|
|
OKB e shqetėsuar pėr civilėt nė qytetin sirian Alep
Nju Jork, 27 korrik 2012 Komisionarja pėr tė Drejtat e Njeriut e Kombeve tė Bashkuara, Navi Pillaj, u ka bėrė thirrje forcave siriane tė sigurisė dhe kryengritėsve nė qytetin Alep qė tė kursejnė civilėt nga luftimet. Gjasat pėr njė konfrontim tė pashmangshėm nė Alep kanė rritur nė masė tė madhe shqetėsimet pėr sigurinė e civilėve tė bllokuar nė qytetin mė tė populluar tė Sirisė, i cili kishte mė shumė se dy milionė banorė para shpėrthimit tė konfliktit nė Siri, ka thėnė Pillaj nė njė deklaratė tė shkruar.Ajo ka paralajmėruar se vrasjet me paramendim mund tė pėrbėjnė krime kundėr njerėzimit ose krime tė luftės.Komentet e saj vijnė nė kohėn kur Alepi vazhdon tė pėrballet me luftime, pėr tė shtatėn ditė me radhė.Protestat antiqeveritare nė Siri kanė nisur qysh nė mars tė vitit tė kaluar. Mijėra njerėz kanė humbur jetėn nė trazirat e deritashme.
|
|
|