|
|
Pikat e Tadiēit dhe fshesat tona
Shkruan: Faton Abdullahu
Nė kohėn kur ne ishim tė zėnė me protestat e 14 janarit, nė kohėn kur ishim tė preokupuar shumė dhe nė mėnyra tė ndryshme me to edhe qeveria edhe opozita edhe mediet edhe analistėt edhe qytetarėt, Tadiēi nė Beograd, ja jepte dorėn e fundit projekt propozimit tė tij tė njohur tashmė si kėtėrpikėshi. Ne nuk u morėm shumė me kėto pika tė Beogradit zyrtarė, sepse kishim disa pika shumė tė nxehta e mė tė rėndėsishme qė zhvilloheshin nė rrugėt tona konkretisht afėr pikave kufitare. Dhe pėrderisa nuk u ftoh moti qė na shtyri tė largohemi nga rrugėt ne nuk e kuptuam se pikat e Tadiēit ishin goxha tė nxehta. Ato, sikundėr do ta vėrejmė shumė shpejt tė gjithė ne, nuk do mund ti largojmė ashtu si i largojnė pikat e shiut fshesat e xhamave, pavarėsisht se reagimet nga Prishtina lidhur me kėtė propozim ishin tė kėsaj natyre duke i kualifikuar ato si tė papėrshtatshme dhe jashtė konceptit tė Pakos sė Ahtisarit. Indiciet na thonė, jo vetėm me aludim se, ka gjasa qė pikat e Tadiēit tė merren seriozisht pėr tu shqyrtuar nga bashkėsia ndėrkombėtare, konkretisht nga BE-ja. Disa kėto pika i kualifikuan si projekte qė mund tė realizohen thjeshtė nė kuadėr tė Pakos sė Ahtisarit, me pėrjashtim tė njėrės prej tyre, ku kėrkohet status special pėr veriun e Kosovės. Nė tė vėrtetė krejt esenca e propozimit qėndron kėtu, tek kjo pikė, qė gjendjen faktike atje, ku nuk ka prezencė tė shtetit tė Kosovės, ta pėrmbushin juridikisht me njė prezencė tjetėr, pra me status special. Me tri pikat e tjera tė cilat bėhen tė ditura e shumė tė tjera qė nuk thuhen, Beogradi zyrtarė mundohet ta plotėsoj njė kusht ndaj Kosovės tė cilėn do ta pėrdorė si ēelės justifikues para BE-sė se, nuk ka kėrkuar nė kėto pika qė Kosova tė njihet si pjesė e Serbisė, sado qė nė kushtetutė e ka tė specifikuar kėshtu dhe tė gjitha projekte e deritashme kanė qenė tė kėsaj natyre. A do tė thotė kjo se, Serbia po heq dorė nga Kosova, me kusht qė Veriu tė marrė status special, apo kėtė pėrshtypje dėshiron ta lė Serbia pėrkohėsisht, qė ky inicim tė merre hovė, me ēka do tė arrijė dy qėllime. Nė njėrėn anė para bashkėsisė ndėrkombėtare do tė mundohet tė krijoj pėrshtypje se nėse ajo nuk po heq dorė nga Kosova juridikisht tani pėr tani, atėherė sė paku nė tė ardhmen nuk do tė punoj nė bazė tė kėtij projekti pėrjashtues, sado qė kjo nuk ėshtė specifikuar nė asnjė mėnyrė me atė qė thuhet pėrmes pikave tė propozuara, por kjo pėrshtypje mund tė krijohet vetėm duke nxjerrė aludim nga ato qė janė lėnė pa thėnė. Pėrpjekja tjetėr e Serbisė ėshtė qė me dhe pas kėtyre pikave tė perceptohet si pragmatike dhe kooperuese dhe atė me tė vetmin qėllim qė tė krijoj premisa mė tė mira nė rrugėtimin e saj drejtė anėtarėsimit nė BE. Krejt kėto qė i thamė nuk do tė qonin shumė peshė, mbase as qė do tė kishin ndonjė kuptim, sikur katėrpikshin e Tadiēit ta kundėrshtonin edhe shtet perėndimore me ndikim. Por kjo nuk ndodhi, pėrkundrazi ato propozime u morėn me seriozitet pėr tu shqyrtuar dhe analizuar. Dhe njė tjetėr indikacion qė na jap tė drejtė ta shtrojmė problemin kėshtu sikundėr e shtruam, do tė nxjerrė krye kėto ditė. Mund tė konstatohet kėshtu nėse pėrcillet me vėmendja ajo qė ka bėrė dhe bėn Brukseli nė Ballkan, konkretisht qasjen e saj konceptuale dhe vepruese nė kėtė rajon. Nėse kemi tė drejtė nė shtrimin e problemit kėshtu sikundėr po e shtrojmė, nga Brukseli kėto ditė duhet pritur njė karrot pėr Kosovėn. E nėse do tė ndodhė kėshtu, kjo do tė thotė se pas kėsaj karote do tė kemi njė kėrkesė dhe kjo kėrkesė mund tė jetė kėrkesa pėr ta marrė nė shqyrtim pikėn tinėzare e me sherr tė katėrpikėshit tė Tadiēit, atė lidhur me njė status special pėr Veriun e Kosovės. I gjithė ky parashikim yni nuk ėshtė aspak pozitiv, as edhe optimist dhe kėsaj nuk i ndihmon shumė as edhe fakti se nga Prishtina zyrtare, edhe pse me vonese, janė refuzuar propozimet e Tadiēit si tė papranueshme. Por a ka gjasa qė Brukseli ti qaset gjithė kėsaj me disa qėllime dhe parakushte qė asaj mund ti duken pragmatike dhe tė zbatueshme. A ka gjasa qė tė pretendohet se gjendja faktike nė Veri do tė pėrmbushet juridikisht me njė juridiksion tė veēantė dhe kjo tė arsyetohet me atė se kėshtu situata do tė qetėsohet atje dhe nė krejt Kosovėn pėr aq sa e gjithė kjo ndikon negativisht nė gjithė vendin. A ka gjasa qė tė mendohet se kėshtu serbėt nė Veri do tė fitojnė diēka, Serbia nė anėn tjetėr do tė shpėrblehet me nisjen e rrugėtimit tė saj pėr nė BE, kurse Kosova do tė kėnaqet me liberalizimin e vizave dhe do tė shpresoj se ndoshta ky status i veēantė i Veriut do ti jap asaj mundėsi tė jetė juridikisht unike dhe ta afroj mė shumė Veriun drejtė Prishtinės zyrtare sesa qė ėshtė sot, plotėsisht e shkėputur. Do tė doja shumė qė tė mos kem tė drejtė nė gjithė kėtė qė po them dhe ky skenar tė mos jetė as edhe i mundshėm. Apo mė shumė se kaq, do tė ishte mirė qė pozita e opozita e jonė tė mos dalin mė nė tė ftohtė e tė pėrleshen nė vijat kufitare, por tė kenė mė shumė vullnet e energji gjithsesi edhe kohė dhe qė tė mendojnė e veprojnė mė shumė nė drejtim tė kėtij projekti tė Beogradit. Prishtina zyrtare ėshtė vonuar pėr tu marrė si duhet mė propozimin e Beogradit pėr shkak tė arsyeve qė i ceka mė lartė. Unė shpresoj shumė qė pozita e opozita nuk do tė mendojnė qė edhe kėsaj here mund tė pėrleshen pėr reciprocitetin apo pėr ndonjė gjė tjetėr dhe nė tė njėjtėn kohė tė mund tė merren seriozisht me atė qė po vije nga Beogradi e qė nuk po kundėrshtohet nga Brukseli. Mė duket se kėto pikat e Tadiēit nuk do tė mund Prishtina zyrtare ti largoj si me fshesa xhami sepse ato do tė vazhdojnė tė rrjedhin sikundėr po duket edhe mė shumė dhe konsensusin e kėrkuar prej tyre duhet ta kompozojnė vetė me qėndrime unike nė tė mirė tė Kosovės. .
|
|
|