|
|
Kamatat e larta dhe dita kundėr bankave
Shkruan: Bujar Abdullahu
Nuk ёshtё asgjė plaēkitja e njё banke, krahasuar me hapjen e njё banke t're - ishin kėto citimet e njё kolegut tim, tė revoltuari cili kёtё konstatim e tha me mllef, ashiqare rezultat i njё pėrvoje tё tij tё hidhur me bankat tona. Madje, vazhdoj ai, bankat mundohen qё tua lidhin kёmbёt klientėve, nёpёrmjet kredive tё cilat fatkeqėsisht kanё vėshtirёsi ti kthejnė, ndėrsa e keqja mё e madhe ёshtё se ata mё pas nuk kanё asnjė mundėsi qё tё marrin ndonjė kredi tjetėr nga ndonjė bankё tjetėr pёr shkak tё rangimit tё tyre tё ulёt nё sistemin e regjistrit tё kredive. Tё tjerёt shkojnė njё hap tutje dhe mendojnė se pronarё mё tё mėdhenj tё patundshmėrive nё Kosovё, pёr shkak tё koleterialit, janė bёrё pikėrisht bankat, kjo i bie qё Kosova ёshtё duke rrėshqitur nё duart e bankierёve. Ndёrsa, disa aludojnė se nё Kosovё, mu pёr shkak tё nivelit tё lartё tё interesit nё kredi si dhe, ashtu siē pretendojnё autoritetet bankare, konservativizmit nё dhėnie tё kredive si rezultat i krizės globale financiare, fajdet paraqiten si zёvendёsim i pėrshtatshёm pёr nevojlitё e parave tё gatshme. Por sa kėto konstatime janė tё vёrteta?
Bankat nё Kosovё aktivitetin e tyre afarist secilin vit e pёrmbyllin me pėrfitime tё larta. Viti i fundit raportues nuk bёnё pėrjashtim, madje ky vit krahasuar me vitin paraprak ёshtё dukshёm mё fitimprurės. Karakteristikё tjetėr e vitit nё fjalё ёshtё fatkeqėsisht sёrish norma mё e lartė mesatare e interesit nё kredi nё rajon.
Bankat, qёllim parėsorё kanё apo sё paku duhet ta kenė, ndёr tё tjera, edhe ndikimin nё zhvillim ekonomik nё vendit nё tё cilin operojnė, por qё ky qёllim tё jetėsohet gjithsesi janė pёrgjegjёs edhe autoritetet mbikėqyrėse tё bankave komerciale, nё rastin e Kosovёs kёtё pёrgjegёsi e mbanё Banka Qendrore e pėrkrahur edhe nga qeveria. Argumentimi se bankat, edhe pėrkundėr krizės globale, kanё njё qёndrueshmёri financiare, afarizmi i tё cilave, siē thuhet, ishte i paprekura nga kjo krizё, nuk besoj se shkon nё linjё, dhe aq mё pak dėshmon qėllimin parėsorё tё bankave, pra ndikimin pozitiv nё ekonomi. Disa tё dhёna statistikore sugjerojnė mu tё kundėrtёn, se bankat realisht ngulfasin ekonominё e Kosovёs. Dёshmi e kėtij konstatimi mund tё ceket njё e dhėnё nga Agjencia e Rexhistrimit tё Bizneseve nё Kosovё e cila thotė se brenda vitit qё lamė pas, afёr 900 biznese janė mbyllur. Kuptohet qё nё kёtё dukuri kanė kontribuar edhe faktorё tё tjerё, por pjesё tё madhe tё fajit bartin edhe bankat komerciale me normat e larta tё interesit nё kredi. Por si duhet tё reagohet ndaj kėtyre zhvillimeve financiare?
Pёr ti pėrmbushur kёrkesat e Komisionit Evropian gjithsesi se nuk guxojmė tё dalim nga korniza e planit tё veprimit tё parteritetit evropian PVPE, pёr tё cilin jemi zotuar se do ta pėrmbushim, me ēka edhe ndikimi i drejtёpёrdrejtё i BQK-sё nё uljen e nivelit tё interesit nё kredi, siē pretendojnė disa, ёshtё nё kundėrshtim me kėrkesat e BE-sё. Por kjo nuk do tё thotė, ashtu siē u cek mё lartё, se BQK-ja nuk ka pёrgjegjёsi nё kёtё drejtim, madje pesha e pёrgjegjёsisё rёndon mё sё shumti mbi supet e saj.
BQK-ja pėrgjigjen nё pyetjen e kamotshme se pse nuk ndėrhynė ajo nё uljen e normės sё interesit nё kredi e ka tё gatshme me e ndėrhyrje do biem ndesh me parimet e tregut tё lirё. E vėrtetё, por, nuk jam i sigurt cila ёshtё pėrgjigja nё atё se sa dhe si e stimulon BQK-ja hapjen e bankave tё reja nё Kosovё? Mbėshtetja vetėm nё rregulla e rregullore me tё cilat mundėsohet hyrja e bankave tё reja nё tregun bankar tё Kosovёs sigurisht qё nuk mjafton. Pse? P.sh. BQK-ja sё bashku me qeverinė nuk ndihmojnė, apo madje pse edhe nuk iniciojnė, hapjen e njё banke publiko private pse jo edhe shtetėrore, kur dihet se kjo nuk bie ndesh me asnjė ligj, rregull, rregullore apo udhėzim administrativ bankar apo financiar, me ēka mё pas do tё ndikohet qё norma mesatare e interesit nё kredi tё ketė njё ulje permbajtesore, e qё do tё ishte e pranueshme pёr ekonominё e Kosovёs dhe nuk do tё shkonte nё dёm tё bankave komerciale, por gjithsesi nё dobi tё zhvillimit tё pёrgjithshёm ekonomik. Fundja kjo, pra hapja e njё banke tё kёtillё, ishte edhe premtim i njё pjese tё koalicionit qeverisės aktual pёrgjatё fushatёs parazgjedhore.
Por siē janė duke rrjedhur proceset, kjo nuk shihet fare nё horizont; as stimulimi i BQK-sё pёr hyrje tё bankave tё reja nё tregun financiar tё Kosovёs e as hapja e njё banke publiko private, me ēka mbetet qё qytetarёt ta marrin vet ēёshtjen nё dorё.
Tani shtrohet pyetja: Po si tё merret kjo nё duart tona?
Keni vėrejtur se nё takime tё ndryshme tё shoqёrisё civile, por jo vetėm tё tyre, aludohet qё tё shfrytėzohen produktet vendore nё mёnyrё qё tё stimulohet prodhimi vendor, mbase duhet e bёrё kabull edhe kualitetin pak mё tё dobėt nga ai i huaji, vetėm e vetėm qё kjo tё shkon nё favor tё zhvillimit tё Kosovёs. Njё politikё e tillё gjithsesi ska tpagum. Por nё tё njėjtėn kohё do tё ishte mirё qё politika e njėjta tё bartet edhe nё shfrytėzimin e shėrbimeve vendore pёrgjithёsishtё, e tё atyre bankare posaēėrisht.
Nё Kosovё pasi aktualisht funksionojnė 6 banka me kapital tё huaj, me pėrafėrsishtё 90% tё aseteve nё pronėsi, dhe 2 tё tjera me kapital vendor, atёherё mbase do tё ishte mirё qё tё gjitha shėrbimet bankare tё shfrytėzohen nga kėto banka vendore. Kuptohet me rritjen e qarkullimit tё shėrbimeve bankare tё kėtyre bankave, si rrjedhojё, besoj, do tё kemi shėrbime mё tё mira, mё pas do tё kemi produkte mё tё shumėllojshme bankare e si rezultat edhe ulje tё normės sё interesit nё kredi. Pra duhet bёrё kabull edhe me kёtё rast cilesine e shėrbimeve vendore dhe tё fillohet me shfrytėzimin e shėrbimeve tė kėtyre bankave. Pyetja pse kjo nuk mund tё ndodh me bankat e huaja, ka pėrgjigje tё thjesht - bankat e huaja nuk kanё bёrё asgjė nё drejtim tё stimulimit tё bizneseve tё vogla dhe tё mesme dhe si liderė tё sistemit financiar nuk kanё ulur normat e interesit nё kredi, pёrkundrazi, dhe, tek e fundit, nuk janė vendore. Kuptohet qё me kёtё rast duhet paksa sakrificё dypalėshe; nga ana e qytetarёve pёr tё filluar me shfrytėzimin e shėrbimeve bankare vendore, duke nisur me hapjen e llogarive nё bankat vendore dhe mbylljen e atyre nё bankat e huaja, ndėrsa tjetra nga dy bankat me kapital plotėsisht vendor tё fillohet me uljen e lehtё tё kamatave, nё kёtё kontekst do tё ishte mёse e nevojshme vigjilenca e Komisionit Kosovar tё Konkurrencёs.
Ndёrsa, njё nismё tjetėr alternative pёr ta zhvendosur kёtё ēёshtje nё nivel tё problemit dhe si derivat edhe me shpresё, uljen e interesit nё kredi, nuk do tё ishte keq qё ndonjėra nga organizatat e shoqёrisё civile ta caktojё njё datё e cila nga atёherё e tutje do tё shėnohet si dita kundėr bankave, mbase edhe njё protestё nё ditёn e shёnuar me mbishkrime si; Uleni normёn e interesit nё kredi do tё ishte e dobishme. Pёr nė fund, mos tё harroj, derisa juve tё nderuar lexues do tju bije radha ta lexoni kёtё shkrim unё do ta mbyll llogarinė time bankare nga banka me kapital tё huaj dhe do ta hap atё nё bankėn me kapital vendor. Mbishkrimi tjetėr nё protestё qytetare: Shfrytėzoni shėrbimet e bankave vendore.
(Autori ёshtё Kryetar i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare)
|
|
|