|
|
Xhavit Beqiri: Rugova arti i leximit
Me i tregue dikujt, qi ka lindė nbregdet, se deti āsht mahnitės, se kaltėrsia e tķ qiellore āsht e mreku¬llueshme; me e bindė bjeshkatarin se majat e bjeshkės shkėlqejnė nga bardhsia e borės, se ajo bjeshkė āsht madhėshtore; me i diftue nji arkitektit nzā pse nji urė āsht ndėrtue mirė a keq; me e mėsue nji fėmķ cilėn lodėr me e dashtė ma shumė, kur ai, vetė, āsht mje¬shtėr i zgjedhjes tasaj qi i pėlqen, āsht mjeshtėr i refuzimit tasaj qi nuk i pėlqen
Ja, kjo, nė njifarė mnyre, duket se āshtė detyra e kritikut letrar! Detyrė e nemun, punė Sizifi!
Detyra e kritikut āsht shumė e rrshqitshme. Ai rreket me ua ndriēue tjerve gjānat qi ata munden me i pā e me i pėrjetue fort mirė vetė, rreket me ua zbu¬kurue tjerve gjānat pėr tcilat ata munden mos me pasė asnji interesim (sepse, tashmā, mund tkenė zgjedhė me pėlqye gjāna tjera, thellsisht ma tpėrso¬suna, sipas pikėpamjes e afeksionit ttyne).
* * *
E panėnshtrueshme, e pabindun, nazeqare
kjo āsht pema, tcilėn duhet me e ujit kritiku, e prej tcilės, shpeshhere, ai vjel (vetėm) fruta thidhuna!
Po, sado e rrezikshme, kjo detyrė i ka grishė e vazh¬don me i grishė shumė mjeshtra tpenės, shumė menim¬tarė, shumė krijues.
Te na, nKosovė, gjurma tpashlyshme nfushė tmenimit kritik letrar, pa kurrnjifarė dyshimi, ka lanė studjuesi e kritiku Ibrahim Rugova. Edhe pse nfilli¬met e krijimtarisė letrare ai u shfaq si poet, profili i studjuesit e i kritikut, me gjasė, ka me e sunue gjith¬monė emnin e Ibrahim Rugovės poet. Kjo, masi ai dha rezultate shumė ma tnalta pikėrisht nkėto fusha, nstudimet letrare dhe nkritikėn letrare.
* * *
Profili kritik i Ibrahim Rugovės, nletrat shqipe, ka mbetė i veēantė edhe pėr drejtpėrdrejtshmėrinė qi e shquente. Rugova qe prej tpaktėve kritik qi pohonte hapun, pra, vlersonte (shih: Strategjia e kuptimit, v. j.): Libėr i dobėt, libėr i parėndėsishėm, libėr i zakon¬shėm, libėr interesant, libėr interesant pėr kohėn, libėr interesant dhe iniciues, libėr i mirė, libėr i mirė e me ndikim.
Ndukje e thjeshtė, po nkontekstin tonė sociokul¬turor (pse jo edhe sociopolitik), sidomos nkohėn e shkrimit ttyne, kto vlersime kanė qenė shumė sinji¬fikative. E, mu pėr ktė, nji profil i tillė kritiku, nkėtė bollėk botimesh e autorėsh qi kemi sot, kish me qenė fort i nevojshėm. Lexuesi shqiptar ka nevojė pėr vlersime si ato tRugovės, tdrejta, tashpra, jokonfor¬miste!
* * *
Rugova njohu teoritė e shkollat e leximit modern, u vlersue si njāni prej strukturalistave tparė nKosovė (sbashku me Rexhep Ismajlin e Sabri Hamitin), stu¬djoi e riaktualizoi Bogdanin. Pėr tgjitha kėto emni i tij ka me mbetė referencė e pakalushme nstudimet tona. Porse, veēanti e punės sė Rugovės vite me radhė qe edhe leximi i bashkohanikėve, pėr veprat e tcilėve ai la menime shumė tdobishme. Une, ktu, kisha me e veēue leximin qi Rugova i bante nvazhdimsķ poezisė sė Ali Podrimjes, poet i njohun pėr gjuhėn e kursyeme, pėr mjeshtrinė e krijimi tfigurės poetike, pėr shkath¬tsinė e tfolunit eliptik e ironik.
Rugova, menoj, ka me mbetė edhe pėr shumė kohė lexuesi ma i mirė i poezisė sė Ali Podrimjes, lexuesi i tķ i parė.
* * *
Me bashkjetue me nji vepėr, me ecė krahė saj, sāsht punė hiē e lehtė. Rugova asnihere si ka pritue ktķ ballafaqimi, gjithnji tue ia dalė mbanė. Me poezinė e Podrmijes ai sikur ka pasė njifarė lidhje tveēantė, njifarė ndjesije fort personale. Rugova ka shkrue disa here pėr krijimet e poetit Podrimja, ka vlersue Torzon, madje e ka bā tgatshme pėr botim, shoqėrue edhe me ni parathanje, antologjinė Drejtpeshimi, botue nga Rilindja, nPrishtinė, me 1981. Dhe, edhe pse, nder¬koh, botimet e poezisė sė Ali Podrimjes kanė qenė tshumta - e poeti botoi ma vonė kryeveprėn e tķ me poezi Lum Lumi - niveli i ksaj antologjie tpregaditun nga dora e kujdesshme e Rugovės ka mbetė i paarri¬tun.
* * *
Si e thotė edhe vetė, pėr me ia rikujtue lexuesit, Rugova, ēashtje iniciale tshkrimit tė tķ e bān pėrfu¬ndimin e nji shkrimi tmaparshėm, tcilin ai e kish shkrue me rastin e ribotimit tlibrit Torzo, njanar 1979.
Tue (ri)argumentue Idealitetin e Podrimjes, idealiz¬min e bukur poetik e artistik, Rugova rimerr frazėn e fundit tpasthanies sė botimit tė dytė tlibrit Torzo dhe e vendos nfillim tparathanies sė antologjisė Drejtpe¬shimi: Fundi i fundit, poeti nuk do torzo, po figura, qenie komplete. Idealizėm i bukur poetik e artistik! Por, si gjithmonė kur ėshtė fjala pėr funksionin e artit, i nevojshėm dhe fisnikėrues
Rugova e ēmon librin Torzo si fakt tė rėndėsishėm letrar, si libėr me tcilin Podrimja arrin bindshėm standardizimin e poezisė sė tij, qė do tė thotė tekstit tė tij poetik. Ma tutje, tue analizue semantikėn e figurės torzo, Rugova shkruen se etimologjikisht dhe realisht na sjell te kuptimi burimor se ajo ėshtė figurė njerė¬zore e dėmtuar, e gjymtuar, e cunguar, fundja e defor¬muar, baras me shėmtinė. Dhe kjo torzo ngritet nga procesi i torzionit, i deformimit maksimal tė figurės njerėzore.
Brenga e poetit Podrimja, revolta e madhe, shpėr¬then me ironinė e skajshme - tė vetmen mundėsi tė artit, siē shkruen I. Rugova - kundėr botės sė torzio¬nuar. Kshtu, poeti e interpretuesi/kritiku bashkohen nė nji pikė: tė dy se duan paplotninė e torzos, pėrkun¬drazi e luftojnė, me tvetmen mundsi qi kanė: me artin e bukur tshprehjes poetike (i pari) dhe me urtinė e gjersinė e menimit kritik (i dyti).
Nė raportin Poeti (Podrimja) - Kritiku (Rugova), une, po e pėrsėris, e ēmoj shumė ma tepėr rolin e Rugovės: Lexues. Lexues i parė i veprės sė Podrimjes. Fundja, e sna ftonte Barti dikur me heqė dorė nga iluzioni i fundit: Kritiku nuk mundet me asgjė ta zėvendėsojė lexuesin. Ėshtė e kotė qė kritiku mburret - apo prej tij kėrkohet - se zėrin e vet, sado i respek¬tueshėm qė tė jetė ai, ia huazon leximit tė tė tjerėve, se vetė ėshtė vetėm njė lexues tė cilit, pėr shkak tė dijes apo tė gjykimit tė tij, lexues tė tjerė ia kanė besuar shprehjen e ndjenjave tė veta, shkurt se pėrfaqėson tė drejtat e njė kolektiviteti mbi veprėn. Pse? Sepse, edhe nėse e pėrkufizojmė kritikun si lexues qė shkruan, kjo do tė thotė se lexuesi nė rrugėn e vet ndeshet me njė ndėrmjetės tė rrezikshėm: shkrimin
Nmes kritikut e lexuesit, ky i dyti, natyrshėm, rri npozitė ma komode. Nuk ka pse me marrė qėndrim. Artin e poezisė e shijon vetėm dhe ska pse i jep llo¬gari kurrkujt. Me nji fjalė, lexuesi āsht sovran nbotėn e vet. Pėrkundarazi, kritikut i duhet me u pozicionue, ngaqė ai (vetė)ngarkohet me detyrėn e rishkrimit tvep¬rės, ai duhet me e ritregue atė qė ka lexue... madje, tue bā pėrpjekje me i orientue edhe tjerėt kah njifarė tipi a qasje e leximit.
Por, thotė Barti, tė prekėsh njė tekst, jo me sy, po me shkrim, kjo midis kritikės dhe leximit krijon njė humnerė, poatė humnerė qė ēdo domethėnie e veēon nė anėn shėnjuese dhe tė shenjuar. Sepse pėr kuptimin qė ia jep veprės leximi, si pėr njė tė shenjuar, askush nė botė nuk di gjė, ndoshta pėr shkak se ky kuptim, duke qenė dėshirė, vendoset pėrtej kodit tė gjuhės.
Barti insiston se vetėm leximi e do veprėn, mban me tė njė raport tė dėshirės, ndėrsa tė kalosh nga leximi nė kritikė do tė thotė ta ndryshosh dėshirėn, do tė thotė ta dėshirosh jo mė veprėn, po ligjėrimin e vet. Por me vetė kėtė veprėn ia kthejmė dėshirės sė shkrimit, prej sė cilės ka lindur. Kėshtu sillet tė folurit rreth librit: me lexue me shkrue: e gjithė letėrsia sillet nga njė dėshirė te tjetra
Kshtu, mbėrrijmė te dėshira pėr me shkrue diēka tre pėr atė qė kemi lexue, krijojmė diēka tre, qi kurrsesi sāsht si e para. Vepra e Poetit āsht krijim, Vepra e Kritikut āsht tentim pėr me e ritregue krijimin, megjithėse edhe kjo paraqet njifarė krijimi, qi mā shumė āsht ligjėrim mbi krijimin (e parė), sesa krijim mvete.
Pėr me e pėrfundue, po e citoj tshkėlqyeshmin Ilhan Berk: Takimi me poezinė, ėshtė takim me mrekullinė, thuajse ardhje pėr sė dyti nė kėtė botė. Takimi me poezinė ka kuptimin e rishikimit, riprekjes dhe rinjohjes sė ēdo gjėje. Ka kuptimin e marrjes qėndrim. Takimi me poezinė ėshtė lėnie mėnjanė e tė gjitha njohurive tė fituara mbi botėn deri nė ēastin gjegjės, ėshtė lėnie e njerėzve dhe e gjėsendeve dhe shikimi i tyre prej aty. Po ashtu kjo, qartas, do tė thoshte edhe rėnie nė njė zbrazėtirė tė madhe, gėlim e zvarritje. (A sfolėm pėr ardhjen nė kėtė botė rish¬tazi?).6
Askush, pra, nuk mundet me i tregue askujt se si āsht ndije kur e ka pā dritėn e diellit herėn e parė. Secili e ka rrėfimin e vet pėr atė ēast tė mrekullue¬shėm. Nmos ditt me e tregue, din me e jetue nmnyrėn e vet, krejt tveten, e cila, njikohsisht, āsht edhe ma e shndritshmja. Se, āsht sall e tķ. E askujt tjeter!
(Marrė nga libri Rugova i letėrsisė, 2012, i cili porsa doli nga shtypi. Pėr shkaqe teknike u hoqėn fusnotat)
|
|
|