|
|
Jahjaga dhe Mekshejn biseduan pėr sigurimin e njohjeve tė reja
Londėr, 27 korrik 2012 - Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga pati sot njė drekė pune me anėtarin e Parlamentit britanik, Denis Mekshejn (Denis MacShane), ku ishin tė pranishėm edhe ambasadori britanik nė Kosovė, Ian Klif, dhe ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Britani tė Madhe, Muhamet Hamiti.
Presidentja Jahjaga dhe z.Mekshejn, njohės i mirė i zhvillimeve nė vendin tonė qė nga koha kur ishte ministėr nė qeverinė britanike, diskutuan pėr gjendjen aktuale nė Republikėn e Kosovės dhe zhvillimet mė tė fundit mė vendin tonė.
Ata folėn pėr bashkėpunimin mes dy vendeve tona dhe pėrkrahjen britanike pėr Kosovėn, sidomos nė fushėn e sigurimit tė njohjeve tė reja, njė proces ky shumė i rėndėsishėm pėr Republikėn e Kosovės.
Gjithashtu, temė diskutimi ishte edhe puna e vazhdueshme e institucioneve tė Kosovės dhe pėrkrahėsve tė saj pėr krijimin sa mė tė shpejtė tė mundėsive pėr integrimin e vendin tonė nė institucionet euroatlantike.
|
|
|