|
|
Koncert i madh i Orkestrės Simfonike tė RTSH-sė nė Sarajevė
Sarajevė, 16 korrik 2012 - Nė kuadėr tė organizimit tė aktiviteteve pėr festimin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Sarajevė nė bashkėpunim me Radio Televizionin Shqiptar dhe Sarajevo Art, si dhe Komunėn Qytet i Vjetėr Sarajevė, organizuan njė koncert tė madh tė Orkestrės Simfonike tė RTSH-sė. Koncerti u hap nga ambasadori i Shqipėrisė nė Sarajevė BeH, Flamur Gashi, i cili para mbi 1200 pjesėmarrėsve theksoi se, "nė kuadėr tė aktiviteteve pėr festimin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, po ju ofrojmė njė fotografi tjetėr tė Shqipėrisė, fotografinė e Shqipėrisė europiane. Para njė viti e gjysmė, konkretisht mė 2 shkurt 2011 nė Sarajevė dhe mė 6 shkurt 2011 nė Tiranė, organizuam si ambasadė koncertet madhėshtore tė dy orkestrave tė bashkuara nė njė trup tė pėrbashkėt orkestral, Orkestrės sė Teatrit tė Operas dhe tė Baletit tė Shqipėrisė dhe Filarmonisė sė Sarajevės pėr tė festuar sė bashku heqjen e vizave dhe lėvizjen e lirė nė Europė tė qytetarėve tė tė dyja vendeve tona. Ky koncert ėshtė organizuar nė kuadėr tė aktiviteteve qė po zhvillon ambasada e Shqipėrisė nė Sarajevė, pėr festimin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por besoj qė sė shpejti do tė organizojmė njė shfaqje tjetėr tė bukur artistike me rastin e ftesės qė do tė marrė Shqipėria pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian dhe uroj qė festa tė jetė e shpejtė edhe pėr anėtarėsimin e Bosnje dhe Hercegovinės nė NATO dhe pastaj edhe nė BE". Koncerti u mbajt nė njė ambient tė hapur, para Bibliotekės Kombėtare "Vjecnica", ku morėn pjesė personalitetet mė tė larta shtetėrore tė Bosnje dhe Hercegovinės, pėrfaqėsues eminent tė jetės kulturore tė BeH, ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė trupit diplomatik, si dhe shumė miq tė ambasadės qė ishin tė ftuar
|
|
|