|
|
Nikoliq: Serbia ēdo ditė po e humb Kosovėn
Beograd, 10 korrik 2012 - Presidenti i Serbisė, Tomisllav Nikoliq ėshtė angazhuar pėr arritjen e njė konsensusi tė partive parlamentare pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Nikoliq njė qėndrim tė tillė ia ka pėrcjellė edhe patriarkut serb, Irinej i cili ka thėnė se kisha kurrė nuk do tė ikė ta marrė pėrgjegjėsinė.
Presidenti i Serbisė ka thėnė se konsensusi nėnkupton qė partitė qė kanė siguruar hyrje nė parlament, ato qė duan, tė ndėrtojnė strategjinė e pėrbashkėt dhe ta zbėrthejmė deri nė fund.
"Nėse pėr kėtė ekziston shumica e madhe, atėherė do tė mund tė dalim para qytetarėve tė Serbisė, nėse jo unė nuk shoh pėrse mandatin tim ta kalojė ashtu qė do ta fusja kokėn nė rėrė si makushi, dhe tė them nuk kam parė, asgjė nuk po ndodh", ka thėnė Nikoliq.
Ai ka vlerėsuar se Serbia ēdo ditė po e humb Kosovėn, siē shprehet, megjithėse pėrfaqėsuesit e qeverisė, e cila vitet e shkuara e ka drejtuar vendin, po pėrpiqen t'i bindin qytetarėt se ajo nuk e ka njohur atė.
|
|
|