Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Diaspora jonė dhe identiteti qė duhet ushqyer




Shkruan Faton Abdullahu


Nėse ne nuk do t’ia ēojmė diasporės tonė Kosovėn atje ku ajo punon dhe jeton, nėse asaj nuk do t’ia servirim Kosovėn e ndryshuar dhe tė re, me tė gjitha ato qė i ka sot dhe qė i ka pasur dje, me gjuhėn, kulturėn, traditėn dhe shumėēka qė ėshtė akumuluar nė memorien e re dhe tė vjetėr kolektive, nėse nuk e bėjmė kėtė pandalshėm dhe me pėrditėsime tė nevojshme e me baza tė shėndosha nacionale e qytetare, kjo diasporė jona jo vetėm qė do ta harrojė Kosovėn dhe ēdo gjė qė lidhet me te, por kjo zbrazėsi e krijuar, gjithsesi herret e vonė do tė mbushet me diēka tjetėr, me diēka ndryshe, me diēka qė nuk ėshtė e Kosovės, qė nuk ėshtė jona, e qė nė disa raste as qė funksionon dhe gėrshetohet mirė dhe dobishėm me atė qė ėshtė e jona dhe e cila mund tė kthehet edhe nė pengesė nė tė ardhmen, kur ne mund tė bėjmė pėrpjekje tė vonuara qė ta ringjallim atė me nevojėn e kuptuar vonė se diaspora ėshtė e jona dhe se na duhet shumė dhe pėr shumėēka dhe nė ēdo kohė.
Kjo hapėsirė do tė mbushet me njė identitet tė ri, si njė kėrkesė, por edhe nevojė normale njerėzore, e sidomos do tė ndodhė ky fenomen tek tė rinjtė tanė pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė lindur dhe janė duke u shkolluar dhe edukuar nė vende tė ndryshme tė botės, kurse prindėrit i kanė shqiptarė nga Kosova por kohė tė gjatė nė gyrbet. Me cilin identitet do tė pėrmbushet kjo zbrazėsi? Kjo gjithsesi do tė varet nga ajo se nė cilin vend do tė jetė mėrgimtari, do tė varet nga shumė faktor. Kjo nuk do tė thotė detyrimisht se nėse ai ėshtė ta zėmė nė Londėr identiteti i tij i munguar prej shqiptari do tė mbushet me identitet tė ri prej anglezi apo britaniku. Jo mund tė mbushet me diēka krejt ndryshe, sikundėr ta zėmė me identitet tė ri arabo-mysliman apo irlandezo - krishtere. Nė anėn tjetėr mund tė konstatojmė sepse ėshtė dėshmuar shumė se dy identitete mund tė bashkėjetojnė sado qė mund tė jenė tė dallueshme. Bota ėshtė plotė me raste tė kėtilla. Por halli i diasporės tonė nuk ėshtė se tek ajo sidomos te tė rinjtė tanė kemi tė bėjmė edhe me njė identitet tė ri shtesė, por me davaritjen graduale por tė pandalshme tė identitetit shqiptarė. Kjo davaritje ka efekte jo tė mira. Nė rend tė parė nė tė ardhmen e afėrt kjo do tė thotė se ne si shtet dhe shoqėri nuk mund tė llogarisim pėr asgjė tek ata. Kurse tjetra ėshtė se ata duke mbetur shumė pak shqiptarė marrin identitete tė reja herė jo funksionale me shqiptarizmėn e herė edhe identitete tė reja nė kundėrshtim me bazat e identitetit shqiptarė. Shpjeguar kėshtu mund tė kuptohet se si njė i ri shqiptarė nga Kosova konverton duke e pėrqafuar ideologjinė islamiste dhe ėshtė nė gjendje edhe tė ndėrmarrė akte terroriste kundėr forcave tė ndryshme perėndimore nė shenjė pėrkrahje tė kėsaj ideologjie. Kjo mund tė ndodhė dhe po ndodhė vetėm atėherė kur tek ky i ri ėshtė shkėputur ēdo kontakt dhe informacion i vėrtetė me Kosovėn, me institucionet e Kosovė, me kulturėn dhe traditėn tonė e mbi tė gjitha me identitetin shqiptarė.
Ėshtė e dėshmuar nė mėnyra tė ndryshme dhe kohė tė gjatė se vetėm familja nė diasporė nuk ėshtė e mjaftueshme qė ta mbajė gjallė identitetin shqiptarė atje ku janė kurbetēarėt tanė. Familja mund tė bėjė shumė, duke filluar nga mbajtja gjallė e gjuhės shqipe, duke festuar festat tona dhe nė mėnyrėn tonė, dhe nė shumė forma tė tjera nga mė tė ndryshme. Por nė ato rrethana, pra atje ku ēdo gjė tjetėr nuk ėshtė shqiptare, kjo assesi nuk ėshtė e mjaftueshme. Prandaj pėr kėtė familjes i duhet ndihma dhe kėtė ndihmė askush mė mirė nuk mund tė jap se sa institucionet e Kosovės. Kjo nuk ėshtė e lehtė, pėrkundrazi. Nė tė vėrtetė kjo as qė ka ndodhur ndonjėherė deri mė tani. Kurbetēarėt e Kosovės qė nga koha kur ka pėrfunduar lufta, janė lėnė si ėshtė mė sė keqi. Sot organizimi i shqiptarėve tė Kosovės, pra i diasporės tonė, ėshtė pėr tė tė ardhur keq. A jemi tė vetėdijshėm se nga kjo po humbim shumė dhe tė gjithė.
Dikur diaspora shqiptare ishte e organizuar edhe mirė edhe mbi baza tė shėndosha kombėtare. Problem ishte vetėm se ato ishin tė ndara mbi baza partiake, tė cilat importoheshin nga Kosova, por si rezultat i shtypjes dhe diskriminimit tė madh kombėtar qė po na bėnte Serbia, por edhe vetėdijes sė lartė nacionale dhe atdhedashurisė, ato dallime u tejkaluan dhe uniteti kombėtar u bė parėsor nė diasporė. Prandaj nga kjo perspektivė mund tė thuhet se diaspora e jonė ka qenė nė nivel tė detyrave qė ja ka parashtruar koha edhe nė aspektin e ndihmės me para edhe nė aspektin e internacionalizimit tė ēėshtjes sė Kosovės, por edhe tė ndihmave tė tjera. Natyrisht se ka mundur tė bėhet mė shumė, por gjithsesi ėshtė bėrė shumė dhe kjo, jo qė nuk mund tė mohohet, por kjo do tė duhej tė shpėrblehet sot. Dhe mėnyra mė e mirė por ta shpėrblyer sot diasporėn tonė ėshtė ndihma konkrete nga Prishtina zyrtare qė ajo tė orientohet drejtė sidomos nė aspektin kulturor dhe nacional tė organizohet mirė mbi baza tė shėndosha nacionale dhe mbi baza tė traditės sonė dhe me krijimin e lidhjeve tė pėrhershme dhe funksionale me institucionet shtetėrore tė Kosovės. Pėrkundėr tė gjithave se ēka ėshtė thėnė pėr krijimin e Ministrisė sė Diasporės, ajo ėshtė njė nismė e mirė dhe me parakushte shumė tė mira, pėr tė bėrė njė punė tė madhe dhe shumė tė rėndėsishme pėr diasporėn. Gjithandej ku janė shqiptarė duhet tė hapen pėrfaqėsi kulturore. Duhet qė ata tė organizohen dhe tė ndihmohen nė rend tė parė nga kjo ministri qė tė kenė nė posedim tė pėrhershėm lokale tė pėrshtatshme dhe dinjitoze pėr aktivitetet tė pėrhershme dhe nga mė tė ndryshme. Aty duhet tė ketė staf tė punėsuar mbi baza tė pėrhershme. Tė gjitha kėto aktivitetet (koncerte, recitime, ekspozita, festime, promovime librash, dreka e darka, pritje e pėrcjellje mysafirėsh, shkrimtar, intelektual, aktivist, etj, etj..) duhet tė bėhen nė lidhje tė ngushtė e tė pėrhershme me Kosovėn, por edhe me Shqipėrinė. Sot kjo ndihmė ėshtė vitale dhe e domosdoshme pėr diasporėn tonė. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta mbajtur kėtė diasporė afėr Kosovės. Nga kjo do tė pėrfitojmė tė gjithė. Pėrndryshe nėse kėtė nuk e bėjmė menjėherė duke investuar shumė, dhe me kėtė veē jemi vonuar, do tė kemi djem e vajza tona tė cilėt nė vend se qytetarė lojal ndaj vendit ku jetojnė dhe krenar e tė lidhur me Kosovėn do tė pėrqafojnė ideologji tė huaja, sot atė islamiste e nesėr kushedi se ēka tjetėr, prej tė cilave vetėm se do tė kemi dėm tė gjithė ne.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks