Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pėrfaqėsimi pa Republike dhe me fusnotė, shkelje e Kushtetutės dhe degradim i pozitės ndėrkombėtare tė shtetit


Shkruan: Burim Breznica


Qeveria e Kosovės me nė krye kryeministrin u deklarua publikisht se Republika e Kosovės tash e tutje do tė pėrfaqėsohet nė takimet rajonale me njė fusnotė qė pėrmend rezolutėn 1244, mendimin e GJND-sė dhe pavarėsinė (kjo e fundit mbetet me u pa) dhe nė kėtė mėnyrė nuk do tė pėrmendet republika, por do tė lėshohet pe sipas kėrkesave tė Serbisė. Serbia do tė fitoj statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, duke iu falenderuar kryeministrit Thaci kurse Kosova nuk do tė fitojė asgjė, pėrkundrazi do tė degradojė pozitėn e vet ndėrkombėtare dhe kjo paraqet precedent tė rrezikshėm pėr tė ardhmen. Thaci deklarohet naivisht se ’ ata qė kundėrshtojnė fusnotėn janė antiamerikanė dhe anitevropianė’, parulla tė tipit stalinist dhe pa mbėshtetje reale por tentim pėr manipulim, propagandė dhe denigrim. Opozita, media dhe intelektualėt duhet tė reagojnė edhe mė fuqishėm kundėr kėtij vendimi tė qeverisė sė Kosovės qė nė fakt degradon shtetėsinė e saj vetėm pėr tė kėnaqur apetitet e liderėve momentalė qė janė pa vizion, pa ide dhe duke treguar servilizėm tė skajshėm. Nuk ėshtė befasi qė deri mė tani as ministri aktual i Jashtėm i Republikės Hoxhaj, nuk ka reaguar fare sepse ai ėshtė njė i dėgjueshėm dhe vazal i Thacit, si ėshtė shndrruar edhe udhėheqja e MPJ tashmė, pasi qė ata do tė duhej tė reagonin tė parėt, si njerėz qė merren me kėto cėshtje dhe kanė pėrgjegjėsinė pėr bėrjen e politikave tė jashtme dhe tė japin rekomandimet pėrkatėse sikurse nė kėtė rast. Pranimi i rezolutės 1244 dhe fusnotės nė anėn tjetėr do tė vėshtirėsoj shumė edhe lobimin pėr njohje tė reja pasi qė qeveria jonė vet po lėshon pe dhe kėtė do ta shfrytėzoj Serbia pėr propagandė tjetėr kundėr Kosovės.
Cka thotė Rezoluta 1244 pėr Kosovėn?
Rezoluta 1244, nė hyrje thotė ’konfirmimi i integritetit territorial dhe sovranitetit tė RFJ nė pajtim me aktet e Helsinkit, duke i siguruar Kosovės autonomi substanciale dhe vetėqeverisje administrative’. Poashtu nė aneksin e dytė, neni 5 thotė se ’duhet tė punohet nė krijimin e njė administrate interime nė Kosove dhe qė Kosova tė gėzoj njė autonomi tė gjerė nė kuadėr tė ’RFJ’’, pėrvec tjerash, qė nė fakt e njeh Kosoven si pjesė tė tė ashtuquajtures RFJ. Kjo rezolutė si e tillė ėshtė e papranueshme pėr Republikėn e Kosovės.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės definon vendin tonė si shtet tė pavarur, sovran, demokratik dhe tė pandashėm (Neni 1). Neni 16 thote se: Kushtetuta ėshtė akti mė i lartė juridik i vendit. Ligjet dhe aktet e tjera ligjore duhet tė jenė nė pajtim me Kushtetutėn, rrjedhimisht edhe pėrfaqėsimi ndėrkombėtar pasi qė Kosova quhet Republikė sipas nenit 1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės si akti mė i lartė ligjor i vendit ėshtė mbi rezolutėn 1244 dhe njeh Pakon e Ahtisarit si dokument shtesė pėr zgjedhjen e statusit tė Kosovės.
Fokusimi nė fusnotė dhe eliminimi i emrit Republikė ėshtė kompromis i dhembshėm dhe qė bėhet pa u menduar mirė dhe pa ide tė qarta, mė shumė ndoshta si reagim adhoc dhe si pėrpjekje e kryeministrit pėr tė zgjatur pushtetin e tij edhe me cmim tė bėrjes sė pazareve nė dėm tė interesavė tė Kosovės. Kjo bėhet edhe mė e rrezikshme kur kjo qeveri dhe ky kryeministėr oportunist pėrmes altoparlantėve dhe shtypit tė tij qė e kontrollon ka dhėnė shenja se edhe pėr Veriun e Kosovės ’do tė gjenden zgjidhje kreative’ dhe ky ėshtė rreziku i rradhės pėr Kosovėn. Parullat folklorike, deklarimet patetike dhe etiketimet e ofendimet primitive nga ana e Thacit dhe argatėve tė tij ndaj mendimit tė kundėrt dhe atyre qė po mbrojnė interesat e Republikės sė Kosovės dhe janė kundėr fusnotave tė imponuara, kundėr rezolutės 1244 (qė e njeh Kosovėn si pjesė tė Serbisė), nuk do tė kenė sukses dhe pėrfundimisht po demaskojnė kėtė qeveri si vazale dhe tė paaftė qė tė mbroj dhe tė luftoj pėr interesat e Republikės sė Kosovės.
Fjalitė e kota tė stilit ’zgjedhje e balancuar’ dhe ’njohje e realiteteve ekzistuese’ janė pėr tė manipuluar opinionin publik dhe tentim pėr tė arsyetuar vendimet naive dhe nė dėm tė interesave tė Republikės nga ata qė kanė ardhur nė pushtet edhe me manipulim tė votave nė zgjedhjet e fundit. Nėse kjo qeveri mendon se pėrmes etiketimeve, kėrcėnimeve dhe reagimit disproporcional tė policisė sikurse psh. kundėr aktivistėve paqėsor tė Vetėvendosjes qė protestonin pėr reciprocitet dhe mbrojtje tė sovranitetit dhe prodhimit vendor, apo nė forma tė tjera, e kanė gabim pasi qė media e lirė, vullneti i qytetarėve, mbrojtja e interesave tė Kosovės ėshtė mbi tė gjitha partitė, dhe mbi tė gjithė ata individė qė janė momentalisht nė pushtet e mendojnė se mund tė bėjnė pazare pa dhėnė kurrfarė llogarie para ligjit dhe qytetarėve. Edhe pėr tė tillėt do tė vij dita e dhėnies sė llogarisė, qoftė nga organet e prokurorisė apo edhe nga qytetarėt e Kosovės qė gjithmonė kanė ditur tė reagojnė nė mbrojtje tė interesave tė Republikės sė Kosovės, tė lirisė dhe integritetit tė saj.
Republika e Kosovės nuk duhet tė bėjė kompromise shtesė sepse ai i fundit ėshtė bėrė me Pakon e Ahtisarit dhe gjatė qeverisė sė kaluar Kosova ka qenė e pėrfaqėsuar e barabartė me shtetet e tjera nė forume rajonale e ndėrkombėtare sipas modelit ’Gymnich’. Kėtė mund ta konfirmoj si pjesėmarrės nė takime me disa ndėrkombėtarė qė ’kishin tendenca dhe bėnin presione pėr tė ndryshuar kėto qėndrime’ qoftė nė Prishtinė apo jashtė Kosove, pa hyrė nė detaje, mund tė them se MPJ gjatė viteve 2008-2010 ka luftuar vazhdimisht dhe asnjėherė nuk ka lėshuar pe dhe bėrė kompromise nė dėm tė Kosovės. Fundja pėr ata edhe ekziston MPJ dhe institucionet e Kosovės qė tė pėrfaqėsojnė dhe pėr tė mbrojtur interesat e Republikės sė Kosovės nė raport me vendet tjera.

(Autori ėshtė njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe ka punuar si kėshilltar i Ministrit tė Jashtėm tė Republikės sė Kosovės, 2008-2010)

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks