|
|
Strategjitė antikorrupsion tė gabuara
Prishtinė, 27 janar 2012 - Mėnyra e hartimit tė strategjive tė deritashme pėr ta luftuar korrupsionin, ka qenė e gabuar dhe ka ndikuar negativisht nė kėtė luftė, vlerėsojnė pėrfaqėsuesit e Lėvizjes pėr qeverisje tė mirė dhe qytetari aktive Fol.
Nė njė tryezė, tė cilėn e ka organizuar kjo Lėvizje, me temėn Strategjia kundėr korrupsion 2012-2016, pėrfaqėsuesit e saj kanė theksuar se nė hartimin e strategjisė sė re po pėrsėriten gabimet e ngjashme, ashtu si mė parė.
Kosova, mė e korruptuara nė rajon
Armend Mazreku, hulumtues nė Lėvizjen Fol, ka thėnė se strategjia e re, ashtu sikurse ajo paraprake, nuk ėshtė fare nė funksion tė luftimit tė korrupsionit. Ai ka kritikuar mėnyrėn e hartimit tė strategjisė sė re, duke vlerėsuar se ajo ka njė varg mungesash.
Edhe nė strategjinė ekzistuese, pėr fat tė keq, nuk ėshtė bėrė asnjė hulumtim paraprak empirik, i cili, pak a shumė, do tė gjurmonte shkaqet, natyrėn dhe karakteristikat e korrupsionit nė Kosovė dhe qė pėr fat tė keq, ka qenė karakteristikė, apo thėnė mė mirė, ka qenė dobėsi e tė gjitha strategjive, ka thėnė Mazreku.
Lufta e dėshtuar
Kritikave tė pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes Fol, u ėshtė pėrgjigjur Burim Sadiku, shef i Divizionit pėr Legjislacion dhe Edukim nė Agjencinė Kundėr Korrupsion. Ai ka thėnė se qėllimi i pėrgjithshėm i strategjisė sė re kundėr korrupsionit ėshtė qė tė kontribuojė nė reduktimin progresiv tė korrupsionit, forcimin e integritetit dhe ndėrtimin e besimit tė qytetarėve nė institucionet e qeverisjes, si dhe pėr tė promovuar parimin e tolerancės zero ndaj korrupsionit.
Unė do ti pėrmend disa rreziqe qė janė evidencuar nė tė gjithė sektorėt. Ėshtė konflikti i interesit; mungesa e pavarėsisė institucionale dhe integritetit; mungesa e qasjes sė hapur dhe tė lirė nė tė dhėna; mungesa e investimeve nė burime njerėzore dhe institucionale. Po ashtu, burim pėr ndėrtimin e strategjisė ka qenė edhe Raporti i Progresit 2011, si dhe raporte tjera ndėrkombėtare dhe vendore, ka sqaruar Sadiku.
Ndėrkaq, sipas raportit tė Organizatės Botėrore pėr luftė kundėr korrupsionit, Transparency Internacional, Kosova ka rėnė edhe mė shumė nė rangimin e shteteve, tė cilat e luftojnė korrupsionin.
Pėrfaqėsuesja e kėsaj organizate, Merita Mustafa, ka thėnė se institucionet e Kosovės duhet ti marrin seriozisht raportet e organizatave ndėrkombėtare, tė cilat shprehin brengosje pėr shkallėn e korrupsionit nė Kosovė.
Mustafa, gjithashtu, ka theksuar se institucionet pėrkatėse nė Kosovė, luftėn kundėr korrupsionit duhet ta fokusojnė nė sektorėt mė tė korruptuar, e qė sipas perceptimit qė ka Transparency Internacional, janė: partitė politike, gjyqėsori, parlamenti, si dhe shėrbyesit civilė apo administrata publike.
Ndryshe, Strategjia Kundėr Korrupsion 2012-2016 tashmė ėshtė miratuar nga Qeveria e Kosovės dhe pritet tė miratohet edhe nė Kuvendin e Kosovės
|
|
|