Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Amerika kujton viktimat e komunizmit botėror



Shkruan: Frank Shkreli

Javėn qė kaloi Fondacioni pėr Kujtimin e Viktimave tė Komunizmit me qėndėr nė Washington zhvilloi njė ceremoni me rastin e 5-vjetorit tė ndėrtimit tė monumentit kushtuar viktimave tė komunizmit ane banė botės, e qė ėshtė njė kopje prej bronzi e statujės qė studentėt kinezė ngritėn nė Sheshin Tiananmen, pranverėn e vitit 1989. Fondacioni i ka venė vetes pėr detyrė qė tė edukojė brezin e tanishėm dhe brezat e ardhėshėm mbi historinė, filozofinė dhe trashėgiminė e diktaturės komuniste anė e mbanė botės.

Kryetari i Fondacionit Lee Edwards pas njė minutė heshtje, hapi ceremoninė vjetore pėr tė kujtuar viktimat e komunizmit dhe sakrificat e tyre. Nė ceremoni morėn pjesė diplomatė tė huaj, pėrfshirė pėr herė tė parė edhe pėrfaqsues tė ambasadės shqiptare nė Uashington, organizata civile si Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shtėpia Shqiptaro-Amerikane e Lirisė dhe udhėheqės amerikanė, republikanė e demokratė dhe pėrfaqsues prej mė shumė se njė dyzinė vendesh ish-komuniste. Nė frymėn e mirėkuptimit dhe tė qytetėrimit politik, fondacioni kishte ftuar si folės kryesor njė republikan dhe njė demokrat -- ish-sekretarin amerikan tė mbrojtjes, zotin Donald Rumsfeld dhe zonjėn Annette Lantosh, bashkshorten e ish-kongresistit demokrat Tom Lantosh nga Kalifornia.

Folėsit theksuan traumat nepėr tė cilat kanė kaluar dhe po kalojnė miliona njerėz anė e mbanė botės nėn thundrėn e diktaturės komuniste. Zonja Lantosh foli rreth trashėgimisė sė bashkshortit tė saj si edhe pėr vėshtirsitė qė familja e saj kishte ndeshur nė Hungarinė komuniste. Ajo theksoi se ''ēdo njeri ka tė drejtė tė jetė i lirė dhe ēdo njeri e ka pėr detyrė tė mbrojė lirinė e tė tjerėve.'' Ajo u kujtoi gjithashtu tė pranishėmve se regjimet totalitare janė edhe sot njė shqetėsim serioz pėr tė gjithė.

Ndėr folėsit e ditės ishte edhe Kryetari i Ligės Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti me origjinė arbėreshe, Xho Dioguardi, i cili tha se Shqipėria duhet tė pėballet me tė kaluarėn e saj komuniste dhe i bėri thirrje qeverisė shqiptare qė tė ''sjellė demokraci tė vėrtetė nė Shqipėri duke u kėrkuar zyrtarisht falje viktimave tė komunizmit dhe familjeve tė tyre, duke ngritur njė komision tė sė vėrtetės dhe tė pajtimit, duke hapur arkivat komuniste, ashtuqė tė fillojė njė proces i cili do tė shėrojė plagėt dhe do tė rivendosė besimin tek qeveria dhe udhėheqsit e saj.'' Mohimi i sė kaluarės komuniste shqiptare, tha Dio Guardi, nuk ka sjellur as drejtėsi as shėrim tė plagėve, por mund tė thuhet se ka vazhduar vuajtjet e tyre.

Fondacioni pėr Kujtimin e Viktimave tė Komunizmit i akordoi kėtė vit, ish-Ministrit amerikan tė Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ''Medaljen Truman-Reagan tė Lirisė'', qė mban natyrisht emėrin e dy ish-presidentėve amerikanė, Harry Truman e Ronald Reagan -- njėri demokrat e tjetėri republikan-- e qė ishin tė njohur pėr anti-komunizmin e tyre gjatė luftės sė ftohėt. Medalja e Lirisė i akordohet ēdo vit njė personi i cili gjatė jetės e karjerės sė tij ka dalluar vetėn me vepra nė favor tė lirisė dhe kundėr komunizmit e tiranisė. Fituesit e mėoparshėm tė kėsaj medalje kanė qenė ish-Konresmeni Tom Lantosh, Lek Walesa, Vaclav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali i Dytė, William Buckley, senatorėt Henry Jackson, Jesse Helsm, Joseph Lieberman dhe nėn-kryetari i Dhomės sė Pėrfaqsuesve nė Kongres, Steny Hoyer. Zoti Rumsfeld, nė kapacitetin e fituesit tė medaljes sė Lirisė kėtė vit, foli mbi rėndėsinė e pėrkujtimit tė viktimave tė komunizmit si edhe tė sakrificave tė tyre dhe u kėrkoi tė pranishėmve qė tė mos harrojnė tė gjithė ata qė anė e mbanė botės jetojnė gjithnjė nėn thundrėn e regjimeve totalitare.

''Ne nuk do t'i harrojmė viktimat e komunizmit dhe as sakrificat e tyre'', tha Zoti Rumsfeld. Duke folur para monumentit pranė Kongresit amerikan, dedikuar viktimave tė komunizmit, Zoti Rumsfeld vazhdoi duke thėnė se komunizmi ishte pėrgjegjės, mė shumė se ēdo lėvizje tjetėr nė historinė e njerėzimit, pėr vrasjet e miliona njerėzve, dhe shtoi se ''ne nuk duhet tė harrojmė se gjithnjė miliona njerėz anė e mbanė botės jetojnė nėn thundrėn e tiranisė dhe presin prej nesh e shikojnė tek ne pėr t'i ndihmuar ata. Shpresoj qė Shtetet e Bashkuara tė shėrbejnė gjithmonė si njė pishtar drite pėr botėn, dhe lutem qė tė kemi udhėheqės qė e kuptojnė kėtė gjė.''

Duke folur, pasi mori Medaljen e Lirisė ''Truman-Reagan'' nga Fondacioni pėr Kujtimin e Viktimave tė Komunizmit, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Rumsfeld tha se ''toka dhe tė gjitha vendet e botės e shohin se shtetet ku populli gėzon njė sistem tė lirė politik dhe ekonomik, nė ato vende populli jeton mė mirė se nė vendet ku nuk mbizotėron liria.'' Duke iu pėrgjigjur pyetjes nga korrespondenti Beqir Sina i gazetės Bota Sot nė lidhje me ish-regjimin komunist nė Shqipėri, Zoti Rumsfeld u pėrgjigj: " Unė kam qenė pėr njė kohė tė gjatė nė shumė prej kėtyre vendeve komuniste, kur kam shėrbyer si ambasador pėr NATO-n gjatė viteve 1970. Mbaj mend qė ato regjime ishin tė forta, tė egėr, dhe tė vendosur qė tė pėrjetėsonin veten nė ideologjinė e tyre. Shqiptarėt, tha ai, kanė njė dėshirė tė zjarrtė e tė natyrshme pėr tė qenė tė lirė. Ne kemi parė nė tė gjithė botėn, tė gjitha regjimet komuniste se si kanė rėnė njė nga njė dhe njerėzit arritėn tė gjejnė mėnyra pėr tė jetuar nė sistemet e lira demokratike, sistemet e lira politike dhe sistemet e lira ekonomike nė dobi tė tyre, pėrfshirė Shqipėrinė".

Folės tė tjerė theksuan pėrpjekjet e vazhdueshme sot tė aktivistėve tė tė drejtave tė njeriut kundėr shtypjeve dhe mohimit tė lirisė anė e mbanė botės, pėrfshirė Kinėn komuniste, ndėr tė tjerė edhe fatin e disidentit tė vėrbėr kinez Chen Guanchen, i cili kohėt e fundit u detyrua tė largohej nga Kina pėr nė Shtetet e Bashkuara, pėr veprimtaritė e tij pro-demokratike. U fol gjithashtu edhe pėr humbjen e mijėra vjetnamezėve tė cilėt u fundosėn gjatė pėrpjekjeve pėr tu arratisur nga Vjetnami i jugut nepėrmjet detit, pas brutalitetit qė ndėrmorėn kundėr popullsisė civile, komunistėt vjetnamezė kur morėn kontrollin e Vjetnamit tė Jugut nė fillim tė 1970-ave.

Dedikimi i pėrmendores nė kujtim tė mė shumė se 100-milionė viktimave tė komunizmit anė e mbanė botės mė 12 Qershor 2007 ishte njė date e rėndėsishme pasi ėshtė e njėjta ditė kur Presidenti Reagan mbajti fjalimin e tij me 12 Qershor 1987 para portės Banderburg tė Berlinit, duke u kėrkuar komunistėve shėmbjen e Murit tė Berlinit.

Ish presidenti George Bush, i cili pat mbajtur fjalim me rastin e dedikimit tė pėrmendores mė 2007 kushtuar viktimave tė komunizmit, tha se ishte me vend qė kryeqyteti i Shteteve tė Bashkuara, Washingtoni tė kishte njė memorial qė tė shėrbejė si ndėrgjegje e botės ndaj mė shumė se 100-miliona njerėzve tė vrarė nga komunistėt anė e mbanė botės.

Bota gjithnjė mban mend emėrat e diktatorėve komunistė, si Lenini, Stalini, Ho Chi Min, Mao Tse Tung, Enver Hoxha e Pol Pot, e shumė tė tjerėve, por fatkeqsisht hollėsitė dhe trashėgimia kriminale e kėtyre despotėve po zhduket dal nga dalė dhe me qėllim. Megjithėse nė shumė vende ish-komuniste nuk ka ndonjė ditė zyrtare pėr tė kujtuar viktimat e komunizmit, ėshtė me vend qė njėherė nė vit tė mblidhen pėrfaqsues nga e gjithė bota pėr tė kujtuar viktimat e komunizmit ndėrkombėtar dhe sakrificat e tyre ekzaktėrisht nė Washington, kryeqytetin e vendit qė luftoi dhe mė nė fund fitoi luftėn kundėr komunizmit botėror.







•
•
•
2
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks