|
|
Protesta gjithėpopullore e 24 prillit
Shkruan: Nexhmedin Spahiu
-Stop terrorizmit- ėshtė parullė universale e kuptueshme pėr tėrė botėn. Bota sa e kupton aq edhe nuk e kupton natyrėn e konfliktit Kosovė Serbi, sikurse ne qė nuk e kuptojmė natyrėn konfliktit nė Ruandė. Botės mund tė mos i interesojė se kujt i pėrket Mitrovica: Kosovės apo Serbisė por, gjithsesi i intereson nėse terrorizmi buron nė Kosovė apo po e godet Kosovėn.
Kur ishim fėmijė, nė rrugėn Xhon Kenedi nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, njė nga gangsterėt e mėhallės, kur donte ta grushtonte dikė, fillimisht i lente nė dorė kapelėn e tij duke i thėnė ma mbaj pak se kam njė hall, kur tjetri pa tė keq kurthohej i habitur me kapelėn e tij ai mėshonte grushte dhe e hidhte pėr tokė.
Kjo pėr fėmijėt e lagjes paraqiste atraksion derisa njėri nga viktimat e radhės u gjet mė mirė: sapo ky gangsteri i zgjati kapelėn pėr mbajtje ky ia futi grusht hundėve gangsterit.
Kėtė sjellje tė gangsterit tė mėhallės po mė pėrkujton sjellja e fundit e Serbisė.
Beogradi grushton derisa kėrkon qė tmos ngacmohet pėr shkak tė zgjedhjeve
Serbia kėrkoi mirėkuptim nga Uashingtoni e Brukseli qė derisa tė kryhen zgjedhjet nė Serbi tė mos e ngacmojnė nė Kosovė e me Kosovėn.
Perėndimi tregoi menjėherė mirėkuptim dhe me kėtė edhe lidershipi kosovar u instruktua konform kėtij vendimi.
Por ēfarė nė tė vėrtetė ndodhi? Serbia le qė la mėnjanė marrėveshjet me Prishtinėn nė Bruksel si tė paqena, por filloi tė shkepė grushtet jo vetėm nė veri tė Kosovės po edhe nė Maqedoni.
Akti terrorist mbi familjen e Selver Haradinajt trembi dhe detyroi nė shpėrngulje banorėt jo-serbė nė veri tė Kosovės, ndėrsa me vrasjen e pesėfishtė nė Maqedoni tronditi themelet e shtetit tjetėr satelit tė Perėndimit Republikės sė Maqedonisė.
Pėr mė tepėr Kryeministri i Kosovės pasi njėherė e kualifikoi kėtė si akt terrorist, kthehet mė vonė nė kualifikimin si akt kriminal dhe thotė se nuk ėshtė mirė tė akuzojmė pa pėrfunduar hetimet.
Kryeministri i Kosovės relativizon veprimtarinė kriminale tė agjencive inteligjente tė Serbisė
Pėr tė qenė ironia nė kulm, Kryeministri i Kosovės bėnė paralelizėm mes aktit terrorist nė Mitrovicė dhe thotė se nuk duhet akuzuar Beogradi derisa nuk pėrfundojnė hetimet pasi as krerėt maqedonė nuk po akuzojnė shqiptarėt pa u kryer hetimet.
Kryeministri i Kosovės po harron se tė dyja kėto krime (edhe akti terrorist nė Mitrovicė edhe vrasja e pesėfishtė nė Maqedoni) janė zier nė tė njėjtėn kuzhinė, nė atė tė Beogradit. Pėrpjekja e kryeministrit pėr tė relativizuar kėtė veprimtari kriminale tė agjencive inteligjente tė Serbisė mund tė kuptohet vetėm si falėnderim i tij ndaj Beogradit pasi njė ditė mė parė Beogradi e tėrhoqi aktakuzėn ndaj tij.
Kosova nuk duhet tė rrijė duarkryq derisa Beogradi shqelmon
Pėrgjigja mė e mirė qė Kosova mund tė japė nė kėtė situatė ėshtė protesta gjithė-popullore e 24 Prillit nė Prishtinė, organizuar nga shoqėria civile e Kosovės me titull: STOP TERRORIZMIT.
Sa mė e madhe tė jetė protesta aq mė fakt tregues i fortė do tė jetė se Kosova nuk prodhon terrorizėm. Se ajo qė prodhon terror nė Ballkan ėshtė Serbia dhe se bota duhet ti thotė stop kėtij terrorizmi ashtu siē i thonė kosovarėt.
Nė fakt, protesta qė do tė jetė pa fjalime, pa flamuj dhe pa parulla tjera nuk i adresohet me emėr Beogradit , por ajo vetėkuptohet.
Njė parullė kaq universale ėshtė e kuptueshme pėr tėrė botėn. Bota sa e kupton aq edhe nuk e kupton natyrėn e konfliktit Kosovė Serbi, sikurse ne qė nuk e kuptojmė natyrėn konfliktit nė Ruandė. Ajo ēfarė ne dėshirojmė ėshtė qė tė mos shohim terror nė Ruandė qė tė mos shohim skena rrėqethėse, dhe nuk na intereson se X-qyteti i Ruandės i takon Hutu-ve apo Tuci-ve.
Botės mund tė mos i interesojė se kujt i pėrket Mitrovica, Kosovės apo Serbisė, por bota indinjohet kur sheh skena si ajo nė banesėn e Selver Hardinajt. Gjithsesi botės i intereson nėse terrorizmi buron nė Kosovė apo po e godet Kosovėn.
Protesta i bėnė me dije botės se terrorizmi nuk buron nė Kosovė por po vjen nga Beogradi
Kur bota sheh skena tė tilla tmerruese dhe sheh se nuk po protestohet nė Kosovė ajo do tė mendojė se ėshtė njė diēka e zakonshme pėr kodin tonė moral, pėr mėnyrėn tonė tė jetesės. Pra, e sheh se ne po prodhojmė terrorizmin.
Por, nėse bota sheh se gjithė Kosova ēohet nė kėmbė kundėr njė akti tė tillė atėherė ajo e gjykon Serbinė pėr kėtė, sepse e sheh civilizimin tek ne e barbarinė tek Serbia dhe jo anasjelltas.
Prandaj ėshtė nė interesin e forcave politike tė Kosovės ta pėrkrahin kėtė protestė. Ato as nuk fitojnė as nuk humbin aty pėr aty nga kjo protestė sa i pėrket garės sė tyre pėr pushtet, por duke qenė kjo njė fitore pėr Kosovėn bėhen hisedarė tė saj dhe herė do kurdo e kapitalizojnė kėtė.
|
|
|