Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Siria, Bullgaria dhe viktimat e komunizmit nė Shqipėri



Shkruan: Frank Shkreli

Dje, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u bėri thirrje ''miqėve tė njė Sirie demokratike'' tė shtojnė pėr pjekjet e tyre qė tė detyrojnė Presidentin sirian Bashar al-Assad t'u japė fund sulmeve tė pėrgjakėshme kundėr protestuesve anti-qeveritarė nė vendin e tij. Zyrtarja e lartė amerikane e bėri kėtė deklaratė nė Sofje tė Bullgarisė gjatė njė konferencė shtypi me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, njė ditė pasi Rusia dhe Kina bllokuan njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, rezolutė kėjo qė nuk ishte e sponsorizuar nga Amerika megjithėse ajo e pėrkrahu atė siē e pkrahen edhe 12 vende tė tjera anėtare tė kėtij kėshilli -- por nga Liga Arabe pėr njė vend arab -- rezolutė e cila i bėnte thirrje presidentit sirian Assad tė ndalojė dhunėn kundėr popullit tė vet, t'i transferonte pushtetin njė zėvėndsi tė tij dhe tė mbahen zgjedhje tė lira. Udhėheqsi i Kėshillit Kombėtar tė opozitės nė Siri, Burhan Ghalioun e cilėsoi veton ruso-kineze ''si njė leje tė re pėr regjimin kriminal tė Assadit pėr tė vrarė'', dhe Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara tha se mban pėrgjegjės Moskėn dhe Pekinin ''pėr keqėsimin e gjėndjes dhe tė akteve vrasėse dhe gjenocidit'', nė Siri.
Qėllimi i kėtij artikullli nuk ėshtė Siria dhe krimet qė regjimi i atij vendi po kryen kundėr popullit tė vet, pasi disa ditė mė parė unė bėra njė shkrim nė lidhje me kėtė duke parashikuar votėn e Rusisė dhe tė Kinės nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė favor tė diktatorit Assad. Por ajo qė mė tėrhoqi vėmendjen ishte vendi qė Sekretarja Amerikane e Shtetit zgjodhi qė tė bėnte kėtė deklaratė, dmth., ekzaktėrisht nga kryeqyteti i Bullgarisė, ish-aleatja mė e ngushtė komuniste e Rusisė sovjetike, nė tė njėjtėn javė qė ai vend shpalli zyrtarisht Ditėn e Pėrkujtimit tė Viktimave tė Komunizmit. Nga kryeqyteti i njė vendi ish-komunist qė dikur ishte ndėr shkelėsit mė tė mėdhej tė tė drejtave tė njeriut, e nga ku sot, zyrtarja e lartė amerikane i bėn thirrje botės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe pėr respektimin e tė drejtave tė popullit sirian nga dhuna e njė diktatori totalitar -- jashtė ish-rajonit komunist -- rajon ky qė vetėm 20-vjetė mė parė pėrfshinte vendet me diktaturat mė tė egėra qė ka njohur ndonjėherė historia, diktatura tė cilat viktimizonin popujt e vet, pėr hir tė qėndrimit nė fuqi tė njė klike komuniste, pėrgjegjėse pėr shkeljet e tė drejtave bazė tė njeriut dhe tė mohimit tė plotė tė dinjitetit njerėzor pėr pothuaj gjysėm shekulli.

Nuk e di nėse ėshtė e rastit ose jo, por deklarata e Sekretares Klinton nga kryeqyteti bullgar, nė mbrojtje tė popullit sirian nga njė klikė diktatoriale qė po vret popullin e vet, pėrkoi me vendimin e qeverisė dhe tė shtetit bullgar, pėr tė shpallur kėtė javė 1 Shkurtin si Ditė Pėrkujtimore pėr Viktimat e Komunizmit nė atė vend. Kėshtuqė, ndėrsa Hillari Klinton bėnte thirrje nga Sofja pėr mbrojtjen e viktimave tė diktaturės siriane, udhėheqsit post-komunistė tė Bullgarisė i deklaruan popullit tė vet dhe botės -- se duke shpallur ditėn e viktimave tė komunizmit, sipas fjalėve tė Presidentit bullgar Rosen Plevneliev, ‘’shtypjet e regjimit komunist nuk duhet tė harrohen.’’


Njė grua e moshuar bullgare duke ndezur njė qiri nė monumentin qė mban tė mbishkruar emėrat e viktimave tė regjimit komunist bullgar.

Duke shpallur 1 Shkurtin si Ditėn e Pėrkujtimit tė Viktimave tė Regjimit Komunist, nė shėnjė falenderimi dhe respekti pėr ato viktima, Presidenti Plevneliev tha se ‘’ballafaqimi me historinė e dekadave tė fundit, ėshtė njė kusht i nevojshėm pėr respektimin e vlerave tė shoqėrisė tonė. Vrasja e kėtyre bullgarėve nga regjimi komunist, ėshtė njė prej provave mė tė qarta tė shtypjes kundėr popullit bullgar’’, tha presidenti Plevneliev.
Ndėrsa ish-presidentėt bullgarė Zhelju Zhelev dhe Petar Stojanov nė njė letėr drejtuar kryeministrit Bojko Borisov thanė me kėtė rast se, ‘’Kėjo ditė jo vetėm qė do tė nderojė viktimat e regjimit komunist, por gjithashtu na jep njė mundėsi dhe fillim tė ri pėr tė kuptuar mė mirė historinė tonė moderne, mirėpuptim ky qė pa tė cilin ėshtė e pamundur tė shkojmė pėrpara si shtet demokratik e i dinjitetshėm evropian.’’
Pėr mė tepėr, sikurė dėshironte qė mesazhi i tij tė dėgjohej pėrtej vendit tė tij, Presidenti bullgar tha se, ‘’Nė historinė e jo vetėm Bullgarisė por edhe tė shumė vendeve tė tjera evropiane, shekulli i 20-tėt u shėnua nga njė dhunė e motivuar nga ideologjia. Ne duhet tė bėjmė mė shumė pėr viktimat e komunizmit’’, shtoi Zoti Plevneliev.
Edhe Shqipėria ėshtė njė prej kėtyre vendeve evropiane qė pėrmendi presidenti bullgar, edhe ajo me aspirata pėr antarėsim tė plotė nė familjen evropiane nė prak tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė saj. Me tė drejtė dhe me krenari vendi po organizon veprimtari qė do tė zhvillohen nė kuadėr tė kėsaj feste tė madhe mbarė kombėtare. Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatė njė mbledhjeje tė kabinetit para disa ditėsh u shpreh, nė lidhje me pėrgatitjet pėr 100-vjetorin e pavarėsisė, se ‘’duhet tė ketė njė pėrqendrim mė tė madh tek ngjarjet, aktet e zhvillimet pėr arsye politike, ideologjike, e tjera, tė cilat janė skajuar apo janė vendosur nė harresė pėr njė kohė tė gjatė.’’
Megjithėse nga prononcimet e deritanishme zyrtare nuk ka shenja se nė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė do tė ketė ndonjė aktivitet tė dedikuar mijėra viktimave tė regjimit komunist shqiptar, kėto viktima tė gjallė e tė vdekur nė kėtė pėrvjetor, kėrkojnė drejtėsi, dhe tė vėrtetėn, por mbi tė gjitha kėrkojnė qė ato tė mos harrohen. Fatkeqsisht deri tani Shqipėria nuk ka ndėrmarrė ndonjė pėrpjekje serioze pėr tė kuptuar dhe pėr tė mėsuar nga pėrvoja komuniste ndėrkohė qė mijėra viktima tė komunizmit pothuaj janė harruar. Mohimi ose mos ballafaqimi me kėtė histori mund tė jetė njė tragjedi me pėrmasa historike, pasi mbi tė gjitha, ve nė dukje mungesėn morale dhe shpirtėrore tė shoqėrisė shqiptare pėr tu ballafaquar me krimet e regjimit komunist. Mohimi ose anashkalimi i krimeve shtetėrore tė shekullit tė kaluar ndaj viktimave tė pafajshme, ‘’vret rishtas dinjitetin e tė gjallėve dhe pėrpiqet tė zhdukė kujtimin e krimeve. Nė njė shekull tė prekur nga fatkeqsitė e gjenocidit, ne ritheksojmė nevojėn morale pėr tė kujtuar viktimat’’, sipas njė deklarate tė Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Akademikėve tė Shqetsuar pėr fatin e viktimave tė gjenocidit. Nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, edhe viktimat e martirizuara tė komunizmit nė Shqipėri bėrtasin drejtėsi, kėrkojnė tė vėrtetėn dhe mbi tė gjitha qė sakrificat e tyre tė mos harrohen, por tė pėrkujtohen pėr krimet ndaj tyre, pasi sipas Deklaratės sė Varshavės nė lidhje me Viktimat e Regjimeve Totalitare tė vitit qė kaloi, ‘’tė gjitha krimet e regjimeve totalitare nė Evropė, cilado qoftė natyra ose ideologjia e tyre duhet tė njihen si tė tilla dhe tė dėnohen’’, sepse sipas tė njėjtės deklaratė, kėte ua kemi borxh brezave tė ardhėshėm, ashtuqė ata tė kuptojnė atė qė mund tė duket si a pakuptueshme, dhe nė tė njėtėn kohė tė mėsojnė nga trashėgimia e hidhėt e shekullit tė 20-tėt.
Zyrtarizimi i njė dite kombėtare kushtuar viktimave tė komunizmit nė Shqipėri ose ngritja e njė monumenti pėr nder tė tyre do tė ishte njė dėshmi e kujtimit tė sakrificės sė tyre.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks