|
|
Pėrse fshihen nė Serbi detajet pėr Kosovėn?
Berlin, 21 qershor 2012 - Opinioni nė Serbi mėsoi indirekte se pėr ēfarė ėshtė rėnė vėrtetė dakord mes Beogradit dhe Prishtinės. Kjo ėshtė njė shenjė qė tregon se politikanėt nuk e kanė kuptuar seriozisht mesazhin nga zgjedhjet e kaluara .
Ndėrmjetėsuesi i Bashkimit Evropian nė dialogun mes Beogradit dhe Prishtinės Robert Cooper vizitoi Beogradin, para sė gjithash pėr tė inkurajuar vazhdimin e dialogut teknik, vlerėson analisti politik Dushan Janjiq: "Njė tjetėr arsye qė ėshtė specifike pėr Beogradin, sepse ajo nuk vlen pėr Prishtinėn, ėshtė se autoritetet lokale, nė veēanėrisht presidenti serb dhe kabineti i tij duhet tė njihen me tė dhėnat dhe bisedimet e deritanishme. Gjithashtu, ai dėshiron t'i informojė ata pėr detyrimet qė kanė mbetur, si nė nivelin e zbatimit ashtu dhe nė ēėshtjet qė duhet tė trajtohen. Pra, nė tėrėsi unė mendoj qė kjo sė bashku me vizitėn nė Prishtinė ėshtė paralajmėrim i vazhdimit tė dialogut teknik".
Profesori i shkencave politike Predrag Simiq thotė pėr DW-nė se vizita e Cooper-it ėshtė para sė gjithash njohje me partnerėt e rinj politik, kryesisht pėr arėsye se Serbia ka njė president tė ri. Nė kėtė kontekst, vėren Simiq befasia mė e madhe ėshtė ndoshta lajmi qė Tomisllav Nikoliqi ėshtė i gatshėm tė takohet me presidenten e Kosovės Atifete Jahjaga: "Por, siē mė duket mua, ky takim mund tė kryhet vetėm me intonimin e dy himneve shtetėrore dhe kjo do tė nėnkuptonte njohjen formale tė Kosovės nga ana e Beogradit. Kėshtu qė ne kemi tani shumė konfuzion, dhe unė mendoj se tė paktėn nė kėtė pikė, autoritetet nė Beograd nuk kanė pėrgjigje tė mjaftueshme lidhur me ēėshtjen se cila ėshtė politika e re, pėrkatėsisht politika e ardhshme e Beogradit ndaj Kosovės. "
Kur ėshtė fjala pėr atė se ēfarė ėshtė rėnė dakord mes Beogradit dhe Prishtinės nė kėtė dialog, rezulton se opinioni serb nė mėnyrė indirekte ėshtė informuar pėr detajet e kėtyre marrėveshjeve. Vetėm kur u paraqitėn pengesa pėr formimin e qeverisė, kreu i Partisė Socialiste tė Serbisė, Ivica Daēiq (SPS) njoftoi pėr hapjen e njė zyre tė Prishtinės nė Beograd dhe anasjelltas, si dhe pėr njė kod tė ri telefonik pėr Kosovėn. Dushan Janjiq beson se Daēiqi si anėtar i qeverisė do tė duhej tė ishte i informuar pėr kėto ēėshtje dhe se ėshtė abuzim politik qė shfrytėzohet fakti se Borisllav Stefanoviq e ka kryer keq punėn e tij: "Por qė tė jemi tė qartė, ai e ka kryer keq punėn e tij sepse ashtu e ka udhėhequr Boris Tadiq. Tadiqi e ka thėnė qartė edhe nė Kuvendin e Serbisė se ishte ai qė duhej fajėsuar, dhe se ai i udhėheq tė gjitha kėto negociata. Prandaj tani ekziston ideja e bashkėsisė ndėrkombėtare qė bisedimet tė zhvillohen nė njė nivel mė tė lartė nė mėnyrė qė askush tė mos tė fshihet pas zyrtarėve mė tė ulėt."
Problemi ėshtė se ky lloj i mostransparencės nuk e dėmton vetėm Boris Tadiqin dhe Borisllav Srefanoviqin por edhe interesat e Serbisė, paralajmėron Janjiq. Tani shtrohet pyetja pėrse ata vendosėn pėr tė fshehur disa gjėra dhe tė manipulojnė me ato, thotė Janjiq: "Arsyeja e parė ėshtė kuptimi i tyre i pėrgjithshėm i politikės si marketing. Njė tjetėr arsye ėshtė diēka qė Tadiqi nė njėfarė mėnyre kishte marrė pėr obligim para disa vitesh me deklaratat e tij se ai do tė gjejė njė zgjidhje pėr Kosovėn qė do t'i kėnaqte tė gjithė, duke pėrfshirė kėtu edhe Brukselin dhe Uashingtonin. Ai nuk kishte njė zgjidhje tė tillė kėshtu qė mund tė thuhet se ka bėrė blof e si rjedhojė zgjidhja e fundit duke e komplikuar ēėshtjen ėshtė konsideruar tė jetė gjėja mė e mirė...", thuhet nė raport tė Deutsche Welle-s nga Beogradi.
|
|
|