|
|
Njė ajsberg shkėputet nga njė akullnajė nė Grenlandė
Grenlandė, 20 korrik 2012 - Njė satelit i NASA-s ka regjistruar imazhet e njė ajsbergu tė stėrmadh teksa shkėputej nga njė prej akullnajave mė tė mėdha nė territorin e Grenlandės nė Arktik. Ajsbergu me madhėsi sa dyfishi i ishullit tė Manhatanit tė Nju Jorkut, rreth 120 kilometra katror, u shkėput kėtė javė nga akullnaja Peterman e Grenlandės.Imazhet e satelitit Aqua tė NASA-s tregojnė ajsbergun duke u shkėputur nga njė lumė i akullt lundrues, qė ėshtė pjesė e njė akullnaje, qė kryesisht ėshtė e mbėshtetur nė tokė.Krisja e akullit ishte vėrejtur fillimisht nė vitin 2001.Ėshtė hera e parė nė dy vjet qė njė ajsberg masiv shkėputet nga kjo akullnajė.Ajzbergėt shkėputen nga akullnajat herė pas here, por shpeshtėsia dhe pėrmasat e ajsbergėve tė viteve tė fundit, kanė ngjallur shqetėsime tek shkencėtarėt se ngrohja globale ėshtė njė faktor.
|
|
|