Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pantinė tė Vushtrrisė var veten njė 53 vjeēar

Vushtrri, 10 korrik 2012 - Rreth orės 02:30 min, zyrtarėt policor tė njėsisė patrulluese tė stacionit policor Vushtrri, gjatė kryerjes sė detyrave tė rregullta tė patrullimit, kanė pranuar njė informatė lidhur me njė rast tė vetėvrasjes sė njė mashkulli, tė raportuar tė ketė ndodhur nė fshatin Pantinė, komunė e Vushtrrisė. Njėsitė e para reaguese tė policisė, nė vend tė ngjarjes kanė takuar ankuesin pėrkatėsisht vėllain e tė ndjerit i cili kishte identifikuar trupin e pajetė tė vėllait tė tij, B.Shabani 53 vjeēar, me litarė rreth fytit nė pozicion tė varur nė njė pemė, rreth 50 metra, larg shtėpisė sė tij.Mjeku kujdestar i shtėpisė sė shėndetit i cili ka dalė nė vend tė ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimės.Marrė parasysh rrethanat nė tė cilat ėshtė regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin publik tė prokurorisė sė qarkut nė Mitrovicė i cili ka autorizuar hetuesit e policisė sė Kosovės sė bashku ne teknikėt e kriminalistikės, tė bėjnė ekzaminimin e vendit tė ngjarjes dhe inicimin e hetimit tė rastit pėr tė sqaruar rrethanat e rastit tė paraqitur.Bazuar nė raportet preliminare tė hetuesve policor, nė vend tė ngjarjes nuk janė identifikuar gjurmė tė pėrdorimit tė dhunės apo elemente tjera qė do tė karakterizonin rastin si vepėr penale.Rasti ėshtė kualifikuar si vdekje nėn rrethana tė dyshimta, me elemente tė vetėvrasjes me varje ndėrsa trupi i pajetė i viktimės, i ėshtė dorėzuar familjarėve tė tij.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks