|
|
Topi: Kosova ėshtė shembull i forcės pėr ndryshim
Prishtinė, 29 qershor 2012 - Presidenti nė largim i Shqipėrisė, Bamir Topi, nė kuadėr tė vizitės dyditore nė Kosovė, nė mesditė iu adresua me njė fjalim deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės.
Nė fillim ai tha se fati e solli tė ndajė me dputetetė nė Prishtinė "emocionet e Pavarėsisė" dhe pas katėr vitesh ta mbullė mandatin e tij nė krye tė Shtetit shqiptar me kėtė vizitė zyrtare nė Kosovė, dhe falėnderoi Presidenten Jahjaga pėr ftesėn, si dhe falėnderoi tė gjithė pėr "ndjenjat e miqėsisė vėllazėrore dhe pėr kėtė pritje tė veēantė"!
Topi kujtoi se gjatė pesė viteve tė fundit nė ēdo takim zyrtar, konferencė dhe takim informal, pjesė thelbėsore e agjendės sė tij presidenciale ka qenė:
"Kosova, mbėshtetja pėr shtetin e ri, lobimi pėr shtimin e njohjeve ndėrkombėtare dhe sfidat e saj pėr tė ardhmen. Misioni im modest ėshtė lehtėsuar nga arritjet e jashtėzakonshme historike qė Kosova ka shėnuar nė kėto vite. Pavarėsisht nga rotacionet nė krye tė shtetit, tė qeverive apo partive politike, Shteti shqiptar mbetet njėzėri i angazhuar nė mbėshtetjen pėr Kosovėn e pavarur, demokratike dhe tė integruar".
Nė emėr tė Shtetit dhe popullit tė Shqipėrisė, Topi pėrgėzoi pėr arritjen historike tė Kosovės dhe pėrparimin e madh tė saj, pėr sakrificat pėr liri e pavarėsi, pėr vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik, njė shoqėri tė lirė, shumetnike dhe evropiane, si dhe pėr rolin e madh qė Kosova ka luajtur e po luan nė forcimin e paqes, sigurisė dhe stabilitetit demokratik nė rajon e mė gjerė!
Me kėtė rast ai theksoi se Kombi shqiptar u ėshtė pėrjetėsisht mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr ndihmėn dhe rolin e tyre pėrcaktues nė ekzistencėn e Shtetit shqiptar, nė realitetin e Kosovės sė re dhe nė progresin e pėrbashkėt demokratik. Mirėnjohje ai shprehu edhe pėr vendet udhėheqėse tė Bashkimit Evropian dhe NATO s "pėr mrekullinė e vitit 1999, ndalimin e represionit serb dhe jetėsimin e njė Kosove tė lirė, tė pavarur dhe demokratike".
"Njėherėsh solemnisht dhe sė bashku ne nderojmė sot e mot sakrificat e djemve tė Kosovės tė udhėhequr nga Adem Jashari, rolin historik tė Presidentit Rugova, luftėn e drejtė dhe atdhetare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, si pjesė e tė njėjtit produkt: Kosovės sė lirė, tė pavarur dhe evropiane".
Presidenti Topi mė tej theksoi se Kosova ėshtė shembulli mė i mirė pėr t'i dėshmuar botės demokratike se si njė vend i vogėl me forcė tė madhe morale, ia arriti brenda vetėm njė dekade tė ndahet nga dhimbjet e tė kaluarės, dhe ta transformojė zonėn e luftės dhe genocidit serb nė njė shoqėri tė paqes, harmonisė, demokracisė dhe vlerave evropiane. "Kosova ėshtė shembull i forcės pėr ndryshim, i fitores sė tė mirės ndaj tė keqes, i vendosjes sė drejtėsisė historike dhe i nxjerrjes nė pah tė virtyteve tė larta tė humanizmit dhe bashkėjetesės paqėsore", tha ai.
Mė tej Topi tha se Kosova dhe ecja e saj pėrpara nuk kanė kthim pas. Kosova ėshtė realitet pėr qytetarėt e saj, pėr fqinjėt, pėr rajonin dhe Evropėn; ėshtė shtet me njohje tė gjerė ndėrkombėtare, kufijtė e saj janė tė paprekshėm, identiteti dhe pėrkushtimi i saj evropian janė tė pakthyeshėm!
Shqipėria, theksoi Topi, vlerėson se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovės janė tė paprekshėm, se nė vijimėsi mbėshtet plotėsisht pėrpjekjet e saj pėr shtrirjen e plotė tė autoritetit zyrtar nė ēdo pjesė tė territorit tė Kosovės, si parakusht pėr vendosjen e plotė tė sundimit tė ligjit dhe drejtėsisė.
Duke njohur e ēmuar rolin e pazėvendėsueshėm pozitiv tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Presidenti Topi tha se "Shqipėria vlerėson se pėrfundimi i mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė arritje madhore e popullit dhe institucioneve tė Kosovės, dėshmi e progresit tė dukshėm nė konsolidimin e shtetit ligjor, vlerave dhe standardeve demokratike".
Ndėrkaq, duke folur pėr sfidat e pėrbashkėta tė Shqipėrisė dhe Kosovės, Topi tha se ato nuk janė vetėm politike, por edhe ekonomike. "Shqipėria dhe Kosova nė sferėn e bashkėpunimit ekonomik duhet tė udhėhiqen nga modelet e vendeve themeluese tė BE sė, duke identifikuar resurse ekonomike qė janė tėrheqėse pėr investitorė tė huaj strategjikė. Projektet e pėrbashkėta pėr energjinė, transportin dhe zgjerimin e tregjeve ekonomike, pėr modernizimin e turizmit dhe pėrdorimin mė efikas tė bjeshkėve, fushave dhe detit; pėr shkėmbime intensive nė arsim dhe kulturė, si dhe ēdo fushė tjetėr tė veprimtarisė shtetėrore e publike janė nevojė dhe me interes madhor".
|
|
|