|
|
Majko, PS nė zgjedhje aleancė me AK dhe FRD
Tiranė, 29 qershor 2012 - Deputeti dhe anėtari i kryesisė sė Partisė Socialiste Pandeli Majko, sheh si shpresė tė vetme tė fitores nė zgjedhjet e ardhshme politike, aleancėn me Aleancėn Kuq-e-Zi dhe Frymėn e Re Demokratike tė drejtuar nga Gazmend Oketa. Nė njė intervistė televizive, zoti Majko pranon se Partia e tij ka nevojė pėr tė bashkėpunuar me tė gjithė, por se nuk mund tė kalohet finishi i tė bėrit opozitė, nėse PS nuk kthen sytė nga Aleanca Kuq-e-Zi dhe Frymėn e Re Demokratike. Majko, shprehet se partia e Oketės dhe e Topit, ka njė rol shumė ekskluziv, qė ka tė bėjė me dhėnien e garancive tė njė tė majte nė pushtet nesėr. Zyrtari i lartė socialist vlerėson se bashkėpunimi dhe aleanca me kėto forca politike duhet tė jetė parazgjedhore.
Pėrmes kėtyre deklaratave Pandeli Majko shkon nė tė kundėrtėn e asaj qė ka deklaruar kryesocialisti Edi Rama. Pėr Ramėn, Partia Socialiste ka tė gjithė mundėsitė tė fitojė e vetme zgjedhjet e ardhshme, madje me njė diferencė tė madhe votash.
|
|
|