Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Para gjyqit ata qė kanė dėmtuar imazhin e policisė

Prishtinė, 21 qershor 2012 - Komisioni pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, shqyrtoi sot raportin e Policisė sė Kosovės dhe Inspektoratit Policor tė Kosovės, rreth mungesės sė arit nga dhoma e dėshmive nė Drejtorinė Rajonale Policore nė Pejė.
Nė kėtė raport po ashtu theksohet fakti se janė arrestuar katėr persona, me ē‘rast njėrit nga ta iu ėshtė caktuar masa e paraburgimit, ndėrkaq tė tjerėt janė intervistuar.
Anėtarėt e komisionit parlamentar pėr siguri pas shqyrtimit tė raportit konstatuan se duhet tė kėrkohet nga Policia e Kosovės qė tė formojė njė komision, i cili do tė bėjė vlerėsimin, invertarizimin , si dhe sigurimin mė tė madh tė dhomave tė dėshmive nė nivel tė Kosovės.
Po ashtu u kėrkua nga prokuroria dhe gjykatat qė tė ndėrmarrin veprime, nė mėnyrė qė tė dalin para gjyqit kryesit e kėtyre veprime qė kanė dėmtuar imazhin e Policisė sė Kosovės dhe theksohet se ėshtė koha e njė pėrgjegjėsie mė tė lartė institucionale.
Kėto rekomandime u mbėshteten nga Komisioni pėr Siguri, pėr t'iu drejtuar nė formė tė shkruar Inspektoratit Policor tė Kosovės. Me kėtė rast, IPK-sė iu caktua edhe afati kohor prej njė muajsh, duke sqaruar mė tej se do tė mbikėqyret edhe zbatimi i kėtyre rekomandimeve.

Kryetari i Komisionit pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrje tė FSK-sė, Ahmet Isufi, gjatė diskutimit tė tij tha se duhet tė kėrkohet pėrgjegjėsi institucionale nė nivelin mė tė lartė, duke shtuar se zinxhiri komandues dhe udhėheqėsit e MPB-sė duhet tė kenė masa mė tė rrepta, nė mėnyrė qė mos tė lejojnė tė dėmtohet imazhi i Policisė sė Kosovės.
Ndėrsa, nėnkryetari i komisionit, Rexhep Selimi, duke e cilėsuar raportin si tė mangėt tha se gjatė shqyrtimit tė kėtij raporti ka vėrejtur njė lloj pėrplasje mes Prokurorisė dhe Policisė, duke vlerėsuar se kėtu ėshtė fshehur diēka pėr komisionin dhe opinionin. Ai mė tej theksoi se nuk duhet tė jetė e paprekshme struktura pėrgjegjėse nė hierarkinė mė tė lartė tė policisė, tė cilėt duhet tė bėheshin pėrgjegjės pėr kėtė, duke vlerėsuar se pėrgjegjėsit mė kryesor duhet tė jenė struktura komanduese e Policisė sė Kosovės.
Anėtari i Komisionit, Anton Ēuni, tha se rastet e fundit po dėmtojnė imazhin e policisė. Ai kėrkoi nga MPB-ja dhe PK-ja qė tė ndėrmarrin inspektimin dhe inventarizimet nė tė gjitha dhomat e dėshmive, duke shtuar se Inspektorati Policor i Kosovės duhet t'i intensifikojė veprimet drejt zbardhjes sė kėtij rasti kriminal nė PK.
Ndėrsa, Fatmir Xhelili, fillimisht tha se pėr arsye tė procesit hetimor nė raport nuk mund tė jepen elemente mė tė hollėsishme.
Me tej Xhelili propozoi se Policia e Kosovės duhet tė formojė njė komision tė jashtėzakonshėm nė mėnyrė qė tė bėjė evidentimin e tė gjitha zyrave ku ruhen provat dhe evidencat. Ai shtoi se Inspektorati i Policisė duhet tė bėjė inspektim tė jashtėzakonshėm.
"Policia e Kosovės duhet tė zhvillojė hetime shumė serioze, meqė nė PK ka kuadėr tė mjaftueshėm profesional pėr zhvillimin e hetimeve pėr zbardhjen e plotė tė vjedhjes", tha Xhelili, duke shtuar se nuk ėshtė turp qė tė kėrkohet ndihmė edhe nga EULEX-i.
Edhe Vjollca Krasniqi, duke e vlerėsuar raportin si tė mangėt dhe tė shkurtė tha se derisa nuk ėshtė zbardhur veprimi i tillė siē ndodhi nė vitin 2009 nė dhomėn e dėshmive nė Prishtinė, kjo ėshtė njė stimulim i atyre njerėzve tė pandėrgjegjshėm qė ta bėjnė njė gjė tė tillė edhe nė dhomėn e dėshmive nė Pejė.

Pas shqyrtimit tė raportit tė Inspektoratit Policor tė Kosovės dhe pėrkrahjes sė rekomandimeve tė komisionit pėr IPK-nė, Komisioni shqyrtoi edhe kėrkesėn e Agjencisė Shtetėrore pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale lidhur me ngritjen e buxhetit tė kėsaj Agjencie. Anėtarėt e komisionit u dakorduan qė t'i drejtohen Kuvendit dhe Qeverisė qė Agjencia Shtetėrore pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale tė ketė buxhet mė tė madh, si dhe tė kalojnė nė objekte institucionale.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks