Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Nga 18-20 qershor Java e Filmit Kosovar nė Ulqin

Prishtinė, 14 qershor 2012 - Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve “Art Club” dhe Shtėpia Filmike “Kosovafilm”, nė bashkėpunim me Qendrėn Kulturore tė Ulqinit, do tė organizojnė nga data 18-20 qershor pėr tė parėn herė nė Ulqin “Javėn e Filmit Kosovar”.

Gjatė kėsaj veprimtarie do tė shfaqen tre filma, prodhime tė “Kosovafilm”-it. Java e Filmit Kosovar do tė nisė tė hėnėn me filmin “Kukumi” tė regjisorit me renome Isa Qosja, pjesėmarrės dhe fitues i disa ēmimeve ndėrkombėtare, pėr tė vazhduar tė martėn me filmin “Pikniku” tė regjisorit nga Ulqini, Emin Halili, dhe tė mėrkurėn me filmin “Lepuri me pesė kėmbė” tė regjisorit Ismail Imeri.

Filmat do tė shfaqen nė amfiteatrin e Qendrės Kulturore nė Ulqin pėr ēdo mbrėmje nė orėn 20.00, ndėrsa hyrja do tė jetė e lirė.

“Kosovafilmi”, i themeluar nė vitin 1969, ėshtė shtėpia mė e vjetėr filmike nė Kosovė dhe ndėr produksionet mė tė vjetra nė Ballkan. Gjatė 43 vjetėve “Kosovafilmi” ka realizuar mbi 40 filma tė metrazhit tė gjatė, filma tė metrazhit tė shkurtėr, dokumentarė dhe vizatimorė. Dikur “Kosovafilmi” krahasohej me shtėpitė mė prestigjioze tė ish-Jugosllavisė dhe Ballkanit.

I pranishėm nė Javėn e Filmit Kosovar do tė jenė drejtori i “Kosovafilm”-it, Gani Mehmetaj.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks