb, u organizuan pėrpjekjet e para kryengritėse, vazhdojnė me rezistencėn e armatosur kundėr pushtuesve nazi-fashistė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe dalin mbi tokė me 1998-1999 kur UĒK-ja me ndihmėn e NATO-s shkatėrroi praninė e Serbisė nė Kosovė. Pasardhėsja e UĒK-sė dhe pararendėsja e FSK-sė – Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) – po ashtu ishin njė histori suksesi e jashtėzakonshme dhe tani ka ardhur momenti qė FSK, si trashėgimtare e njė tradite tė lavdishme, tė shndėrrohet nė Ushtri si ushtritė e ēdo shteti nė botė.


Arsyet pėr tė pagėzuar Ushtrinė e Kosovės janė tė shumta. Sidoqoftė tri prej tyre janė kryesore dhe tė tejdukshme si kristali.


E para: ushtarėt e FSK-sė janė ndėr trupat mė tė pėrgatitur nė rajonin e Ballkanit. Ata janė stėrvitur nga kuadrot ushtarake mė tė mira tė NATO-s dhe Amerikės duke ju nėnshtruar njė dendurie testesh dhe sprovash nėpėr tė cilat kalojnė vetėm trupat elite ushtarake. Pėrkundėr rigorozitetit, nuk ka ndodhur qė pjesėtarėt e FSK-sė tė mos shkėlqejnė. Pra profesionalisht, FSK ėshtė e gatshme tė qėndrojė krah pėr krah me ēdo ushtri tė KFOR-it nė mbrojtje tė Kosovės dhe bile tė marrė pjesė nė operacione luftarake kudo qė NATO ėshtė e angazhuar nė rruzullin tokėsor.


E dyta: ushtarėt e FSK-sė vijnė nga njė sfond multi-etnik. Ata janė sikur popullata e Kosovės – shumica absolute, mbi 90 pėr qind, shqiptarė, por ka edhe boshnjakė, turq, goranė, romė dhe serbė. Ky mozaik i pėrkatėsisė etnike dhe betimi i secilit ushtar tė FSK-sė, qė, nė qoftė se e do nevoja, do tė sakrifikohet pėr qytetarėt dhe integritetin e Kosovės, e bėjnė Ushtrinė e Kosovės tė jetė ushtri mė e pranuar se tė gjitha ushtritė qė pėrbėjnė KFOR-in nė Kosovė.


E treta: kostoja. Njė ushtar i KFOR-it pėrafėrsisht kushton sa dymbėdhjetė ushtarė tė Kosovės. Pėrkthyer numerikisht – me buxhetin pėr 6000 ushtarėt e KFOR-it, qė ende janė nė Kosovė, do tė mund tė mbėshteteshin financiarisht dhe operacionalisht 72 000 ushtarė tė Kosovės. Kosova nuk ka nevojė pėr njė armatė aq tė madhe, sepse gjeneratat qė dinė tė luftojnė janė ende tė gatshme dhe tė pajisura me aftėsi ushtarako-luftarake nga Lufta Ēlirimtare 98-99 dhe do tė mund tė mobilizohen brenda 24 orėve po qe se sulmohet territori i Republikės. Por, njė pjesė e madhe e buxhetit ushtarak tė kursyer nga angazhimi i shtrenjtė i KFOR-it, tani pėr tani, do to mund tė shpenzohej nė blerjen e helikopterėve, aeroplanėve dhe armatimit modern adekuat pėr mbrojtjen e plotė tė Kosovės.


Kosova u ēlirua prej okupimit serb nė qershor tė vitit 1999 si rezultat i pėrpjekjeve tė popullit tė saj dhe ndėrhyrjes vendimtare ushtarake tė NATO-s tė udhėhequr nga Amerika. Republika e re u lind me 17 shkurt 2008 dhe filloi hapėrimet e saj tė para si shtet duke iu falėnderuar nė masė shumė tė madhe kontributit euro-atlantik. Pėr ēdo qytetar tė Kosovės ndihmesa dhe rėndėsia e NATO-s dhe Amerikės pėr Kosovėn janė gjėra tė qarta dhe tė prekshme; porse si qytetarėt ashtu edhe udhėheqėsit e Kosovės duhet ta kuptojnė qė Kosova duhet tė mėsohet tė jetojė e mėvetėsishme dhe tė jetė nė krye tė vijės sė parė tė mbrojtjes nė rast kėrcėnimi.


Amerika ėshtė e investuar nė shumė pjesė tė planetit ku jep kontributin pėr interesat e saj dhe tė paqes botėrore. Shteti mė i fuqishėm nė botė bėn shpenzim racional tė parave tė miliona taksapaguesve tė tij, pėrfshirė edhe taksat e afėrsisht gjysmė milioni tė shqiptaro-amerikanėve. Administrata e Presidentit Obama pėr vitin 2012, i cili ėshtė edhe vit i zgjedhjeve presidenciale, ka vendosur shkurtime dhe ribalancim tė buxhetit tė Departamentit tė Mbrojtjes dhe ristrukturim tė forcave tė armatosura. Kosova nuk duhet tė frikėsohet nga reduktimi i trupave amerikane apo KFOR-it. Shtetet e Bashkuara mund tė zvogėlojnė praninė ushtarake nė Kosovė, veēse Amerika do tė vazhdojė tė qėndrojė pranė Kosovės. Nė rast tentimi pėr invazion nga kushdo qoftė nė Kosovė, SHBA-ja do tė reagojė shpejt dhe me ashpėrsi nga bazat e saj nė Evropė dhe Azi. Kosova ėshtė njė lloj Izraeli i Ballkanit dhe aleate e Amerikės, prandaj Amerika nuk do ta lė Kosovėn vetėm. Qytetarėt, mediat dhe paria e Kosovės e kanė rastin tė kontribuojnė pėr Amerikėn duke i mundėsuar asaj qė tė ul shpenzimet ushtarake nė atdheun tonė. Kosova duhet ta shfrytėzojė momentin qė pėr interes tė saj dhe Amerikės tė zėvendėsojė ushtarėt e larguar tė KFOR-it me ushtarė tė Kosovės.


Tė gjithė qė e duam Kosovėn e kemi shansin qė tė japim pjesėn tonė pėr paqen ballkanike dhe botėrore. Ushtria e Kosovės e formalizuar dhe ligjėsuar edhe de jure do tė ishte faktori kryesor qė do ta pėrmbante Serbinė nga tundimi pėr aventura militariste. Ē’ ėshtė mė me rendėsi, njė Ushtri e Republikės sė Kosovės do tė ishte njė rrethanė détente nė marrėdhėniet Kosovė-Serbi, ēfarė padyshim do tė kontribuonte thelbėsisht nė forcimin e paqes nė Ballkan dhe kontinentin evropian. Prandaj Kosovė – bėje FSK-nė Ushtri tė Kosovės tash – menjėherė!



(Autori ėshtė aktivist shqiptaro-amerikan me banim nė Nju Jork dhe ish-ushtar i UĒK-sė)

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks