Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

TĖ mbrohet flamuri kombėtar



Shkruan: Frank Shkreli

Kohėt e fundit, Ministri i Jashtėm i Kosovės, Z. Enver Hoxhaj bėri njė vizitė zyrtare nė Mal tė Zi dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė vizitoi edhe ai zyrtarisht Maqedoninė. Nuk ėshtė e qartė se ēka u arrit gjatė kėtyre vizitave zyrtare tė ministrave shqiptarė pėr avancimin e marrėdhėnjeve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė me dy vendet fqinje, por duke u bazuar nė disa fotografi nga takimet zyrtare tė ministrave shqiptarė nė Podgoricė dhe Shkup, gjėja qė bie nė sy ėshtė se kėto vizita kishin diēka tė pėrbashkėt -- ndoshta me koincidencė --mungesėn e flamujve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė nė disa prej dhomave tė takimeve zyrtare me homologėt e tyre.

Ajo qė mė habit mė shumė, nuk ėshtė fakti se Podgorica e Shkupi zyrtar sillen nė kėtė mėnyrė ndaj simboleve tė shteteve shqiptare me homologėt e tyre shqiptarė, por mė tepėr ėshtė reagimi ose mė mirė tė them mos reagimi zyrtar dhe as nė media ndaj njė fenomeni tė tillė. Kėjo nuk ėshtė asgjė e re qė fqinjėt tanė sillen nė kėtė mėnyrė, pasi sharjet dhe mos respekti pėr shqiptarėt dhe simbolet e tyre janė tė njohura mirė dhe popullėsia sllave (zyrtarisht huliganėt) i ka shfaqur e vazhdon t' shfaqė nė publik gjatė ndeshjeve sportive dhe evinemente tė tjera publike. Por, fatkeqsisht duket se jehona, e thirrjeve anti-shqiptare raciste tė ''huliganėve'' sllavė, si ''shqiptar i mirė je veē i vdekur'' dhe ''shqiptarė ju presin dhomat e gazit'', ėshtė pėrplasur edhe nė muret e kancelerive tė Podgoricės dhe Shkupit, nėn petkun e diplomacisė.

Heshtja e faktorėve politikė shqiptarė nė lidhje me shfaqje tė tilla anti-shqiptare, sidomos nė nivele zyrtare, ėshtė vėshtirė tė kuptohet. Dikush mund tė thotė, mos u mėrzit se kėto shqetėsime zyrtarėt shqiptarė ua kanė shprehur kolegėve tė tyre malazezė e maqedonas nė mėnyrė tė qetė e diplomatike, prapa skenash. Kjo mund tė ketė ndodhė, por problemi ėshtė se mungesat e flamurit tė shtetit tė Kosovės nė takimet e Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės nė Podgoricė dhe Minisitrit tė Mbrojtjes tė Shqipėrisė nė Shkup ishin publike, pėr tu parė nga tė gjithė, e si e tillė duhej tė kishte deklarata tė drejtė pėr drejta e publike, nė lidhje me kėtė skandal. Pse njė gjė e tillė nuk ndodhė nė Uashington, Londėr, Berlin, Romė e Paris?

Shqiptarėt kanė tė drejtė tė dijnė se pse simboli i tyre shtetėror dhe kombėtar nuk ėshtė i pranishėm nė takime tė tilla, ashtu siē e kėrkon protokolli diplomatik. Pasi gjithmonė, por sidomos nė kėtė 100-vjetor tė ngritjes sė kėtij flamuri, ky ėshtė simboli i arrijtjeve kombėtare dhe burim krenarie. Ėshtė identiteti dhe simboli i historisė dhe idealeve pėr pavarėsi e bashkim tė shqiptarėve. Ky flamur simbolizon historinė, po se po, por edhe tė ardhmen. Si i tillė, rreth kėtij flamuri duhet tė mblidhen tė gjithė, ta respektojnė e ta nderojnė, por mbi tė gjitha ta mbrojnė, para armiqėve tė vėrtetė dhe para miqėve tė rrėjshėm.

Fqinjėt tanė nė veri, nė lindje dhe nė jug duhet ta dinė tanimė se – edhe nėqoftse nuk ia njehė flamurin dhe realitetin e sotėm politik nė Ballkan -- shqiptari nuk do tė shkrihet as nuk do tė zhduket. Ai do tė jetė aty. Ai vetėm kėrkon tė jetojė i lirė nė shtėpinė e vet, nė paqė dhe marrėdhėnje tė mira dhe respekt pėr tė gjithė fqinjtė pa dallim, nė pritje tė tė njėjtit respekt dhe vullnet tė mirė edhe nga fqinjtė e shqiptarėve.

Faktorėt politikė shqiptarė anė e mbanė trojeve nė Ballkan duhet ta dinė se ēėshtjet e pėrkohėshme politike dhe ekonomike janė tė rėndėsishme, por mė tė rėndėsishme janė vlerat kombėtare afat-gjata, janė ato vlera qė bėjnė historinė e njė kombi: vlerat tė cilat burrat e gratė i nderojnė dhe i ruajnė me dashuri brez pa brezi – vlera pėr tė cilat burra e gra gjatė historisė kombėtare kanė dhėnė jetėn e tyre dhe tė fėmijve tė tyre pėr lirinė dhe pavarėsinė qė gėzojnė sot shqiptarėt. Prandaj, gjykimi i realitetit tė vėrtetė duhet tė pėrcaktohet nga e vėrteta historike e idealeve dhe jo vetėm nga kalkulimet e pėrkohėshme tė pushtetit e tė politikės.

Mė nė fund, ndėrsa fisi shqiptar po sheh dhe ėshtė gati tė pėrjetėsojė tė vėrtetėn historike, ėshtė mirė qė edhe pėrfaqsuesit e tij tė shohin rreziqet dhe fatkeqsitė qė mund tė vijnė nga mungesa e mbrojtjes sė vendosur tė kėtyre vlerave dhe simboleve tė kombit, sidomos kur nepėrkėmben nga tė huajt pa ndonjė provokim.

Shpresoj qė tė gjithė, varėsisht nga rrethanat nė tė cilat jetojmė dhe ku jetojmė, tė jemi mbrojtės tė denjė dhe shėrbėtorė tė idealeve dhe vlerave afatgjata tė kombit.





Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks