|
|
Postsocializmi Edi Rama dhe Presheva
Shkruan: Faton Abdullahu
A po e tradhton Edi Rama socializmin e deri tashėm apo e ka kuptuar se socializmi dhe patriotizmi gjithėshqiptarė mund dhe duhet tė shkojnė bashkė e qė mund tė bėhet edhe ofertė e tij e re politike. Vėshtirė tė thuhet por ajo qė mund tė thuhet pa pikė dyshimi ėshtė se politikani qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė njė nga politikanėt mė me ndikim nė Shqipėri tė cilin vota e qytetarit shqiptarė e ka venė nė krye tė Tiranės pėr shumė vite, votė kjo e cila e ka vėnė atė edhe nė krye tė partisė mė tė fortė e mė tė madhe opozitare e i cili edhe sot e kėsaj dite nuk gėzon pėrkrahje e simpati nė Kosovė ėshtė Edi Rama. Mjafton vetėm tė pėrmendet numri shumė i vogėl i tė pranishmėve nė njė lokal simpatik nė Prishtinė, por shumė tė vogėl, ku ai promovoj librin e tij Kurban pėr ta kuptuar se kjo ėshtė e vėrtetė. Prishtina e zhgėnjej edhe Edi Ramėn edhe baton Haxhiun, kjo nuk ishte e zakonshme. Kjo pėr mua ėshtė brengosėse si fenomen. Do tė duhej tė ishte ndryshe, do tė duhej qė edhe kryesocialisti Rama tė kishte pėrkrahės tė shumtė dhe tek shtresat e ndryshme edhe nė Kosovė, ashtu sikundėr ka shumė dhe pėr kohė tė gjatė Sali Berisha. Mua kjo mė brengosė, jo pse kjo i ndodhė Edi Ramės konkretisht, por pse kjo i ndodhė megjithatė njeriut dhe politikanit shumė tė votuar dhe me shumė ndikim nė Shqipėri. Mund tė sillen shumė shpjegime e arsyetime tė cilat e kanė determinuar njė fenomen tė tillė me kėtė defekt jo lehtė tė riparueshėm nė raportet Kosovė Shqipėri, por shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė kjo tė ndryshoj dhe nė tė ardhmen tė mos kemi dallime tė tilla jo tė natyrshme ndėrmjet asaj qė duan dhe aspirojnė Kosova dhe Shqipėria. Pėr mua personalisht dhe besoj edhe pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės, ka qenė vėshtirė e kuptueshme se, pse nė rrezet vepruese tė koncepteve politike dhe kulturore tė Edi Ramės, identiteti nacional gjithėshqiptarė, ka qenė tė shpeshtėn i paarritshėm, apo thėnė mė saktė ka qenė i cunguar dhe pa prirjen pėr ta tejkaluar shtetin shqiptarė. Unė mund ta kuptoj se pėr tu dalluar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, dhe kjo mbetet e rėndėsishme, pastaj edhe pėr tė mbetur besnik nė bazat e mirėfillta tė socializmit, ēka nuk mund tė injorohet, atij i ėshtė dashur tė mos luaj shumė me kartėn e njėjtė, pra me kartėn e identitetit tė fortė nacional apo edhe tė nacionalizmit shqiptarė, por ama tė mos kuptohet deri nė atė shkallė sa nuk ėshtė kuptuar Kosova dhe tė anashkalohet deri aty sa ėshtė anashkaluar ajo, ėshtė vėshtirė e kuptueshme edhe mė vėshtirė e pranueshme. Unė e di se ajo qė i ka dhezė Edi Ramės nė Tiranė e nė Shqipėri, me ērast ėshtė perceptuar si politikan i moderuar i cili edhe me veshje thyente rregulla tė vjetra e barriera, nuk ka mundur ti ndodhė edhe nė Kosovė, sepse pėr kosovarin modernitete dhe veshja tė tilla nė atė kohė nuk ishin aspak tė reja, nuk ishin hiē mbresėlėnėse, sepse me to kishin komunikuar e jetuar vite mė parė, por nuk e marrė vesh pse ai nuk arriti tė komunikoi sa e si duhet me kauzėn dhe aspiratėn nacionale tė kosovarėve.
Nė rrethana paksa mė normale nė raportet Shqipėri Kosovė, ēfarė nuk kanė qenė pėr kohė tė gjatė e nė shumė sfera nuk janė as edhe sot e kėsaj dite, do tė ishte e udhės qė personi qė do tė pretendonte tė bėhej politikan apo mė saktė qė do tė arrinte tė bėhej pushtetar i rėndėsishėm nė Shqipėri, do tė duhej qė nė tė njėjtėn kohė ta ketė edhe simpatinė e dhe pėrkrahjen e njė pjese mė tė madhe tė qytetarėve tė Kosovės. Praktikisht dhe teknikisht nuk ėshtė e lehtė pėr tu matur dhe kuptuar drejtė kjo pėrkrahje apo mungesė e saj te shqiptarėt e Kosovės pėr politikanėt nė Shqipėri, por e vėrteta ėshtė se nė bazė tė vlerėsimeve dhe opinioneve tė ndryshme megjithėkėtė mund tė dihet pak a shumė se cili pushtetar nė Shqipėri ka pėrkrahje mė tė madhe nė Kosovė e cili nuk e gėzon atė. Ashtu sikundėr mund tė jetė kuptuar disa here deri mė tani, sado qė jo nga tė gjithė, njė spektėr politik nga Kosova preferon njė politikan tė caktuar nga atje e njė tjetėr spektėr, preferon dhe mban lidhje mė tė mira me njė tjetėr politikan po nga atje. Por e keqja ėshtė se nė kėto vitet e postkomunizmit ka pasur politikan, konkretisht pushtetarė me ndikim shumė tė madh nė Shqipėri, politikan qė janė pėrmbysur dhe prapė fal votės sė shumicės sė qytetarėve shqiptar janė ngritur, por pėrkundėr tė gjithave ata asnjėherė nuk kanė pasur pėrkrahje as edhe simpati tė madhe nė Kosovė, nuk janė respektuar shumė, apo pėr tė qenė mė tė saktė nė formulim, ndikimi, popullariteti dhe pėrkrahja e tyre nė Shqipėri ka qenė nė disproporcion tė madh me ndikimin, popullaritetin dhe pėrkrahjen qė ata e kanė pasur nė Kosovė. Sinonim i njė diskrapance tė tillė ka qenė politikani me shumė ndikim dhe pėr kohė tė gjatė nė Shqipėri, Fatos Nano. Kjo ta zėmė nuk mund tė thuhet pėr njė politikan tjetėr nga Tirana, pėr Pandeli Majkon i cili nė Kosovė ende gėzon simpati, jo vetėm pėr pėrkrahjen e tij tė madhe qė dha gjatė kohės sė luftės, pėrderisa ishte kryeministėr, por edhe pėr konceptet e tija politike ku, interesi dhe ndjenjat nacionale duket se nuk kufizohet vetėm brenda shtetit shqiptar.
Por a ka ndryshuar Edi Rama kohėve tė fundit ? Vėshtirė tė thuhet, por ai po bėnė gjėra ndryshe nga qė jemi mėsuar tė shohim e dėgjojmė prej tij, kjo ėshtė e vėrtetė. Kohė mė parė ai bėri promovimin e librit tė tij mė tė ri nė Preshevė, pra ai doli nga Shqipėria dhe duket se kjo i bėri mirė. Pritja qė ju bė atje, pėr dallim nga Prishtina i ka lėnė mbresa tė forta, pėr tė cilat ai edhe shkroi nė Twiter vlerėsime kėto tė cilat nė bazė tė standardeve tė dikurshme tė partisė sė tij, do tė ishin goxha nacionaliste. Por mė e forta dhe mė e pazakonta ishte ajo qė tha dhe kėrkoj ai pėr Preshevėn. Ai kėrkoi qė atje tė ndėrtohen dy shkolla dhe njė maternitet ma paratė e shtetit shqiptarė. Kjo ėshtė risi, ky ėshtė njė tjetėr Edi Ramė, kjo nuk ėshtė e zakonshme. Kjo logjikė e tė menduarit, kėto koncepte nacionale janė ato qė kanė munguar tek ai, kjo mungesė ėshtė ajo qė e ka bėrė atė tė mos jetė i pėrkrahur dhe tė mos ketė simpati nė Kosovė. Ku janė shkaqet e kėtij ndryshimi, a ėshtė ky transformim individual apo do tė jetė mė i gjerė? Vėshtirė tė thuhet. U dėgjua disa tė thonė se kėshtu po e kėshillon publicisti i njohur nga Prishtina Baton Haxhiu. Po ku ishe mė herret more Baton. E vėrteta ėshtė se ka ndryshime kualitative nė Shqipėri tė cilat pos tjerash po determinohen nga epoka e re nė tė cilėn po jetojmė e ku Top Channel-it dhe Klanit po luajnė rol tė rėndėsishėm. A po i kupton kėto si duhet pėrmbajtėsish Edi Rama apo jo, mbetet tė shihet.
|
|
|