|
|
Bashkėsia Islame e Prizrenit mbėshtet protestėn e sė dielės
Prizren, 27 janar 2012 - Duke iu referuar lajmėrimeve tė OJQ-ve tė Prizrenit pėr organizimin e protestės ndaj projektligjit pėr Zonėn Historike tė Prizrenit, protestė kjo e cila do tė mbahet nė kėtė tė diel nė Prizren, Kėshilli i Bashkėsisė Islame i Prizrenit nėpėrmjet njė komunikate thekson se ėshtė duke i pėrcjellė nga afėr zhvillimet qė kanė tė bėjnė me projektligjin pėr Zonėn Historike tė Prizrenit.
"E kemi thėnė mė herėt, po e pėrsėrisim edhe tani se Zona Historike e Prizrenit ka nevojė qė tė mbrohet me njė ligj tė veēantė, pasi qė ėshtė zonė e veēantė dhe nė njė qytet tė veēantė siē ėshtė Prizreni. Askush nuk ėshtė kundėr kėsaj, por Kėshilli i Bashkėsisė Islame i Prizrenit ėshtė kundėr ēfarėdo ligji qė favorizon padrejtėsisht njė bashkėsi fetare dhe etnike, ndėrsa diskriminon skajshmėrisht bashkėsitė e tjera fetare dhe etnike nė Prizren", theksohet nė komunikatė.
Pasi mirėpritet vetėdija e lartė e qytetarėve pėr Zonėn Historike tė Prizrenit, Kėshilli i Bashkėsisė Islame tė Prizrenit
pėrshėndet tė gjitha iniciativat e drejta tė qytetarėve tė Prizrenit, tė cilėt nė mėnyrė tė dinjitetshme vazhdojnė ta kundėrshtojnė projektligjin qė e dėmton Zonėn Historike tė Prizrenit.
Njėherėsh kėrkohet nga Qeveria e Republikės sė Kosovės, qė projektligjin pėr Zonėn Historike tė Prizrenit ta formulojė nė mėnyrė tė drejtė dhe tė paanshme si dhe tė respektojė vullnetin e drejtė dhe legjitim tė qytetarėve tė Komunės sė Prizrenit, theksohet nė fund tė komunikatės sė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit.
|
|
|