Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Riker rikonfirmon mbėshtetjen amerikane pėr Kosovėn

Uashington, Prishtinė, 21 qershor 2012 - Nė vazhdėn e vizitės zyrtare nė SHBA, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi dhe delegacioni qė ai udhėheq, ka zhvilluar njė takim nė Departamentin amerikan tė Shtetit, me zėvendėsndihmės sekretarin pėr Ēėshtje Evropiane dhe Euro Azisė, Filip Riker, me ndihmėsadministratoren e USAID it, Pejxh Aleksander, si dhe ka mbajtur njė ligjėratė nė Qendrėn pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė Uashington, me temėn "Shtetndėrtimi i Kosovės". Zėvendėsndihmės sekretari Riker, duke rikonfirmuar mbėshtetjen amerikane pėr Kosovėn, theksoi se bashkėrisht me institucionet e Kosovės do tė punohet nė pėrmbylljen me sukses tė procesit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė.
Ai shprehu kėnaqėsinė qė Kuvendi i Kosovės ka bashkėpunim tė mirė me Kongresin amerikan, por edhe me Ambasadėn e SHBA ve nė Prishtinė. Lidhur me angazhimet e Kuvendit tė Kosovės pėr pėrmbylljen e procesit tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė, zyrtari i lartė amerikan tha se miratimi nė parim i projektligjit lidhur me pėrfundimin e kėsaj mbikėqyrjeje, ėshtė njė veprim i mirė, qė ndihmon fundin e kėtij procesi.
Zyrtari i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė punojnė edhe nė tė ardhmen, me qėllim tė rritjes sė numrit tė njohjeve pėr Kosovėn, duke u fokusuar nė pesė shtetet e Bashkimit Evropian, tė cilat ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e saj.
Kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi z. Riker pėr zhvillimet fundit nė Kosovė, duke filluar nga puna e Kuvendit dhe e Qeverisė nė procesin e pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė, zhvillimet nė veri, dialogun me Beogradin dhe mos zbatimin e marrėveshjeve nga ana e Serbisė, procesin e liberalizimit te vizave dhe marrjen e dokumentit pėr studimin e fizibilitetit.
Kreu i Kuvendit tė Kosovės kėrkoi, gjithashtu, mbėshtetjen nė procesin e njohjeve dhe anėtarėsimin e Kosovės nė organizatat ndėrkombėtare.
Gjatė takimit me ndihmėsadministratoren e USAID it, Krasniqi shprehu falėnderimet e tij pėr ndihmėn qė kjo organizatė ka dhėnė nė zhvillimin e Kuvendit te Kosovės, institucioneve kyēe politike, reformimin e procesit politik dhe ndihmėn nė gjithpėrfshirjen qytetare. Ai theksoi se programet afatgjate pėr mbėshtetje tė Kuvendit tė Kosovės, tė financuara nga USAID i dhe tė implementuara nga NDI ja, kanė qenė me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e institucionit mė tė lartė pėrfaqėsues dhe ligjvėnės nė vend.
Zyrtarėt e USAID it shprehen gatishmėrinė pėr bashkėpunim dhe vazhdim tė pėrkrahjes sė tyre pėr Kuvendin e Kosovės.
Kryetari Krasniqi, po ashtu, mbajti njė ligjėratė nė Qendrėn pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė Uashington, me temė "Shtetndėrtimi i Kosovės", gjatė tė cilės shpjegoi nė mėnyrė kronologjike dhe tė shteruar zhvillimet nė fundin e shekullit tė 19 tė dhe fillimin e shekullit tė 20 tė, qė ēuan nė pavarėsimin e Kosovės. Kryetari Krasniqi tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė shpallur nė koordinim tė plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrsa rol dhe ndikim pėrcaktues kishin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės pėr media tė Kuvendit tė Kosovės.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks