|
|
Tenori amerikan interpreton Skėnderbeun
Tiranė, 14 qershor 2012 - Ai do tė jetė njė Skėnderbe tek tė 50-at, trupmadh, me zė tė fuqishėm, me mjekėr, pėrkrenare e shpatė nė dorė, bash si e kemi imagjinuar gjithnjė Heroin Kombėtar. Vetėm se Skėnderbeu qė do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit nuk do tė jetė aspak shqiptar, por amerikan. Quhet Roy Stevens dhe vjen nga Kalifornia, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Arsyeja qė kėtė rol do ta interpretojė pikėrisht ai, lidhet me zėrin e veēantė, qė ngjason me atė tė Xhoni Athanas, pėr tė cilin ėshtė krijuar roli, por edhe me dhuntinė pėr tė mėsuar gjuhė tė huaja. Shqipja ėshtė gjuha e 13-tė nė tė cilėn interpreton. Stevens, i cili tashmė ka kėnduar nė 20 vende tė ndryshme tė botės dhe nė skena tė mėdha si La Scala, Metropolitan etj., e ka marrė me shumė qejf interpretimin e rolit tė Skėnderbeut. Ka bėrė kėrkime rreth figurės sė tij dhe i mėshon idesė qė ta sjellė atė jo vetėm si njė hero, por edhe si njė njeri me personalitet tė fortė e njė diplomat. Pėrveēse do tė kėndojė nė gjuhėn shqipe, Stevens do tė duhet tė hyjė nė skenė mbi kalė. Kėshtu qė kėto ditė kėngėtari po merr edhe mėsime hipizmi, por jo siē mund ta bėjnė tė gjithė, por sipas shkollės sė vjetėr, vetėm me njė dorė, pasi me tjetrėn do tė duhet tė mbajė shpatėn. Nė njė intervistė, Roy Stevens na tregon pėr eksperiencėn e tij shqiptare.
Njė kėngėtar amerikan qė vjen nė Shqipėri pėr tė interpretuar Heroin Kombėtar, ēmenduat kur jua propozuan kėtė rol?
Mu kėrkua qė tė vija tė luaja Skėnderbeun. Kam qenė kėtu tre vjet mė parė nė vitin 2009 pėr operėn Salome dhe ishte njė rast shumė i mirė pėr tė debutuar nė Shqipėri. Kam kėnduar nė shumė vende tė botės dhe Shqipėria ishte njė eksperiencė e re, njė vend i ri, njė gjuhė e re, njerėz tė rinj pėr tė takuar dhe kjo mė pėlqen shumė. Tė them tė drejtėn, mė pėlqeu ideja qė tė vija kėtu pėr Salomenė. Njė eksperiencė dhe njė botė e re pėr mua, kėshtu qė kur isha kėtu nė tetorin e vitit 2009, maestro Ciko mė tregoi idenė e tij pėr vėnien nė skenė tė Skėnderbeut. Meqenėse presidenti Willson ka ndihmuar krijimin e shtetit shqiptar nė vitin 1912, do tė ishte interesante tė ishte njė amerikan qė tė luante rolin e Skėnderbeut. Aq mė tepėr qė ky rol ishte luajtur nga Xhoni Athanas, i cili kishte njė zė shumė tė ngjashėm me timin, qė ėshtė njė zė i rrallė dhe gjithashtu jeton nė Amerikė. Kam kontaktuar me tė pėrmes vajzės sė tij Mirela Athanas, pėrmes Facebookut, madje dje mora njė mesazh nga maestro Athanas. Pra, mbajmė kontakte tė vazhdueshme. Mė pėlqen shumė ideja pėr tė luajtur Skėnderbeun, njė figurė me njė rėndėsi tė madhe historike, politike, globale dhe ky rol ėshtė shumė mė tepėr se tė kėnduarit.
Pėrpara se tė vinit nė Shqipėri, keni bėrė kėrkime mbi historinė tonė, mbi Skėnderbeun, nė mėnyrė qė tė hynit nė karakterin e tij?
Qė pėrpara se tė vija pėr Salomenė, kreva shumė kėrkime mbi Shqipėrinė, kėshtu qė e njihja edhe Skėnderbeun qysh atėherė. Madje me gjithė artistėt e Salomesė udhėtuam pėr nė Kalanė e Krujės, ku pashė muzeun e Skėnderbeut dhe statujėn e tij. Pasi mora kėtė rol, nisa tė kėrkoja shumė mė tepėr mbi historinė dhe tashmė di shumė pėr Skėnderbeun dhe historinė tuaj, ndoshta mė shumė se dhe shumė shqiptarė. Sepse teksa rritesh me historinė, ndoshta nuk mendon shumė pėr tė, kurse unė, duke qenė i jashtėm, doja tė dija mė shumė. Kėshtu ka ndodhur edhe me regjisorin Caelo Saleti, i cili ėshtė shumė i interesuar pėr historinė e Shqipėrisė dhe Heroin tuaj Kombėtar gjithashtu, pasi ėshtė duke pėrgatitur Skėnderbeun e Vivaldit nė muajin nėntor. Pra ka kryer shumė investigime. Qėllimi ynė ėshtė qė ta japim figurėn e Skėnderbeut mė shumė se njė hero, edhe si njė njeri shumė karizmatik dhe me njė personalitet shumė tė fortė, qė sigurisht ka qenė edhe njė lider shumė i mirė qė ka drejtuar vendin dhe ka krijuar marrėdhėnie diplomatike me vende tė tjera. Tė gjitha kėto ne duam ti shfaqim nė opera dhe mendoj se maestro Saleti do sjellė njė spektakėl shumė interesant.
Do tė kėndoni nė gjuhėn shqipe, ju ėshtė dukur e vėshtirė?
Ėshtė e vėshtirė tė kėndosh nė cilėndo gjuhė tė botės, madje edhe nė gjuhėn tėnde, pasi aty e merr rolin lehtė, pasi ti e di se pėrse bėhet fjalė, si duhet tė tingėllojė etj. Ndėrsa kur duhet tė kėndosh nė gjuhėn e dikujt tjetėr, duhet tė pėrpiqesh shumė qė tė arrish njė artikulim tė mirė, tė drejtė, qė pėr shqiptarėt, italianėt, apo pėr kėdo qoftė, tė mos jetė fyes apo i mėrzitshėm artikulimi im, aq mė tepėr nė njė rol si ky. Se nė fund tė fundit kushdo mund tė thotė se pse duhet tė vijė njė i huaj pėr tė luajtur Heroin tonė Kombėtar, me njė theks tė keq, qė dallohet qė ėshtė amerikan
?!
Kush ju ndihmon?
Kur isha kėtu tre vjet mė parė, maestro Ciko mė tregoi muzikėn dhe pas finales sė Salomesė i kėrkova kolegut tim Erlind Zeraliu qė tė mund tė shqiptonte tė gjitha fjalėt pėr mua. Mė duhej tė kisha tė artikuluar dhe tė pėrkthyer ēdo fjalė dhe ēdo skenė. Kėshtu qė, kur u ktheva nė shtėpi, kam mėsuar shqiptimin e fjalėve pėrmes njė shqiptari tė lindur. Kam punuar shumė me aparatin e gojės, me muskujt e mi, stilin tim, si tė mund ti thosha fjalėt nė mėnyrė tė drejtė. Kjo ėshtė gjuha ime e 13-tė, kam kėnduar nė 12 tė tjera mė parė nė 20 vende tė ndryshme nė 5 kontinente dhe kjo ėshtė njė lloj dhuntie imja. Unė nuk jam njė kėngėtar i madh, jam njė kėngėtar i mirė, jam njė aktor i mirė dhe ajo ēka mė bėn tė veēantė, ėshtė se mund ti bėj bashkė tė tria kėto gjėra. Mendoj se arrij tė artikuloj mirė. Kur kam ardhur kėtu, mundet qė shumė artistė tė kenė menduar se pėrse duhet njė amerikan pėr tė luajtur Skėnderbeun, pasi shqiptimi do tė jetė i tmerrshėm, nuk ka arritur asnjė artist tė kėndojė shqip mė parė dhe pėrse duhet ky qė ta realizojė
Por qysh kur mė kanė dėgjuar nė fillim, kanė thėnė: uau, ju keni njė shqiptim normal shqiptar. Kam lexuar dialogėt, qė pėr kėngėtarėt shqiptarė mund tė jetė e vėshtirė, sepse janė nė dialekt, kurse pėr mua ėshtė njėlloj, pasi kam mėsuar fjalėt qė janė atje. Ndoshta nuk do tė jem perfekt, por besoj se do tė shkojė mirė.
Kemi mėsuar se do tju duhet tė hyni nė skenė mbi kalė, ėshtė kjo njė eksperiencė e njohur pėr ju?
Nuk e kam bėrė kurrė kėtė gjė mė parė. Kam ngarė kuaj pėr qejfin tim nė Kaliforni. Ėshtė shumė e vėshtirė tė fusėsh kuaj nė skenė, sepse gjithnjė do tė ketė probleme. Unė vij nga njė vend qė njihet si Modesto dhe aty pranė ėshtė njė vend qė e quan veten kryeqendrėn botėrore tė kaubojve, kėshtu qė nė ato anė ka shumė kuaj dhe mund ti ngasėsh pėr qejf. Por kėsaj here bėhet fjalė pėr tjetėr gjė. Mė duhet tė marr mėsime kalėrimi dhe kėtė po e bėj nė kompleksin Panto nė Mullet. Bashkė me mjeshtėr Izetin po mėsoj tė kalėroj njė kalė tė ardhur nga Anglia, shumė i bukur. Tashmė jam duke mėsuar qė tė kalėroj jo me tė dyja duart, por me metodėn e vjetėr, me njė dorė, sepse dorėn tjetėr duhet ta kem tė lirė pėr shpatėn. Ndėrkohė qė do tė jem i shoqėruar nga dy kalorės tė tjerė profesionistė, tė cilėt do tė kontrollojnė gjithēka. Ndėrkaq mė duhet qė edhe tė kėndoj mbi kalė. (
) (Marrė nga Panorama).
|
|
|