Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Diktatura bankare nё emёr tё tregut tё lirё


Shkruan: Bujar Abdullahu

Tregu i lirё nё kuptim tё ngushtё tё saj do tё thotė determinim i ēmimit nga relacioni i ofertės me kёrkesёn. Bazuar nё kёtё konstatim Bankёs Qendrore i ndalohet qё tё ndėrhyj nё uljen e normės sё interesit nё kredi tё bankave komerciale. Por me treg tё lirё nёnёkuptojmё gjithashtu edhe aftėsinė e shfrytėzimit tё mundёsisё pёr mbrojtjen e produkteve dhe shėrbimeve vendore Tani shtrohet pyetja sa kjo hapёsirё shfrytėzohet nga BQK-ja?
Pёr ta argumentuar se njё gjё e tillё nuk ёshtё duke ndodhur mjafton qё tё pėrmendim njё tё dhenё statistikore me ēka lehtё mund tё ilustrohet se BQK-ja me politikat e saja nuk ёshtё duke i kontribuar konkurrencės sё lirё dhe si pasojё edhe uljes sё normės sё interesit nё kredi. Nёse njё shtet si Mal i Zi, me njё rritje reale tё GDP-sё (Bruto Produktit Vendorё) me 2% dhe me njё popullsi diēka mbi 600 mijё banorё ka nё dispozicion tё qytetarёve tё saj 11 banka komerciale, ndėrsa Kosova me 5% rritje reale tё GDP-sё dhe me popullsi 2 milionshe ka vetėm 8 banka komerciale, pёrfshirё kёtu edhe ‘Komercialna Banka’ e cila veprimtarinё e saj e shtrinё vetėm nё enklavat serbe, atёherё lehtё mund tё konstatohet se shumёēka nё sistemin financiar tё Kosovёs ёshtё parakusht pёr hapjen e njё rruge tjetėr e cila e shpije shoqёrinё tonё drejt njё devalvimi jo vetėm ekonomik me pasoja tё pariparueshme financiare e morale, gjer tek kriminalizimi i shoqёrisё kosovare.
BQK-ja, pra nuk mund tё fshihet prapa konceptit tё ‘tregut tё lirё’. Ajo ёshtё bashkėfajtore nё krijimin e njё gjendje tё tillё ekonomike me theks tё veēant nё pėrkeqėsim tё mirėqenies sё qytetarit, nё media dhe, pa dyshim, biznes.
Pёr ta faktuar edhe mё situatėn nё sistemin bankar mbase ёshtё e drejt tё thuhet se zhvillimi ekonomik i njё vendi ёshtё determinatorё edhe i fitimit tё bankave komerciale, pra, sa mё i lartё tё jetё zhvillimi ekonomik i njё vendi, aq mё profitabile do tё jen bankat komerciale tё vendit respektiv. Bankat komerciale nё Kosovё kanё pėrfitime vjetore enorme, p.sh.,vitin e fundit fitimi i tyre net ishte afro 33 milion euro. Por sa ky konstatim korrespondon me zhvillimin ekonomik tё Kosovёs?
Shumё herё dhe nё vazhdimėsi shoqėria civile, institucione e shoqata tё ndryshme, ekspert tё ekonomisė e profesorė tё financave kanė kёrkuar nga bankat komerciale tё Kosovёs t’i ulin normat e interesit nё kredi ndёrsa nga Banka Qendrore tё krijoj kushte pёr rritje tё numrit tё bankave komerciale e si rezultat edhe shtimin e konkurrencė sё mirёfilltё nё sistemin bankar. Kjo kёrkesё deri mё tash ёshtё injoruar nga bankat komerciale ndėrsa Banka Qendrore duket se nuk ka pasur “mundėsi” qė pёr afro 5 vite kontigjenitit tё 8 bankave aktive t’ia shtoj sё paku edhe ndonjė bankё tё re.
Ndikimi i normave tё larta nё kredi ёshtё shumėdimensional. Njё konstatim i tillё ёshtё lehtё i kuptueshёm, mjafton vetėm tё theksohet kualifikimi i sistemit bankar nё terminologjinė ekonomike ku ai trajtohet si palcё kurizore e zhvillimit ekonomik. Por ky sistem financiar duket tё mos jetё rasti i Kosovёs, pėrkundrazi. Nё realitet kjo ‘palcё’ ёshtё duke e paralizuar ekonominё e Kosovёs.
Pёrkundёr hapsirёs shumё tё madhe pёr njё zhvillim tё hovshёm tё Kosovёs, viti paraprak u karakterizua me njё rritje tё vogėl tё GDP-sё dhe kjo pak pёr shkak tё ndikimit tё krizės globale financiare tё viteve pararendёse e cila edhe pse jo me pasoja tё mёdha megjithatė ndikoj nё ekonominё reale tё Kosovёs, por edhe pёr shkak tё mungesės sё aftёsisё prodhuese tё shtetit mё tё ri tё Evropёs. Gjithsesi nё kёtё kontekst duhet pėrmendur qё bankat janė ato institucione qё, hiq konstatimin mbi krizėn financiare dhe aftёsinё prodhuese, vazhdojnė tё ken ndikim negativ nё bizneset e vogla dhe tё mesme tё Kosovё. E kur kėtij fakti i shtohet konstatimi se kёto biznese janė katalizatorё tё zhvillimit ekonomik, atёherё ёshtё e thjesht tё vihet nё pah se kahet e zhvillimit nё kёtё vend nuk janė duke shkuar nё drejtim tё duhur, ndёrsa 965 biznese tё mbyllura nё vitin 2011 janё vetėm sforcim i kėtij konstatimi.
Njё parametėr tjetėr pёr ta argumentuar se bankat kan kontroll qё mbase e tejkalojnė edhe forcёn e pushtetit tё Kosovёs, janė reklamat e tyre, respektivisht mjetet financiare tё bankave tё derdhura nё kontot e mediave tё ndryshme pёr reklama. Po qё se supozohet se bankat janė shndėrruar nё filiale tё klaneve, grupeve dhe tё partive tё ndryshme politike, atёherё nuk ka se si tё tё mos shkoj mendja se ky kontroll, pёrveē shtrirjes sё ndikimit nё fushёn e sistemit bankar, ēka mund tё publikohet pёr banka e ēka jo, pėrmasat e saj tejkalojnė kёtё sistem ndėrsa mediat, pёr shkak tё pafuqisė financiare, shndėrrohen nё njё instrument nё duart e partive tё ndryshme politike.
Ndёrsa krejt kjo ēka u tha pashmangshėm ndikon nё mirёqenien e qytetarit, thjesht nё tavolinėn e tij ēdo ditё e mё pak shfaqen produktet e nevojshme pёr jetё tё shėndetshme, pёr tё qenё edhe mё i thellё; fёmijёt nuk kanё ēka tё hanё ndėrsa tё rriturit pёr t`’u “mbrojtur” nga vrasja, bёjnё vetėvrasje. Pёr ta ndaluar kёtё fenomen shqetėsues tash imponohet si e pashmangshme shėnimi i ‘ditёs kundėr bankave’ ditё kjo kur ne ngadalė do tё fillojmė tё kemi ndikim nё banka pёr ulje tё normės sё interesit nё kredi e jo ndikim tё bankave nё pėrkeqėsim tё mirёqenies sё qytetarit, kontrolli tё mediave dhe ngufatjes sё bizneseve.
- - -

(Autori ёshtё ish drejtor i Drejtoratit pёr Marrёdhёnie me Jashtё nё kuadėr tё Bankёs Qendrore tё Republikёs sё Kosovёs aktualisht kryetar i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks