|
|
Inspektorati i Punės , Ferronikeli ka vepruar sipas ligjit
Prishtinė, 16 korrik 2012 - Inspektorati i Punės nė Kosovė, pas kontrollit qė ka bėrė nė kompaninė Ferronikel, ka konstatuar se kjo kompani nė rastin e largimit nga puna tė 85 punėtorėve, ka vepruar konform Ligjit tė Punės.
Kryeinspektori Basri Ibrahimi tha pėr Radion Evropa e Lirė se sipas Inspektoratit tė punės ndėrprerja e kontratės sė punės pėr 85 punėtorė nga kompania Ferronikel, ėshtė nė procedurė tė rregullt. Kompania Ferronikel i ka shfrytėzuar tė gjitha tė drejtat sipas ligjit tė punės.
Javė mė parė punėtorėt e larguar nga puna, i kishin bllokuar hyrje-daljet e gjigantit metalurgjik Feronikel, por pas intervenimi tė policisė ata ishin tėrhequr.
Kompania Ferronikel, qė ėshtė njėri ndėr prodhuesit mė tė mėdhenj tė nikelit nė rajon, ėshtė privatizuar nga njė korporatė ndėrkombėtare me seli nė Holandė.
Aktualisht kjo kompani u ka ripėrtrirė kontratat 900 punėtorėve.
|
|
|