Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Yryshi i Beogradit dhe bujaria e Prishtinės



Shkruan: Xhavit Beqiri


Kėshtu si ka nisur tė tregohet bujare ndaj kėrkesave serbe, Qeveria e Kosovės kushedi ku mund tė ndalet me dhuratat e saj. Fundja, a nuk i ka proklamuar vetė kjo qeveri “zgjidhjet kreative”, tė cilat shkojnė larg Pakos Ahtisari, e rrjedhimisht edhe larg Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės

I. Mafiozi i vogėl dhe babai “i urtė”

Policia shtetėrore serbe e Daēiqit rrėmbeu dy pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės sipas njė skenari tipik mafioz, tė cilit do t’ia kishin zili edhe kapot mė tė regjur tė krimit tė organizuar nė botė. Fill pas kėtij akti tė shėmtuar, i biri shpirtėror i Sllobodan Milosheviqit, Ivica Daēiq, doli me krekosje para kamerave pėr tė treguar me krenari “heroizmin e speciallcave” tė tij.
Fotografitė qė ai mbante nė dorė, nė tė cilat shiheshin tė shtrirė pėrtokė dy policėt e Kosovės, tė kujtonin kohėn kur politikanėt serbė nė ish-Jugosllavi paraqitnin me pompozitet “dokumente” pėr komplotet kundėr federatės dhe “vėllazėrim-bashkimit”, me tė cilat ata krijonin alibi pėr t’iu ndėrsyer tė gjithė atyre qė nuk i kishin pėr zemėr, me njė fjalė tė gjithė joserbėve, e para sė gjithash - shqiptarėve.
Profili i nomenklaturės qė sot e pėrbėn elitėn politike tė Beogradit nuk ka ndryshuar aspak. Me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, ndaj shqiptarėve tė Kosovės atje ende dominon diskursi politik i kohės sė Milosheviqit. Ē’ėshtė e vėrteta, skenės politike nė Serbi sot i mungon formati i radikalit Vojisllav Sheshel, i cili nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar hapur bėnte thirrje pėr t’i hedhur shqiptarėt nė Adriatik, por as kėta “tė moderuarit” nuk kanė shėnuar ndonjė pėrparim nė raport mė fqinjėt e tyre tė parė - shqiptarėt e Kosovės.
Kopje e zbehtė e Sllobės, ministri aktual i Punėve tė Brendshme i Serbisė, Daēiq, mbase ka menduar se spektakli mediatik qė do ta pasonte “arrestimin” e policėve tė Kosovės mund t‘ua siguronte ndonjė votė mė tepėr socialistėve. Nė vendin e tij, nė Serbi, Daēiqi edhe mund tė ketė fituar ndonjė poen politik, sepse nė opinionin e atjeshėm, me gjasė, edhe shumė kohė do tė ketė mjaft pėrkrahės tė mendėsisė politike, e cila shkaktoi gjithė ato tragjedi nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore.
Kjo ēėshtje, fundja, ėshtė hesap i brendshėm serb. Nėse ata vėrtet duan qė ende tė kenė liderė tė tillė si soji i Daēiqit, e paēin veten nė qafė. Prishtinės zyrtare dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, sidomos Brukselit, qė po “i lehtėson” bisedimet Prishtinė-Beograd, do tė duhej t’u interesonte mė shumė ky fakt: a e kreu kėtė akt banditėsh Daēiqi me dijen dhe bekimin e partnerit tė tij qeveritar, presidentit Boris Tadiq, apo e bėri gjithė kėtė rrėmujė kryemėvete, thjesht pėr tė treguar se edhe ai ėshtė njėfarė bosi, tė cilit Prishtina dhe qytetarėt e Kosovės duhet t’ia kenė frikėn?!
Tadiqi (tanimė i dorėhequr), meqenėse askush s’e dėgjoi ende tė shprehte mospajtim ndaj kėtij akti qyqar tė partnerit tė tij, duket se e ka miratuar rrėmbimin e policėve tė Kosovės, mbase pėr ta pėrdorur mė vonė kėtė akt, nė procesin e pritshėm tė bisedimeve tė reja politike Prishtinė-Beograd, si argument se Prishtina zyrtare po e cenon sigurinė e rajonit duke e shkelur vijėn administrative, siē kanė dėshirė ata ta quajnė kufirin nė mes Serbisė dhe Kosovės.
Me lojėn e heshtjes sė tanipėrtanishme, Tadiqi fiton dyfish: Daēiqin e vogėl e nxjerr si njė palaēo-politikan, qė ka dėshirė herė pas here tė luajė ēunin e fortė (e axhami), ndėrsa vetveten e prezanton (sėrish) si njė babaxhan, qė vepron me urtėsi; unė jam babai, i urti, kurse ai ėshtė fėmija plangprishės, tė cilit s’bėn t’i lihet asgjė nė dorė!

II. Tagri i fusnotės

Por, ku e ka motivin yryshi i Daēiqit? A ėshtė mėrdhezur ai nga vala e fushatės sė brendshme zgjedhore nė Serbi, apo rrėmbimin e policėve tė Kosovės e bėri pėr ta pėrmbushur betimin pėr “reciprocitet” ndaj arrestimit tė disa pjesėtarėve (xhandarėve) tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, tė cilėt shėtisin nė Republikėn e Kosovės si nė bahēe tė babės?!
Edhe njėri, edhe tjetri motiv mund ta kenė nxitur Daēiqin drejt aventurave si kjo e poshtėrimit tė policėve tė Kosovės. Madje, atė, ashtu si me pahir, mund ta ketė ndėrsyer vetė presidenti Tadiq qė t’i mbushė mend shqiptarėt. Mirėpo, tė gjitha kėto sa u thanė nuk e prekin thelbin e ēėshtjes. Krejt kėto veprime janė njė pikė uji nė det, nė krahasim me synimet e tjera qė ka Beogradi zyrtar, e tė cilat janė shumėfish mė tė dėmshme pėr Kosovėn se kėto aktet “e pamenduara” tė ministrit Daēiq.
Pa i zgjedhur mjetet dhe metodat, Serbia dėshiron qė ta minojė me ēdo kusht Republikėn e Kosovės dhe funksionalitetin e saj. Mė e pakta qė ajo do ėshtė njė “autonomi e gjerė” pėr serbėt e veriut tė Kosovės. Pėr jetėsimin e kėtij synimi tashmė ajo ėshtė trimėruar shumė, sepse zemėrgjerėsia e Prishtinės zyrtare ia ka shtuar apetitet. Askush nė Serbi nuk ka imagjinuar dot se Prishtina zyrtare do ta lejojė aq lehtė cenimin e emėrtimit Republika e Kosovės, duke hequr dorė pa fije ngurrimi nga emėrtimi kushtetues nė favor tė njė fusnote, e cila nuk “e paragjykon” statusin (pikėrisht ashtu siē kėmbėngulte Beogradi).
Madje, lehtėsia e pranimit tė fusnotės nga Prishtina zyrtare i befasoi edhe miqtė e Kosovės, tė cilėt sugjeruan hapur se nuk kanė mundur ta kundėrshtonin fusnotėn, meqė Prishtina e pranoi atė krahėhapur.
Tani qė po flitet pa dorėza pėr procesin e ri tė bisedimeve politike Prishtinė-Beograd, ekskluzivisht pėr veriun e vendit, opozita, shoqėria civile, mediet dhe tė gjithė ata qė ia duan tė mirėn Republikės sė Kosovės, duhet ta detyrojnė Qeverinė e Kosovės tė mos jetė kaq zemėrgjerė si deri mė sot, sepse, ruana Zot, kjo qeveri mund ta befasojė palėn serbe me ndonjė ofertė tė levėrdishme, tė cilėn as Beogradi, as serbėt e veriut s’mund ta paramendojnė.
Kėshtu si ka nisur tė tregohet bujare ndaj kėrkesave serbe, Qeveria e Kosovės kushedi ku mund tė ndalet me dhuratat e saj. Fundja, a nuk i ka proklamuar vetė kjo qeveri “zgjidhjet kreative”, tė cilat shkojnė larg Pakos Ahtisari, e rrjedhimisht edhe larg Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
“Kreativiteti” i Prishtinės me fusnotėn, fatkeqėsisht, duket se do t’i hapė portat pėr “zgjidhje” tė reja, prej tė cilave Kosova nuk do tė ketė asnjė dobi. Pėrkundrazi, do tė ketė njė mal pasojash!
Pallavrave pėr “presionin ndėrkombėtar” nuk u beson mė askush, sepse asnjė vend, aq mė pak ndonjė vend mik, nuk tė thotė tė heqėsh dorė nga vetvetja! Prishtina zyrtare/Qeveria e Kosovės (se Parlamentin dhe presidenten s’po i pyet kush!) nuk ka pasur asnjė presion pėr fusnotėn, por ėshtė kurthuar keq nė rrjetėn e veprimeve tė veta tė pamenduara

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks