|
|
Nė 70-vjetorin e Zėrit tė Amerikės
Shkruan: Frank Shkreli
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama dhe figura tė tjera tė njohura kombėtare dhe botėrore pėrfshirė edhe fitues tė Ēmimit Nobel pėr Paqė iu bashkuan kėtė javė festimeve tė 70-vjetorit tė themelimit tė Zėrit tė Amerikės me mesazhe urimi e pėrshėndetjeje, duke shėnuar transmetimin e parė tė Zėrit tė Amerikės mė 1 Shkurt, 1942. Nė festimet me kėtė rast, nė kryeqėndrėn e Zėrit tė Amerikės nė Uashington, morėn pjesė qindra gazetarė dhe ish-zyrtarė tė kėtij enti, pėrfshirė edhe 95 vjeēarin Uolter Roberts, i vetmi qė ėshtė ende gjallė nga grupi i parė qė pėrgatiti transmetimin e parė drejtuar Gjermanisė naziste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė video mesazhin e tij Presidenti Obama tha se, Qė nga transmetimi i parė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e deri sot, Zėri i Amerikės vazhdon tė jetė zėri i lirisė. Shumė mė pėrpara se ne tė flisnim pėr fuqinė e diplomacisė publike, ju e bėtė misionin tuaj, ndihmėn qė Amerika tė komunikojė me botėn, pėr tė treguar karakterin e vėrtetė tė vendit tonė si dhe idealet dhe liritė tė cilat ne mbėshtesim. Pėrballė qeverive tė huaja qė censurojnė, ju jepni lajme qė janė tė sakta dhe objektive. Pėrballė regjimeve qė mohojnė tė drejtat universale, ju i qėndroni nė krah lirisė dhe demokracisė. Ndonjėherė, puna juaj shoqėrohet me rreziqe tė mėdha dhe sot ne pėrkujtojmė ata njerėz tė familjes sė Zėrit tė Amerikės, tė cilėt kanė dhėnė jetėn pėr kėtė mision. Tė tjerėt mund tė pėrpiqen tė zhurmojnė sinjalin tuaj ose tė mbysin zėrin tuaj, por mesazhi ynė nuk mund tė ndalet. Nėse ėshtė fjala pėr familjet e izoluara prapa perdes sė hekurt apo pėr studentėt qė pėrpiqen tė hyjnė nė internet prapa perdes elektronike, disidentė qė provokohen nga policia sekrete, apo tė rinj qė marshojnė pėr dinjitetin dhe shanset qė meritojnė, ju jeni zėri qė i kujtoni ata se nuk jeni vetėm dhe se ka njė vend me emrin Amerikė, qė qėndron pėrkrah jush.
Kohėt e fundit, bota humbi njė prej kėtyre mbrojtėse tė demokracisė. Dy dekada mė parė, nė udhėtimin e tij tė parė nė Amerikė si president, njė ndėr ndalesat e para qė bėri (ish-disidenti anti-komunist dhe ish-presdienti ēek), Vaclav Haveli, ishte Zėri i Amerikės. Ai i kishte frymėzuar bashkatdhetarėt e tij dhe botėn me thirrjen qė njerėzit ti kundėrviheshin gėnjeshtrave tė diktaturės komuniste duke jetuar me tė vėrtetėn dhe ai ju njohu ju, Zėrit tė Amerikės, meritėn se e ndihmuat qė ai, dhe shumė tė tjerė, tė vazhdonin, nėpėrmjet sė vėrtetės qė ju tregonit ēdo ditė.
Vendi ynė ėshtė mė i fortė dhe bota jonė ėshtė mė e drejtė si rrjedhojė e pėrpjekjeve tuaja tė palodhura. Prandaj, nė emėr tė popullit amerikan dhe tė miliona njerėzve kudo nė botė, tė cilėt marrin shpresė dhe forcė nga puna juaj, ju falenderoj tė gjithė juve qė jeni Zėri krenar dhe i fuqishėm i Amerikės, pėrfundoi video mesazhin e tij Presidenti Obama, drejtuar nėpunėsve aktualė dhe dhe ish-zyrtarėve dhe gazetarėve qė ishin ftuar tė merrnin pjesė nė kėtė festim.
Zėri i Amerikės u themelua nga qeveria federale e Shteteve tė Bashkuara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore pėr tė transmetuar lajme dhe informacion nė territorin e pushtuar nga Gjermania naziste. Transmetimi i parė me valė tė shkurtėra filloi me fjalėt: Lajmet mund tė jenė tė kėqia. Lajmet mund tė jenė tė mira. Ne do tu themi tė vėrtetėn. Drejtori i tanishėm I Zėrit tė Amerikės, Dejvid Ensor tha se kėto fjalė janė edhe sot tė aktuale. Duke folur me rastin e 70-vjetorit, ai theksoi se enti i transmetimeve ndėrkombėtare qė ai drejton do tė vazhdojė tė furnizojė lajme dhe informacione pėr shoqėritė e mbyllura siē ėshtė Irani.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, nė video mesazhin e saj drejtuar Zėrit tė Amerikės, tha se Nė ato pjesė tė botės, ku zėri i lirisė ėshtė i ndaluar apo i mbytur, ju keni qėndruar nė vijėn e parė tė luftės pėr njė media tė lirė. Dhe ndonjėherė, disa nga ju edhe kanė rrezikuar jetėn dhe tė tjerė kanė sakrifikuar tė tyret.......Ne jemi krenarė pėr ju dhe mirėnjohės pėr punėn tuaj. Ju nuk i pėrfillni qeveritė qė kėrkojnė tė mbytin sinjalin tuaj qė depėrton pėrmes Perdeve tė Hekurit dhe atyre elektronike, pėr hir tė ndriēimit tė forcės sė pėrhershme tė lirisė dhe tė vlerave demokratike. Prandaj, ndėrkohė qė ju shėnoni pėrvjetorin tuaj tė 70, ju uroj tė gjithė juve qė keni ndėrtuar kėtė rrjet mbarėbotėror qė keni sot. Ju faleminderit shumė qė jeni Zėri i Amerikės, pėrfundoi Sekretarja e shtetit Klinton.
Ndėr mesazhet e arritura deri tani ėshtė edhe ai nga udhėheqsja e pro-demokracisė nė Burmė, Aung San Suu Kyi, e cila e karakterizoi 70-vjetorin e Zėrit tė Amerikės si ditėlindjen e njė miku, duke thėnė se Zėri i Amerikės dhe stacione tė tjera ishin mike qė e shoqėronin atė nė vitet e gjata tė arrestimit shtėpiak, pasi ishin kontakti i vetėm me botėn e jashtme dhe burimi kryesor pėr burmezėt mbi ato qė po ndodhnin nė vendin e tyre.
Udhėheqsi shpirtėror i Tibetit Dalai Lama tha nė mesazhin e tij se ėshtė fatkeqėsi qė cenzura mbizotėron gjithnjė nė shumė pjesė tė botės dhe shtoi se shėrbimi tibetas i Zėrit tė Amerikės luan njė rol jetėsor pėr tibetasit kudo, duke transmetuar lajme dhe informacion tė pa-anshėm, dhe e cilėsoi shėrbimin si jashtėzakonisht tė rėndėsishėm pėr kombin e tij.
Ish-Presidenti i Polonisė, ish-disidenti polak dhe ish-udhėheqėsi i sindikatės antikomuniste polake Solidarnost, Lek Ualesa tha se Pa Zėrin e Amerikės nuk do tė kishte fitore mbi komunizimin
.Zėri I Amerikės ėshtė jetik nė ēdo shoqėri ku nuk sundon ligji dhe nė ēdo shoqėri tė varfėr.
Edhe personalitete tė shquara tė politikės dhe kulturės shqiptare pėrfaqsues tė mendimeve e politikave tė ndryshme, i kanė dėrguar mesazhet e tyre seksionit shqip me rastin e 70-vjetorit tė Zėrit tė Amerikės. Ndėr mesazhet e arritura der mė tani, sipas faqes elektronike tė Zėrit tė Amerikės, janė edhe udhėheqsit mė tė lartė tė Shqipėrisė dhe Kosovės.
Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi, nė urimin e tij pėr 70 vjetorin e Zėrit tė Amerikės tha se Zėri i Amerikės ėshtė njė zė shumė i dashur pėr shqiptarėt, zė me tė cilin shqiptarėt janė mėsuar qysh nė kohėn kur e ndjenin mė se tė nevojshėm pėr tė marrė pak shpresė pėr tė dalė nga izolimi i thellė komunist i atyre viteve tė paharruara pėr keq. Duke thėnė se kishte dėgjuar Zėrin e Amerikės me babain e tij ēprej kur ishte i vogėl, ashtu, sipas tij, me zė tė ulėt pėr tė evituar pergjimet e Sigurimit, presidenti shqiptar e cilėsoi Zėrin e Amerikės si njė zė me tė cilin shqiptarėt janė mėsuar tė ēertifikojnė tė vėrtetėn qė ndodhė kudo nė botė, duke uruar dhe falenderuar seksionin shqip tė Zėrit tė Amerikės, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve pėr shėrbimin e vyer qė i ka bėrė demokracisė shqiptare.
Ndėrsa, nė urimin e saj me rastin e 70 vjetorit tė Zėrit tė Amerikės, presidentja e Kosovės Atifete Jahjaga tha se nė 70 vjetėt e punės sė tij Zėri i Amerikės nuk ishte thjeshtė njė mjet informimi, por edhe njė zė i lirisė pėr tė gjithė ata qė aspironin atė. Zėri i Amerikės, shtoi ajo, ėshtė njė medium qė mundėsoi qė tė dėgjohet zėri i Kosovės nė botė, nė periudhat mė tė vėshtira pėr vendin.
Edhe kryeministri Sali Berisha uroi Zėrin e Amerikės me rastin e 70 vjetorit tė fillimit tė transmetimeve duke thėnė se Zėri Amerikės ka luajtur rol thelbėsor, veēanėrisht nė zhvillimet demokratike nė vitet 1990 nė Shqipėri. Duke shtuar se ai kishte qenė dėgjues i rregulltė i kėtyre emisione, Kryeminsitri shqiptar thekėsoi atė qė ai quajti rolin thelbėsor tė Zėrit tė Amerikės nė mbėshtetjen e zhvillimeve demokratike nė vend, duke shtuar se realisht ishte i vetmi faktor i jashtėm nė mbėshtetjen e pėrpjekjeve tona pėr tė pėrmbysur nė Tiranė, Murin e Belrinit, dhe e quajti Zėrin e Amerikės si njė media tė hapėsirės mbarė shqiptare.
Listės sė personaliteteve tė mėdha shqiptare qė uruan Zėrin e Amerikės i printe shkrimtari i madh Ismail Kadare. Nė mesazhin e tij ai tha se radioja, si njė prej ēpikjeve mė tė rėndėsishme tė shekullit, u bė njė nga kundėrshtaret mė tė mėdha tė robėrisė, e cila, sipas tij, u kthye njėkohėsisht nė njė nxitje pėr lirinė dhe demokracinė e ardhshme.
Nė mesazhin e tij, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ndėr tė tjera tha: Miliona njerėz nė vendet totalitare, tė strukur pranė aparateve tė radios, merrnin mesazhet e lirisė e tė demokracisė. Stacionet e mėdha radiofonike tė botźs sė lirė u kthyen kėshtu nė gjeneratorė tė shpresźs pėr gjithė njerėzimin. Midis tyre Zėri i Amerikės zinte njė vend tė pazėvendėsueshėm. Kurse pėr vendin tonė, Shqipźrinė, mund tė thuhet se Zėri i Amerikės zuri vendin e parė dhe luajti rolin kryesor pėr nxitjen e demokracisė dhe ngjalljen e shpresės.
Z. Kadare vazhdoi duke thėnė se Nė mėnyrė tė vetvetishme, pa ndėrhyrje dhe pa organizim tė veēantė, midis popullit shqiptar dhe emisionit shqip tė kėsaj radioje u vendos njė lidhje e habitshme, emotive, qė e kapėrcente kushtėzimin politik tė kohės. Ky mirėkuptim i dyanshėm luajti njė rol pozitiv tė jashtėzakonshėm pėr orientimin e drejtė tė shqiptarėve kudo ku ata jetonin, drejtė lirisė dhe demokracisė.
Mund tė thuhet plot gojėn se nė kėte periudhė plot ngjarje dramatike, midis shqiptarėve dhe radios "Zėri i Amerikės" u krijua njė histori prekėse qė nuk do tė harrohet kurrė, pėrfundoi mesazhin e tij Ismail Kadare.
Nė urimin e tij, akademiku nga Kosova, Rexhep Qosja tha se Zėri i Amerikės ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė pėrmbysjen e komunizmit dhe tani luan rol tė rėndėsishėm nė demokratizimin e vendeve ish-komuniste.
Shkrimtari Jusuf Buxhovi nė urimin e tij pėr 70 vjetorin e Zėrit tė Amerikės tha se Zėri i Amerikės ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė implementimin e kulturės demokratike nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj.
Analisti nga Kosova Shkėlzen Maliqi, nė urimin e tij me rastin e 70 vjetorit tė Zėrit tė Amerikės, tha se Zėri i Amerikės gjatė luftės sė ftohtė nė kėtė pjesė tė botės ka qėnė zėri i lirisė dhe i demokracisė. Mė tej, ai tha se Zėri i Amerikės ka qenė burimi mė i rėndėsishėm i informacionit nė Kosovė sidomos gjatė luftės sė vitit 1999.
Me rastin e 70 vjetorit tė fillimit tė transmetimeve tė Zėrit tė Amerikės, nėnkryetari i AAK-sė Blerim Shala tha se Zėri i Amerikės ka luajtur rol tė jashtėzakonshėm nė Kosovė sidomos nė vitet 1990. Nė urimin e tij, Zoti Shala gjithashtu tha se edhe tani nė vitin 2012 programet e Zėrit tė Amerikės ndiqen me interes tė madh nga qytetarėt e Kosovės sepse ėshtė burim i besueshėm i informacionit.
70-vjetori i Zėrit tė Amerikės po festohet kėtė vit ndėrkohė qė ky ent pėrballet, ashtu siē pėrballen edhe agjenci tė tjera tė qeverisė federale tė Shteteve tė Bashkuara, me shkurtime tė konsiderueshme tė buxhetit, ndėrsa disa prej emisioneve nė gjuhė tė huaja pėrballen me shkurtime serioze nė personel si edhe me mundėsinė e mbylljes.
Nga transmetimet me valė tė shkurta tė vitit 1942 dhe mė vonė, Zėri i Amerikės ėshtė sot njė ent mediatik me famė dhe reputacion botėror qė tėrheq rreth 141 milion njerėz ēdo javė, nepėrmjet transmetimeve nė 43 gjuhė tė ndryshme, pėrfshirė edhe shqipen, nepėrmjet radios, televizionit dhe internetit.
Video mesazhet e plota tė kėtyre dhe personaliteteve tė tjera ndėrkombėtare e kombėtare, drejtuar Zėrit tė Amerikės me rastin e 70-vjetorit tė themelimit, mund ti shikoni nė faqen eletronike tė Zėrit tė Amerikės nė gjuhėn shqipe.
Burimi i informacionit: Zėri i Amerikės
Frank Shkreli
(Autori, i cili mori pjesė nė festimet e 70-vjetorit, ka punuar pėr Zėrin e Amerikės pėr njė periudhė 30-vjeēare nė detyra tė ndryshme, pėrshirė shef i Shėrbimit shqip dhe shef i Drejtorisė sė Euro-Azisė)
|
|
|