Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Presidenti Topi pėrkujtoi dhe nderoi ish Presidentin Rugova

Prishtinė, 29 qershor 2012 - Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi, pėrkujtoi dhe nderoi sot veprėn dhe rolin e jashtėzakonshėm tė udhėheqėsit historik dhe arkitektit tė Pavarėsisė tė Kosovės, ish Presidentit Ibrahim Rugova, duke u pėrulur me respekt tė thellė dhe duke vendosur njė kurorė me lule pranė varrit tė tij, nė lagjen "Velania" nė Prishtinė.
Nė kėtė ceremoni pėrkujtimore, Presidenti Topi shoqėrohej nga Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, drejtues tė lartė tė institucioneve tė Kosovės, familjarė tė Presidentit Rugova, drejtues tė partive politike, si dhe nga delegacionet zyrtare pėrkatėse tė dy drejtuesve tė lartė shtetėrorė.
Po ashtu, Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi njė vizitė nė familjen Rugova, ku u prit nga bashkėshortja, fėmijėt dhe familjarėt e Presidentit Rugova.
Gjatė bashkėbisedimit me ta, Kreu i shtetit shqiptar foli pėr kontributin e madh qė lideri historik i Kosovės, Ibrahim Rugova dha pėr popullin dhe shtetin e tij, duke nėnvizuar se "megjithėse janė mbushur gjashtė vjet nga humbja e madhe e jetės sė vizionarit qė rrezatoi vetėm menēuri, mirėsi dhe optimizėm, qė udhėhoqi lėvizjen e fuqishme gjithėpopullore demokratike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, vlerat e papėrsėritshme tė ish Presidentit Rugova, njeriut qė bėri epokė, kanė qenė dhe do tė jenė njė udhėrrėfyes i shkėlqyer pėr tė gjithė brezat e ardhshėm", duke shtuar gjithashtu se "me durimin dhe me pėrkushtimin e tij tė jashtėzakonshėm, lideri historik i Kosovės, Dr. Rugova i hapi rrugėn proceseve demokratike nė Kosovė, pavarėsisė sė saj, qė sot janė realitet i qartė i pėrpjekjeve tė mėtejshme tė forcimit tė shtetit tė ri dhe realizimit tė synimeve tė pėrbashkėta euroatlantike".
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks