|
|
Tiranė: Nderohen poetėt e pushkatuar Bloshmi dhe Leka
Tiranė, 18 korrik 2012 - Instituti i tė pėrndjekurve politikė dhe instituti pėr ndriēimin e krimeve tė diktaturės organizuar njė konferencė nė akademinė e shkencave nė 35 vjetorin e pushkatimit nga diktatura komuniste tė dy poetėve disidentė Vilson Bloshmi dhe Genc Leka. Vilsoni dhe Genci ishin mėsues me profesion nė njė fshat tė Librazhdit qė regjimi i ēoi tė punonin njėri nė minierė, tjetri nė bujqėsi, dhe mė vonė i pushkatoi pėr agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit popullor, pėr disa poezi dhe shkrime letrare qė nuk u botuan asnjėherė gjatė komunizmit.
Studiuesi Mark Marku thotė se letėrsia e shkrimtarėve tė ndaluar ėshtė shkruar estetikisht ndryshe nga rregullat e ngurta tė realizmit socialist dhe ideologjikisht kundėr regjimit komunist. Kjo letėrsi nuk pranohet na njerėz tė formuar me ideologjinė komuniste dhe estetikėn e realizmit socialist dhe qė tė pranohet kjo letėrsi, duhet qė njerėzit tė ndryshojnė veten e tyre. Shkrimtarė si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, por jo vetėm ata, kanė punuar dhe shkruar pėr lexues qė nuk ekzistonin, ose qė ishin shumė tė rrallė nė kohėn e tyre, pėr lexues tė paindoktrinuar, pėr njė lexues me mendje tė lirė, me mendje tė hapur. Ky ėshtė pikėtakimi i poezisė dhe letėrsisė sė ndaluar nė kohėn e komunizmit me lexuesin modern tė paindoktrinuar nga dogma komuniste - tha zoti Marku.
Ndėrsa studiuesi Agron Tufa citoi shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, i cili vlerėson kėta dy poetė tė pushkatuar nga diktatura komuniste. Dy djem nga Bėrzeshta, dy poet, dy njerėz kėrkuan tė bėnin art nė kohėn qė kėrkohej tė bėhej egėrsi, dhe ata do tė jenė tė pėrhershėm dhe tė paharrueshėm - ka thėnė Kadare. Pikėrisht hapjen e letrave dhe dėshmive tė rėnda nga dosjet e diktaturės pėr tė cilat flet Kadareja politika jonė shtetėrore me trashėgimtarėt e diktaturės nė instancat mė tė larta tė drejtėsisė e mban peng. Nė kėtė mėnyrė e gjithė shoqėria jonė vazhdon tė mbetet peng e tė shkuarės - tha zoti Tufa.
Ministri i kulturės, Aldo Bumēi,tha se veprat e kėtyre poetėve tė martirizuar janė botuar tė plota dhe pėr ta ka monumente dhe vlerėsime, por kjo nuk mjafton. Ne duhet tė gjejmė mėnyra se si duhet ti flasim brezit tė ri pėr kėto ngjarje. Jo vetėm atyre qė kanė patur njė lidhje me kohėt e kaluara dhe i kujtojnė kėto dy figura si simbole tė rezistencės dhe tė vuajtjes. Brezit tė ri i duhet folur pėrmes dy historive; vuajtjes sė tyre dhe veprave tė tyre letrare. Tė dyja kėto janė tė pandara dhe janė njė dėshmi - tha ministri Bumēi.
Ndėrsa Bedri Blloshmi, vėllai i njėrit prej poetėve, edhe ai i dėnuar politik nė tė njėjtin gjyq, lexoi nė konferencė disa faqe kujtimesh nga ditarėt e shokut tė qelisė sė vilson blloshmit ku pėrshkruhen ēastet e fundit tė amanetit tė poetit para pushkatimit tė tij. Rustem! Po tė lė njė amanet - i thotė vėllai. - Kur tė dalėsh tė shkosh nė familje time dhe tu thuash se nuk i kam turpėruar. Akuzėn nuk e pranova se nuk kam bėrė asgjė. Diana me gocėn tė shohin punėn e tyre. ky qe fati im. Me fatin nuk luftohet. Kėto do tua thotė edhe Bedriu kur tė lirohet, por atė e kanė dėnuar shumė. Edhe njė herė ma bėj hallall, Rustem! Lamtumirė! - citoi Bedriu amanetin e vėllait tė tij poet, Vilsonit.
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka janė dekoruar nga presidenti i Shqipėrisė me tituj nderi dhe nė qytetin e Librazhdit ėshtė ngritur njė monument qė nderon kujtimin e tyre, po ashtu krjimtaria e tyre ėshtė botuar e plotė. Eshtrat e tyre u hodhėn nė njė pėrrua nga ushtarakėt e atij ekzekutimi, dhe u gjetėn me shumė vėshtirėsi nga familjarėt nė fillim tė viteve 90. (VOA)
|
|
|