Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

VV: SHIK u kėrcėnon deputetėt edhe nė Kuvendin e Kosovės

Prishtinė, 29 qershor 2012 Ka kohė kohė qė Lėvizja Vetėvendosje ka kėrkuar nė mėnyra tė ndryshme hetimin mbi veprimtarinė e Shėrbimit Informativ tė Kosovės - SHIK, qė ka qenė dhe mbetet shėrbim sekret partiak, qė nuk i ėshtė pėrgjigjur asnjė institucioni tė Republikės sė Kosovės, nuk i ka dhėnė llogari askujt, si dhe nuk ka shpalosur asnjė nga aktivitetet qė ka bėrė dhe bėn ndėr vite.
Pas pėrleshjes fizike ndėrmjet dy deputetėve tė saj dhe tė PDK sė, pėrmes njė komunikate Vetėvendosje thekson se populli i Kosovės ka tė drejtėn ta dijė se kush po i pėrgjon, kush po i shantazhon dhe kush po i frikėson qytetarėt me agjentė.
"Nė funksion tė tentimit pėr tė legalizuar njė organizatė tė tillė ilegale, qeveria dhe SHIK u kanė orkestruar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe po tentojnė qė nėpėrmjet funksioneve publike tė legjitimojnė agjentė tė SHIK u me tė kaluar kriminale. Sot kėta agjentė janė nė qeveri, e fatkeqėsisht janė edhe nė Kuvendin e Kosovės, tė ardhur aty me vota tė vjedhura.
Thirrjeve tona pėr hetime parlamentare pėr kėtė organizatė, ata u janė pėrgjigjur me mė shumė panik, shantazhe e kėrcėnime tė ndryshme pėr deputetėt, pėr tė mos nėnshkruar iniciativėn pėr inicimin e komisionit parlamentar pėr SHIK un".
Kohėve tė fundit, thotė VV, kanė filluar tė kėrcėnojnė edhe gazetarė e fytyra publike, pėr tė mos folur pėr SHIK un. Sa mė shumė ata mundohen ta mbajnė tė mbyllur dosjen e SHIK ut, aq mė shumė shtohet nevoja pėr tė ditur tė kaluarėn e saj.
Pa provokimin mė tė vogėl tė enjtėn, deputeti Latif Gashi ėshtė munduar ta kėrcėnojė deputetin Rexhep Selimi qė tė mos flasė pėr SHIK un gjatė njė prononcimi pėr media. Ndoshta pėrvoja e Gashit nga SHIK u e bėn tė mendojė se ai mund t'i ndalė tė tjerėt tė mos flasin, e bėn tė mendojė se mund t'i kėrcėnojė tė tjerėt. Gashi duhet ta dijė se Vetėvendosje ėshtė e vendosur nė qėllimin e vet pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, pėr tė zbardhur krimet ndaj popullit tė Kosovės, sepse populli i Kosovės meriton tė dijė.
Nė atė moment, nė pėrleshjen fizike ėshtė pėrfshirė edhe agjenti tjetėr i SHIK ut nė Kuvendin e Kosovės nga radhėt e PDK sė, Bekim Haxhiu, i cili e ka pėrsėritur provokimin e Gashit.
Vetėvendosje do tė vazhdojė e palėkundur nė rrugėn e saj pėr tė krijuar njė shoqėri tė zhvilluar demokratike e mbi tė gjitha transparente.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks