|
|
Anton Nikė Berisha: INTERPRETIM MODERN I VEPRĖS SĖ BOGDANIT
Vijimėsi krijuese
Ai qė ka pėrcjellė zhvillimin dhe formimin e Ibrahim Rugovės si teorik dhe kritik letrar nuk mund tė mos pėrmend faktin se ēdo libėr i tij i botuar deri mė tash ka paraqitur njė moment tė shėnuar nė kuadrin e mendimit tonė teorik e kritik-letrar. Kėshtu nė veprėn Prekje lirike (1971) me njė gjuhė tė vaēantė shpre¬hėse-komunikuese ai depėrton thellė nė esencat lirike e kuptimore tė poezisė sė disa poetėve mė tė njohur botėrorė e shqiptarė si, fjala vjen, Bodlerit, Jeseninit, Lorkės, Preverit, pastaj Nolit, Migjenit, Serembes etj.; nėpėrmjet tė gjuhės poetike-interpretuese thellohet nė tiparet dhe cilėsitė artistike e estetike tė poezive tė shqyrtuara dhe arrin njė indentifikim tė plotė me for¬cėn lirike e komunikuese tė krijimit - si determinues e pėrjetėsisė poetike; nė vėllimin Kah teoria (1978) Rugova e vėshtron letėrsinė si diferentia specifica dhe problemet e saj esenciale i trajton nė rrjedhėn e pėrgjithshme (evropiane e mė gjerė) tė mendimit teo¬rik e kritik, pra sjell njė informacion tė rėndėsishėm, tė drejtpėrdrejtė, nga kulturat dhe letėrsitė e tjera. Libri i tretė i tij Strategjia e kuptimit (1980) ėshtė njė veri¬fikim i ri i aftėsisė sė autorit qė tė mirret me problem konkrete tė studimit dhe tė interpretimit tė veprės letrare e tė fenomeneve tė saj, ku sintetizohet e reali¬zohet me sukses praktika letrare - vėshtrimi dhe interpretimi i disa fenomeneve tė krijimit letrar si unitet formėsor, kuptimor e artistik. Disa nga esetė dhe inter¬pretimet qė janė pėrfshirė nė librin nė fjalė janė ndėr mė tė suksesshmet shkruar nė gjuhėn shqipe, me ēka dhe dėshmohet njė vetėdijėsim i mendimit tonė teorik, kritik e interpretues.
Libri mė i ri Vepra e Bogdanit 1675-1685 ėshtė studimi i tij mė i gjerė dhe mė unik pėr njė vepėr tė vaēantė - pėr veprėn e Pjetėr Bogdanit Cuneus Pro¬phetarum (Ēeta e profetėnve), tė shkruar nė gjuhėn shqipe qysh mė 1675 dhe tė botuar nė shqip dhe tė pėrkthyer nė italisht mė 1685 (nė Padovė). Kjo vepėr ėshtė njė dėshmi e re e ngritjes dhe e formimit tė tij si teorik dhe kritik letrar, si interpretues i veprės letrare; autor me njė dije tė thellė rreth problemeve tė shken¬cės sė letėrsisė, por edhe tė fushave e disiplinave tė tjera si estetikės, filozofisė, semiotikės etj.
Qasje pa kompleks
Objekti i veprės sė Rugovės - prezentimi edhe interpretimi i veprės sė Pjetėr Bogdanit Ēeta e pro¬fetėnve ka kėrkuar, pos pėrkushtimit e dėshirės pėr ta studiuar, njohje tė gjerė tė disa disiplinave e proble¬meve, qė i imponon vetė problematika qė trajtohet nė veprėn e Bogdanit dhe qasje pa kompleks pikėpamjeve qė shtrohen nė tė. Pėr fat tė mirė kėto cilėsi janė evi¬dente dhe dalin nė shesh nė gjithė sistemin e koncep¬timit, prezentimit e realizimit tė studimit tė Rugovės, qoftė kur bėhet fjalė pėr veprėn si tėrėsi, qoftė kur shkoqiten dhe interpretohen probleme tė veēanta e konkrete.
Cuneusi i Pjetėr Bogdanit iu ka imponuar Rugoės si njė vepėr monumentale e letėrsisė sonė tė vjetėr, por edhe letėrsisė sonė nė pėrgjithėsi, nė tė cilėn pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe, nė njė nivel, me njė gjerėsi e nė kompetencė tė tillė, shtrohen, theksohen e shko¬qiten problem tė rėndėsishme teologjike, filozofike, letrare e estetike, kosmogonike etj. Ato nuk janė shtruar dhe konceptuar rastėsisht dhe dosido, sepse, sikur thekson autori, Cuneusi
nuk ėshtė (vepėr) thjesht speciale, qė i kushtohet vetėm njė problemi tė vaēantė. Pėr kah ideja themelore mund tė konsiderohet si e tillė, po pėr nga problemet e shumta, marrė nė objektin e vrojtimit dhe tė shqyrtimit tė vet, disa klasematika problemesh e ēėshtjesh rreth njė apo disa ideve qendrore e esenciale. Prandaj e gjithė vepra ėshtė njė pratikė filozofike, njė filozofim i pasur dhe i thelluar me argument mbi krijimin marrė nė kupti¬min mė tė gjerė dhe mbi jetėn dhe pėrvojėn njėrėzore nė planin e vendosjes dhe tė shqyrtimit dhe pse tė gjitha kėto nė kėtė vepėr thuhen me Njė ligjėrim inte¬lektual e energjik nė krijim dhe nė formulim.
Mbi bazėn e njė sistemi tė veēantė tė vėshtrimit dhe tė interpretimit (pasi jep tė dhėna pėr veprėn e Bog¬danit, pėr gjenetikėn e saj dhe pėr figurėn intelektuale tė autorit) Rugova i qaset dhe e zbėrthen konceptin teologjik shtruar nė veprėn e Bogdanit, historinė e ekzistencės sė njeriut-qenien e pavarur (Ente inde¬pendente) - Zotin, por edhe ēėshtje tė filozofisė sė Mesjetės, me tė cilėn teologjia (nė kohėn e Bogdanit) ishtė nė njė lidhje tė fortė; ato bashkėjetonin dhe bashkėvepronin ngushtė me njėra-tjetrėn. Po ashtu pėr shkrimin e jetės sė Krishtit nga ana e Bogdanit (Pjesa e dytė e Ēetės sė profetėnve) e sheh dhe e trajton si njė formė ligjėrimi e shkrimi mė elemente letrare artistike, pėrkatėsisht nė tė sheh fillet e prozės shqiptare tė shkruar - si dėshmi ekzistimi dhe formimi tė gjuhės shqipe si gjuhė poetike e tė aftėsisė sė saj komu¬ni¬kuese. Kėtyre dhe problemeve tė tjera Rugova u qaset pa kompleks e pa paragjykime. Ato i vėshtron nė kuadrin e disiplinave e tė logjikės pėrkatėse tė veprės e tė kohės, por edhe tė kontinuitetit tė mendimit qė ka ekzistuar mė parė dhe qė ka pasur mė vonė.
Moderniteti i veprės dhe moderniteti i shkrimit
Njė ndėr vlerat e librit Vepra e Bogdanit e I. Rugo¬vės qėndron nė vetė analitikėn e tekstit tė Ēetės sė profetėnve, asaj qė ekziston nė tė si qenėsi mendimi dhe realizimi. Koncepcioni i qasjes dhe i interpretimit tė fenomeneve qė kanė gjetur vend nė studimin e I. Rugovės ngritet e realizohet mbi bazėn e modeleve e tė studimit modern tė veprave letrare, klasike apo bashkėkohėse (Kurciusi, Barti etj.). Problemet vėshtro¬hen e interpretohen nė kompleksitetin e tyre - tė li¬dhura ngushtė me atė qė del nga vetė vepra, nga teksti, por edhe nė njė rrafsh mė tė gjerė, nė njė korelativitet mendimi e ekzistimi nė disa periudha kohore. Nė rend tė parė problemet vėshtrohen brenda Cuneusit, pastaj me mendimet e kohės sė Bogdanit, por edhe me ato qė i kanė paraprirė (vihen nė raport me burimin), qoftė me Mesjetėn e hershme, qoftė me Antikėn ose me mendimet qė kanė vazhduar tė dominojnė mė vonė. Problemet vėshtrohen nė kėtė mėnyrėn jo vetėm pėr tė vėnė nė pah gjerėsinė dhe thellėsinė e njohurive tė Bogdanit, por pėr tė dėshmuar burimėsinė, vijmėsinė dhe aktualitetin e tyre.
Rėndėsia e madhe dhe moderniteti i veprės sė Pjetėr Bogdanit Ēeta e profetėnve, sipas Rugovės, qėndron nė faktin se ajo shtron ato probleme qė kanė qenė aktuale pėr kohėn kur jetoi Bogdani, por qė janė aktuale edhe pėr mendimin e sotėm, pėr bashkėko¬hėsinė. Ato madje do tė jenė edhe objekt shqyrtimesh i periudhave qė do tė pasojnė, kurdo qė do tė veprojė dhe tė ekzistojė njeriu. Kėshtu do tė dukej sipas tij, njė udhėtim nėpėr universin qė funksionon dhe materia¬lizohet nė Ēetėn e profetėve: sė pari Ideja-Zoti, Hyji, Natyra, Bota, Njeriu, Zoti-Njeriu, Natyra-Njeriu, pas¬taj shtegtimi nėpėr aktin e krijimit, nėpėr Konceptet e mendjes njerėzore, ku (nė gjithė kėtė univers) ndihet, shihet e vepron kthjelltėsia dhe drita e hapėsirės uni¬versal e vendore reale, pėrmbushur me dritėn medite¬rane, me Logosin, me Rastion, apo me Arsyen e shkėl¬qimit mesdhetar (thėnė gjenetikisht). Vėrtet nė Cuneus bėhet fjalė pėr qenien me njė atribucion tjeter, por ajo mund tė realizohet edhe sot, tė pėrafrohet mė proble¬met e stme, sepse qenia vazhdimisht ėshtė nė qendėr tė vemendjes sė refleksionit filozofik e njerėzor, qeniet jashtė njeriut apo tė lidhura me ekzistimin e tij (fjala vjen Natyra etj). Sė kėndejmi pluraliteti i zgjidhjeve nuk e zvogėlon esencėn kuptimore dhe koekzistenciale tė problemeve nė kohė dhe hapėsirė. Kjo shpjegohet me faktin se veprėn e Bogdanit, e cila e bėn ekzisten¬cėn nė fjalėn-gjuhėn tonė, e shikojmė, ashtu siē jemi mėsuar ta shikojmė klasikėn botėrore, nga esenca e problematikės universale qė shtrohet, po ashtu, nė vep¬rat e Platonit, Aristotelit, Shėn Augustinit, Toma Akui¬nit, nė Bibėl etj. Pra, siē thkeson Rugova, vepra e Bogdanit nuk na vjen pa ideologjinė e vet, por me problematikėn e saj zgjon vazhdimisht interesimin, prandaj me gjuhėn, me stilin e shkrimit e tė shprehurit, me sistemin e nocioneve shqip, me frocėn e argu¬mentit, me mėnyrėn e konceptimit tė problemeve gjithėkohore, ajo paraqet bazėn e modernitetit tonė intelektual e ekzistencial.
Thellėsi vrojtuese dhe aftėsi interpretuese
Duke e studiuar me pėrkushtim vepren e Bogdanit Ēeta e profentėnve I. Rugova ka dėshmuar pėr the¬llėsinė e vrojtimit tė problemeve, qoftė kur ka bėrė fjalė pėr problem teologjike e filozofike, pėr raportin varėsor dhe kushtėzues, pra pėr pėrkimet e teorisė dhe tė praktikės sė teologjisė dhe filozofisė (historia e ekzistencės, triniteti, filozofia e natyrės, trupi-shpirti, natura naturans - mimesisi, teoria e dytė vėrtetave, kategoritė estetike etj.), pėr kategorinė e kohės e tė hapėsirės (koha esenciale dhe koha ekzistenciale, mitologjia etj.), qoftė nė praktikėn teorike letrare e poetike, pėr stilin, tiparet e ligjėratės etj., ēėshtje qė pėrbėjnė esencėn e veprės sė Rugovės. Qasjen dhe interpretimin e shumė problemeve tė veēanta ai nuk i ka bėrė qė tė dėshmojė heterogjenitetin e veprės sė Bogdanit, po tė prezentimit, tė interpretimit dhe tė pėrafrimit tė saj sa mė adekuat me preokupimet dhe botėkuptimin e lexuesit tė sotėm. Problemet e zėna ngoje, siē theksuam, autori i studimit i merr nė kuadrin e esencės tekstore e kuptimore, qė drejtėpėrdrejt dalin nga vepra, por edhe nė njė korelativitet tė problemeve, tė problemeve nė funksion tė prezentimit dhe tė ilustrimit, tė argumentimit tė ideve e tė pikėpamjeve si dhe tė kontekstit, tė funksionit tė kuptimėsisė sė veprės sė Bogdanit si tėrėsi. Kėshtu njė vend njė vend tė vaēantė Rugova ia kushton praktikės teorike-letrare dhe praktikės poetike tė Cuneusit, ku vė nė dukje njė mori faktesh pėr rėndėsinė e shumėfishtė tė kėsaj vepre - si dėshmi e ekzistimit dhe e zhvillimit tė kėtyre fushave tė dijes nė kuadrin e krijimtarisė, por i bėn njė interpretim tė thukėt poezisė origjinale tė Pjetėr Bogdanit e tė Lukė Bogdanit, por edhe tė poezisė sė pėrkthyer nga P. Bogdani, sidomos sibilave, tė pėr¬fshira nė Ēetėn e profetėnve.
Dhe, nė fund - nėse i kthehemi mendimit tė A. Stratikoit, cituar si kryemoto nė librin e Rugovės, se Cuneusi i Bogdanit - le tė jetė objekt vėrtet i denjė pėr studime tė mėdha jo vetėm shqiptarėt, po edhe pėr dijetarėt e kombeve tė tjera, atėherė themi me plot gojė se me veprėn e vet I. Rugova vuri njė gurėthemel nė prezentimin e studimin modern tė veprės sė Bogdanit dhe hapi kėshtu rrugėn pėr studime tė tjera, tė specializuara, qė do tė duhej tė pasonin nė ndriēimin e shumė aspekteve tė saj, sepse siē pohon Rugova nė njė vend, sa mė shumė do tė ēmojmė e vlerėsojmė kėtė vepėr, aq mė shumė do tė na ēmojnė tė tjerėt
Nuk mund tė mos e shprehim bindjen tonė tė thellė se tash ekzistojnė forca qė ky mendim tė mos mbetet vetėm si konstatim.
1982
|
|
|