Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kambanat e alarmit po bien



Shkruan: Ndue Ukaj

Njė liri e munguar pėr shekuj, pėr shqiptarėt u sendėrtua nė fundshekullin XX. Lėvizjet e ndryshme botėrore dhe shembja e sistemeve politike tė sajuara mbi ideologji rrėnuese, pėrfundimisht i zgjoi shqiptarėt nga gjumi letargjik, me ēka rezultoi qė shqiptarėt tė ēlirohen nga prangat e robėrisė (Kosova nga Serbia, e Shqipėria nga diktatura komunisto-lindore). Prandaj, lėvizjet e fundshekullit XX, sikur nė Shqipėrinė postkomuniste, po ashtu nė Kosovėn e robėruar, patėn njė synim bazik: shkėputjen e shqiptarėve nga ndikimet orientale dhe kthimin e tyre kah perėndimi. Ishte kjo rrugė, e cila nė vitet e 90-ta bashkoi tok shqiptarėt, duke promovuar dhe proklamuar njė identitet unik dhe jo gjysmakė. Ende janė tė freskėta kujtimet kur qindra mijėra demonstrues nė Tiranė, atėbotė kur diktatura e egėr jepte shpirt tek brohorisnin “e duam Shqipėrinė si gjithė Europa”. E, kjo lėvizje, mirėpo me pėrmasa krejtėsisht tjera, nė Kosovė u konsolidua fuqishėm nga lideri historik i shqiptarėve, Ibrahim Rugova, i cili platformėn e tij nacionale, e ndėrtoi mbi elementet bazike: kthimin e shqiptarėve nė shtratin e natyrshėm europian, nėpėrmjet rrugės sė lirisė, demokracisė dhe shtetit tė ri shqiptar.

Shqipėria nga kjo kohė, numėron njė distancė prej dy dekadėshe, ndėrkaq Kosova ka kaluar mė tepėr se njė dekade lirie. Kanė kaluar vite qė kur synimet tona janė sendėrtuar, ndėrsa dy shtetet tona, ende pėrballen me probleme elementare tė shtetndėrtimit, siē janė demokracia, zgjedhjet, liria e shprehjes, institucionet e pavarura, etj. Kjo gjendje kaotike, nuk ka sesi t’mos ngacmoi vėmendjen e vėzhguesit tė jetės shqiptare dhe tė ngreh dilema, nėse shqiptarėt e kanė tė qartė rrugėtimin e tyre ka integrimet, rrugėtimin ka shteti stabil nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, apo luajnė me shtetin, si me njė plaēkė lufte. Nė pėrgjigje pėr kėtė dilemė, e cila si e tillė, po shqetėson gjithė opinionin dashamirės dhe inteligjencien qė demonstron njė ndėrgjegje tė pastėr kombėtare, mund ta kėrkojmė tek pyetja e mėposhtme qė shtronte Branko Merxhani nė vitet e 30-ta: “Pa e ditur se nga vijmė, pa e ndjerė e pa gjyrmuar “si”-nė dhe “pėrse”-nė e gjendjes sė krijuar, a ėshtė e mundur tė mendojmė dhe tė kuptojmė se pėr ku shkojmė”?

Shqiptarėt, kėndej e andej kufirit, presin me ankth raportet qė harton Komisioni Europian pėr vendet tona. Shqiptarėt kėndej e andej kufirit, pėrcjellin me shqetėsim vizitat e delegacioneve tė vendeve nė tė cilat aspirojmė tė integrohemi, nė vendet tonė dhe anasjelltas dhe anasjelltas vizitat e liderėve tanė nė kėto vende. E kėtu nuk pėrfundon kalvari i kthimit tė shqiptarėve nė perėndim, sepse shqiptarėt shumė shpesh lexojnė me ankth opinionet, lajmet dhe artikujt e mediave tė ndryshme prestigjioze ndėrkombėtare, me fokus problemet shqiptare, ku zakonisht atakohen qeveritė tona pėr paaftėsi qė tė luftojnė korrupsionin, paaftėsi pėr tė etabluar demokraci tė mirėfilltė, paaftėsi pėr tė zhvilluar njė ekonomi liberale dhe paaftėsi pėr tė mbajtur zgjedhje tė mirėfillta demokratike. E, mė e keqja, akuzohen se ngufasin demokracinė, janė tė korruptuar dhe shfaqin prirje despotike, duke ngulfat demokracinė. Nga vjen kjo fotografi e zymtė pėr kombin? Thjesht, kjo flet qartė pėr njė politikė tė diskredituar, qė jeton pėr qejfet e veta dhe qė synim parėsor ka pushtetin me ēdo mjet, model ky i shteteve joperėndimore, prej tė cilave kombi ynė ka bė pėrpjekje gjigante tė shkėputet, tash e dekada mė parė.

Shqiptarėt ndjejnė ankthshėm mungesėn e njė progresi tė kėnaqshėm kombėtar. E pikėrisht pėr kėtė arsye, gjithnjė e mė shumė kanė filluar tė shpėrfaqėn teza tė gjithfarshme, prej atyre qė ecin nė drejtim tė deformimit tė ndjenjės sė pėrkatėsisė kombėtare, deri tek ato qė “mėkatet” e kėsaj gjendje i kėrkojnė tė “europa plakė”, e cila akuzohet pse s’i zgjedh me shkop magjik problemet shqiptare. Kanė kaluar vite, e ende adresa e mossukseseve tona kėrkohet tjetėr kund. Kjo ka bė qė politika jonė, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, preokupim kryesor tė ketė sajimin e njė “imazhi modern” para botės, duke u bė sa mė kozmopolitė tė jetė e mundur, vetėm e vetėm ta ruaj pushtetin. Kjo ėshtė edhe arsye pse shtetet tona “kujdesen” aq shumė pėr imazhin, e shumė pak pėr atė qė realisht janė. Andaj, frikėsohen kur tė tjerėt flasin pėr ne dhe tregojnė ēfarė vėrtetė jemi. Trishtohen kur lexojnė ndyrėsirat qė ju hedhin nė shesh kabllogramet amerikane, tė publikuara pėrmes Wikileaks-it.

Po t’i analizojmė zhvillimet tona shoqėrore tė kėtyre dy dekadave dhe t’i studiojmė nė prizėm tė pyetjes sė lartshkruar tė B. Merxhanit, mund tė nxjerrim njė premisė tė rėndėsishme psikologjike dhe sociologjike, pėr tė pohuar se ērregullimet tona kombėtare, iu dedikohen pikėrisht paaftėsisė me kuptuar rrugėn nga vijmė, psenė e gjendjes ku jemi, pyetje kėto qė bėhen pengesa pėr tė kuptuar rrugėn ku po shkojmė.

Cilat janė kėto forca tė errėta qė e pengojnė ecjen e natyrshme tė shqiptarėve krahas kombeve tė qytetėruara, nė mos “truri i tyre ėshtė i lidhur me zinxhirė”, siē do tė mund tė thoshte Faik Konica.
Prandaj, qė t’i jepet fund kėsaj anarkie qė sundon nė vendet tona tė mrekullueshėm; me i dhanė fund kėtij dėshpėrimi, qė ka triumfuar mbi idealet tona; me i dhanė fund kėsaj lufte politike tė pashembullt qė zhvillohet ndėr me, pa asnjė parim e asnjė vlere; me i dhanė fund kėsaj prapambeturi, kėtij dembellėku tė trashėguar nga armiqtė, inteligjencia e pastėr dhe ndėrgjegjja kombėtare, duhet me refuzua nėnshtrimin.

Shqiptarėt, pas peripecive tė shumta, duke menduar se fundi i klithmave dhe vajtimeve ka pėrfunduar, edhe njėherė po sfidohen me dilema ekzistenciale. Kėndej pari, me demaskua njė ideologji te verbėr qe po mundohet mi verbuar edhe njėherė shqiptaret dhe historinė e tyre, ėshtė detyre e inteligjencies se mbare. Ėshtė bė tanimė banale tendenca e disa grupeve tė vogla, qė insistojnė pa pabazė me mbjell nder shqiptar njė histori te sajuar nėpėr kuzhina te gjithfarshme, por, pa asnjė argument shkencor, historik, kulturor.
Tani duhet tė ngrihet zėri i arsyes dhe guximshėm tė kėrkoj shkaqet e kėsaj gjendje, duke i lėnė anash arsyetimet banale se kemi pas armiq, se kemi armiq, se kjo e ajo, teza kėto tė stėrvjetruara. Duhet t'i shikojmė kombet tjera si kėndellen, konsolidohen dhe faktorizohen.
Ndėrsa ne, vetnumėrojmė, pa lėvizur njė grime para, apo thėnė me mire, ecim mbrapsht.

Ne kėtė anarkinė tone kombėtare qe po na sundon, ne kėto momente te liga neper te cilat po kalojmė, plot ankth e dėshpėrim, plot zhgėnjim e psherėtima, plot mllef e urrejtje, logjika nė thotė se diku duhet kėrkuar shkaqet. Kjo pėr faktin se kėsisoj krijohet njė parakusht qė plagėt tona kombėtare t’i kėrkojmė dhe kurojmė drejtė. Nuk e thoshte kot Konica se Shqipėria po vdes nga politika, prandaj ėshtė koha e atyre idealisteve ta shpėtojnė kombin.

Kambanat alarmit kanė filluar tė bien pėr ata qe kane vesh. Ndėrsa pėrfundimisht, politika, ajo e cila ėshtė e thirrur pėr tė zgjedhur probleme dhe paguhet nga tatimpaguesit pėr kėtė, duhet tė kėndellet dhe tė mos jetė bartėse e problemeve. Ajo duhet t’mos e zgjatė agoninė e pėrgjithshme dhe tė ndėrtoj platforma kombėtare pėr progres stabil, qė deri tani nuk shihet nė horizont.

Plagėt kombėtare, shėrohen duke i pranuar, duke i diskutuar dhe duke dashur qė tė tejkalohen, jo me diskurs patetik, por me veprime tė menduara dhe nė shėrbim tė kauzės sė drejtė kombėtare dhe nė funksion tė progresit kombėtar.


Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks