Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

NEVOJA PER NJĖ POLITIKĖ TĖ QYTETĖRUAR



Shkruan: Frank Shkreli

Ndėrkohė qė kėtu nė Shtetet e Bashkuara po zhvillohet njė fushatė e nxehtė elektorale pėr zgjedhjet presidenciale qė do tė mbahen nė nėntor midis dy kundėrshtarėve kryesorė politikė, kandidatit tė Partisė Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit tė Partisė Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanė filluar tė trashen fjalėt, dhe tė ashpėrsohen akuzat dhe kundėr akuzat, jo vetem midis dy kandidatėve por edhe midis bashkpuntorėve dhe pėrkrahėsve tė tyre politikė si dhe grupeve tė interesave tė posaēme, qė pėrkrahin njėrin ose tjetrin kandidat.

Nė tė njėjtėn kohė edhe nė Shqipėri po zhvillohet njė proces pėr zgjedhjen e presidentit tė ardhėshėm tė vendit. Megjithėse procesi pėr zgjedhjen e presidentit nė Shqipėri eshtė krejt ndryshe, kryesisht pėr nga kėrkesat kushtetetutore-- nė krahasim me fushatėn e gjatė elektorale pėr zgjedhjen e presidentit qė po zhvillohet nė Amerikė -- duket sikurė i gjithė vendi ėshtė kaplluar nga ato qė media shqiptare karakterizon si "ethe presidenciale". Ndėrkohė qė kėtu nė Amerikė, megjithė akuzat dhe kundėr akuzat e ashpėra ndaj njėri tjetrit dhe midis pėrkrahėsve tė dy kandidatėve, pėrgjithėsisht debatohet nė lidhje me ēėshtje qė i interesojnė votuesit, ose tė pakėn segmente tė ndryshme votuesish. Mbi tė gjitha pėr ēėshtje siē ėshtė ekonomia, papunėsia, dhe deficitet buxhetore nė nivel kombėtar, shtetėrorė dhe vendorė.

Votuesit amerikanė, mbi tė gjitha, duanė tė dine, mbi tė gjitha, se cili prej kandidatėve tė dy partive kryesore mund ta nxjerrė vendin nga kėjo situatė e rėndė ekonomike, dhe nuk janė tė interesuar aspak nė sulmet politike, qė normalisht dhe pėr mirė ose pėr keq, janė pjesė e procesit tė zgjedhjeve nė kėtė vend. Pėr fat tė keq, shkėmbimi i akuzave tė tilla dhe sulmeve personale tėrheqin mė shumė vėmendjen se sa ēėshtjet serioze me tė cilat pėballet vendi. Mungesa e qytetėrimit politik, sidomos gjatė fushatave elektorale, ekziston pra nė Amerikė dhe nė vende tė tjera demokratike, pasi ėshtė bėrė pjesė e procesit. Edhe nė Shqiperi duket sikur mungesa e qytetėrimit politik, paragjykimet dhe sulmet personale kundėr kandidatėve tė mundshėm ose fiktiv pėr presdient, kanė tėrhequr njė vėmendje mė tė madhe nė median shqiptare dhe nė qarqet diplomatike nė Tirane, se sa vet procesi pėr zgjedhjen e presidentit, madje edhe mė tepėr se ē’duhej tė tėrheqin debatet mbi aftėsitė politike dhe morale qė duhet tė ketė njė kandidat, cilido qoftė ai ose ajo, pėr tė kryer detyrėn e kryetarit tė shtetit.

Ideja e kėtij shkrimi lindi duke shikuar reklama elektorale nė televizionin amerikan tė presidentit Obama dhe ish-governatorit Ramni kundėr njėri tjetrit e tė cilave sipas ekspertėve dallohen nga ashpėrsia dhe nga mungesa e tė ashtuquajturit qytetėrim politik. Sipas anketave publike, rreth 80 pėr qind e amerikanėve thonė se janė tė shqetėsuar nga mungesa e njė diskursi tė qytetėruar dhe tė respektueshėm nė procesin politik tė vendit. Por mora shkas gjithashtu edhe nga saga e gjatė dhe debatet e ashpėra midis pozitės dhe opozitės si dhe grupeve tė tjera politike dhe ndėrmjetsimit tė diplomatėve pėrendimorė nė Shqipėri pėr zgjedhjen e presidentit tė ardhėshėm tė vendit.

Mungesa e qytetėrimit politik nė fushata elektorale dhe diskurse politike nė Shtetet e Bashkuara ėshtė aq e vjetėr sa edhe ekzistenca e Amerikės si shtet, pra nuk ėshtė diēka e re as kėtu nė Amerikė, njė vend ky qė ka njė traditė tė gjatė demokratike. Madje, madje kėtu nė Amerikė ishte presidenti i parė i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Uashingtoni, ai qė nė fjalimin e inaugurimit tė tij si president i kombit te ri, i cili qė atėherė theksoi nevojėn dhe paraljmėroi kombin pėr njė qytetėrim politik duke u premtuar bashkadhetarėve tė tij, "njė angazhim tė ri pėr tė realizuar premtimet e kombit tonė nepėrmjet qytetėrimit politik, guximit, mėshirės dhe karakterit moral. Mbi tė gjitha, Amerika duhet tė pėrshtatė dhe tė harmonizojė angazhimet e saj parimore me shqetėsimet dhe me nevojėn pėr njė shoqėri politikisht tė qytetėruar."

Ushtrimi dhe pėrvehtėsimi i qytetėrimit nė politikė dhe nė jetėn e pėrditshme nėnkupton resepktin dhe vlerėn qė ne kemi pėr njė person tjetėr. Stiven Karter, i cili komenton pėr shumė gazeta amerikane, nė librin e tij me titull “Qytetėrimi’’, shkruan se sjelljet tona, me vepra dhe me fjalė, “Janė shenjė e respektit tonė pėr bashkqytetarėt tanė, qė t’i konsiderojmė ata si tė barabartė me ne, si para ligjit ashtu edhe para Perėndisė. Kėshtuqė rregullat e qytetėrimit politik janė, nė tė njėjtėn kohė, edhe rregullat e moralit. Ėshtė e moralshme’’, thotė ai, “qė bashkqytetarėt tanė t’i trajtojmė me respekt dhe e pa-morlashme nėqoftse nuk bėjmė njė gjė tė tillė. Kriza e mungesės sė qytetėrimit civil e politik nė kohėn tonė, ėshtė pjesė e njė krize mė tė madhe morale’’, shton Stiven Karter.

Pėr tė pėrshkruar kėtė qytetėrim ose sjelljet e mira politike, nė anglisht pėrdoret fraza "political civility" dhe nė frėngjisht fjala "civilite' " e qė e ka tė njėjtėn rrėnjė etimologjike me fjalėt "qytetėrim" ose i "qytetruar", e qė me fjalė tė tjera nėnkupton njerėz tė shtėpisė ose pjesėtarė tė njė familjeje. Si rrjedhim, nė jetėn e ēdo familjeje ka disa rregulla qė mundėsojnė anėtaret e familjes tė jetojnė nė paqė e harmoni me njėri tjetrin. Edhe nė sistemin dhe jetėn politike tė ēdo vendi, ekzistojnė disa rregulla tė qytetėrimit politik qė, nėqoftse zbatohen, duhet tė bejnė tė mundur tė jetuarit nė paqė dhe respekt pėr njėri tjetrin dhe tolerancė pėr mendimet e ndryshme tė njeri tjetrit, qofshin ata edhe kundėrshtarė politikė. Ashtu si ēdo anėtar i familjes ka pėrgjegjėsi pėr mirėvajtjen e familjes sė vet nė terėsi, nė tė njėjtėn kohė, secili prej nesh si pjesėtarė tė shoqėrisė ku jetojmė, kemi pėrgjegjėsi dhe obligime jo vetem karshi njėri tjetėrit, por edhe ndaj shoqėrisė, shtetit dhe kombit tė cilit i pėrkasim.

Xhim Liē, njė ish-kongresmen republikan i cili ka shėrbyer 30 vjetė ne Kongresin amerikan, thotė nė njė artikull mbi kėtė subjekt se "qytetėrimi politik nuk ka tė bėjė vetėm me sjellje tė mira dhe nuk do tė thotė se debatet e ashpėra duhet tė shmangen. Pėrkundrazi, ajo qė nevojitė qytetėrimi politik ėshtė gatishmėria nga ana e njė individi pėr tė dėgjuar me respekt pikėpamjet dhe qendrimet e tė tjerėve, duke qenė tė vetdijshėm se tė gjithė ne jemi tė lidhur dhe varemi nga njėri tjetri.'' Kongresmeni Liē, vazhdon duke thėnė se "ėshtė krejtėsisht e natyrshme dhe nė tė vėrtetė ėshtė normale dhe pritet qė qytetarėt tė mos jenė dakord me njėri tjetrin mbi ēėshtje politike dhe me qėndrimet e kandidatėve tė ndryshėm dhe qė mė nė fund kėto mosmarrveshje t’i shprehin me votėn e tyre." Por ajo qė ėshtė me e rėndėsishme sipas tij, " ėshtė nėse kandidatėt ose partia qė mė nė fund fiton zgjedhjet, kanė seriozitetin e duhur dhe kurajon politike tė nevojshėme pėr tu angazhuar pėr njė bashkpunim me tė gjithė, pėr tė mirėn dhe interesat e pėrbashkėta madhore."

Mė kujtohet kur ndėrroi jetė ish-presidenti amerikan Ronald Reagan mė 2004. Varrimi i tij dhe ritet funerale, bashkuan politikanėt amerikanė tė tė gjitha ngjyrave, konservatorė, liberalė dhe tė qendrės, republikanė e demokratė. Kur vdiq ai, nė Amerikė ishte gjithashtu kulmi i njė fushate tė egėr politike pėr president midis republikanit Xhorxh W Bush dhe demokratit Xhon Kerri. Nė shenjė respekti qė tė gjithė kishin pėr presidentin Reagan, pėr ceremonitė e varrimit, tė dy fushatat nderprenė reklamat armiqėsore kundėr njėri tjetrit dhe tė gjithė tė bashkuar nė kujtim dhė pėr tė nderuar ish presidentin Reagan dhe politikėn e tij tė qytėruar karshi kundėrshtarėve tė tij politikė, pėr tė cilėn ai ishte i njohur -- tė pakėn pėrkohėsisht shpallėn paqė nė luftėn e tyre politike tė egėr pėr pushtet.

Nė Shqipėri nė kėte 100-vjetor tė pavarėsisė sė vendit, me tė drejtė dhe me plot krenari po bėhen plane dhe po miratohen programe dhe po organizohen evenimente madhėshtore pėr tė festuar arritjen mė tė madhe tė kombit nė 100-vjetė, pavarėsinė e shtetit shqiptar. Por nderi me i madh qė mund t’i bėhej Shqipėrise dhe kombit shqiptar nė ketė vit jubilar, do tė ishte vendosja e diskursit dhe qytetėrimit politik nė jetėn dhe debatin politik tė vendit – tė pakėn kėtė vit -- midis partive kryesore politike dhe aleatėve tė tyre me zgjedhjen e njė presidenti me konsensus tė gjėrė, duke i dhėnė kėshtu vendit njė fillim tė ri nė jetėn demokratike dhe duke lėnė pas gabimet dhe armiqėsitė politike tė sė kaluarės si dhe frustrimet e shumėta tė popullit me proceset politike nė vend -- ashtuqė Kuvendi Shqiptar tė bėhet me tė vėrtetė organi politik qė pėrfaqėson interesat e popullit dhe pėr tė cilin ka nevojė dhe e do populli dhe kombi. “Bėn shoqėri me burra me cilėsi tė mira nėqoftse vlerėson reputacionin tėnd, sepse ėshtė mė mirė tė jeshė vetėm se sa tė jeshė nė shoqėri tė keqe.’’ (Xhorxh Uashington)

Por nė fund tė fundit, qoftė nė Amerikė, qoftė nė Shqipėri, janė votuesit ata tė cilėt duhet tė kėrkojnė llogari dhe dhėnjen fund tė sjelljeve dhe debateve tė ligshta politike nė radhėt e politikanėve dhe tė pėrfaqsuesve tė partive nė parlament , gjatė fushatave elektorale, nė nivele tė ndryshme tė qeverisė dhe shtetit dhe tė kėrkojnė prej tė gjithėve qė tu jepet fund grindjeve tė pėrhershme politike e tė punojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, pasi politikanėt kudo angazhohen nė sulme tė ligėshta personale ndaj kundėrshtarėve politikė pėr derisa sjellje tė tilla tolerohen nga elektorati.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks